Author: Kolibri 4
8 vite më parë ekipet e polumbarëve ndërkombëtarë që ishin duke krehur fundin e Liqenit të Ohrit në pjesën e Ppgradecit pranë fortesave, nën drejtimin e Millutin Sekullovskit, instruktor ndërkombëtar i polumbarëve, gjatë kontrollit të fundit të Liqenit të Pogradecit zbuluan pjesë të një aeroplani për të cilin shumë ishtë përfolur ndër vite. Bëhet fjalë për një aeroplan nga Lufta e Dytë Botërore dhe sipas informacioneve ka të bëjë me një aeroplan gjerman, por, sipas Sekullovskit, nga pjesët e gjetura të aeroplanit, fjala është për një aeroplan anglez. “Për këtë aeroplan është ditur dhe ne vetëm e zbuluam dhe e…
Plagosi me sende të forta gjatë një konflikti një 34-vjeçar në Korçë, kapet dhe shoqërohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes. Më datë 24.08.2023, rreth orës 03:05, në spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi D. K., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se në lagjen nr. 15, Korçë, në ambientin e një lokali, ku 34-vjeçari ishte i shoqëruar me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin F. B., 18 vjeç, është dëmtuar me sende të forta në kokë. Falë reagimit të shpejtë, menjëherë pas ngjarjes, u bë kapja e autorit…
Atë që pushtetet lokale nuk e kanë bërë për vite e vite të tëra, mësuesit i është dashur që me punë dhe përkushtim të arrijë dhe të krijojë muzeun e parë etnografik në zonën turistike të Prespës në bashkinë e Pustecit. Spase Tërpo, tregon që në mini-muzeun e tij ka arritur të shfaqë që nga veshjet e shekullit të 19, veglat e punës deri edhe te koha e viteve të komunizmit. “Këtu mund të gjejmë objekte që para 3 brezash. Muzeu është i ndarë në tri pjesë, korridori ku ndodhen fotografi familjare, pjesa e dytë që flet për rrjetën në…
Një nga punët më sakrifikuese është profesioni i zjarrfikësit, të cilit i duhet të përballet me dhjetëra situata të vështira, deri aty ku i rrezikohet dhe jeta. Një ndër ta është dhe Vladimir Dhespollari, zjarrfikës prej dhjetëra vitesh, teksa sot drejton këtë shërbim në Kolonjë. Kolibri.al udhëtoi bashkë me të në një nga vatrat e zjarrit ditët e fundit. Ladi, siç e quajnë dhe miqtë e tij, tregon se të qenit zjarrfikës nuk është e lehtë. Patjetër sakrifica është e para, ikën natën, sakrifikon me jetën e tij në mes të zjarrit, kur digjet një banesë për të shpëtuar jetën…
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka falënderuar shtetin shqiptar për ndihmën e dhënë në përballimin e situatës nga zjarret.“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri”, shkroi Mitostakis në një postim në Twitter Më shumë se 50 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare janë nisur pasditen e së mërkurës në ndihmë Greqisë.
Mjete të shërbimit zjarrfikës të qarkut të Korçës janë nisur drejt Greqisë për të ndihmuar në fikjen e zjarreve në vendin fqinj. Bëhet fjalë për 2 mjete dhe 9 punojës të shërbimit zjarrfikës nga Maliqi dhe Korça. Burime bëjnë me dije se punojësit e shërbimit zjarrfikës do të jenë pjesë e emergjencave civile në zonën e Alexandropulis ku do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve që kanë përfshire këtë zonë ditët e fundit. I njëjti burim tha se në varësi të situatës nuk përjashtohet mundësia që nga ana e shërbimit zjarrfikës të prefekturës së Korçës të dërgohen dhe mjete…
Ditën e sotme në Komisariatin e Policisë në Korçë ka ardhur një kallëzim penal nga prindi i një fëmijë 8 vjeçar. Ai shprehet se ish-gruaja e tij, njëkohësisht dhe nëna e djalit 8 vjeçar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tyre. Ja deklarata e Policisë Korçë; DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase, dyshohet për veprën penale të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës së vet 8 vjeç. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. T., 40 vjeçe, banuese…
Një situatë shqetësuese në qytetin e Korçës vazhdon të mbetet grumbullimi i qenëve të pastrehë. Ata janë të lirë dhe lëvizin në gjithë qytetin duke u bërë dhe problem shqetësues. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur këto kafshë kanë kafshuar njerëz dhe fëmijë. Irvin Bode e risjell këtë problem duke ironizuar dhe bashkinë se ska ku t’i strehojë. Ja çfarë shkruan ai në faqen e tij në facebook; Kjo situata e qenve këtu në Korçë po bëhet vërtet alarmante. Atje në bashta e Shën Mërisë, janë kafshuar plot njerëz, edhe fëmijë. Nga sulmi i qenve janë aksidentuar të moshuar.…
Greqia risjell kërkesën për mbështetje me trupa dhe mjete nga Shqipëria, mësohet nga AKMC se trupat do të nisen drejt vendit fqinj pas pak. Me shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare do t’u shkojnë në ndihmë shtetin helen i cili po përballet në një situatë tejet të rënduar për shkak të zjarreve të shumtë të diteve të fundit. Të gjitha këto forca kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë ditën se sotme, për të kaluar në anën tjetër të kufirit…
Pre e vjedhjeve kanë rënë dhe objektet e kultit. Është vjedhur një shumë parash në tyrben e fshatit Starje të Kolonjës. Policia po punon për kapjen e autorëve. Ja çfarë deklaron Policia; Më datë 22.08.2023, gjatë natës, në fshatin Starje, Kolonjë, në një objekt kulti (tyrbe), është vjedhur nga arka, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

