Author: Kolibri 4
Ulet fluksi i lëvizjeve në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe Kapshticës Burime zyrtare bejne me dije se ndryshe nga ditët e tjera ka rënë ndjeshëm numri i hyrjeve në të dy pikat e kalimit kufitar. Në qoftë se deri para pak ditësh nga Greqia në drejtim të Shqipërisë hynin më shumë se 5400 shtetas shqiptarë dhe të huaj gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë vetëm 3273 shtetas dhe kanë dalë nga vendi ynë drejt vendit fqinj 3994 shtetas. E thënë ndryshe shumë më pak se ditët e tjera të sezonin turistik. I ulët numri i hyrjeve…
Për 2 ditë me radhë me qindra vendas dhe të huaj “rijetuan” trashëgiminë tonë kulturore dhe muzikore. Ky ishte qëllimi i Lin Festival i cili u mbajt për dy net me radhë në fshatin turistik të Linit në Pogradec. Një formë e re për të afruar vizitorët vendas dhe të huaj drejt destinacioneve turistike me qëllim njohjen e tyre. Për arritjen e këtij qëllimi Lin Festival ishte konceptuar si një koncert me muzikë shqiptare dhe arbëreshe në brendësi tl Bzazilikës që i përket shek. V-VI Krahas koncertit muzikor ky aktivitet mblodhi në një panair produktesh edhe artizanë nga Pogradeci, Tirana…
Young Zerka, Marsela Cibukaj, Olsi Bylyku dhe Krusita do të performojne LIVE sot në sheshin “Rilindja” në Kolonjë. Do të jenë këta këngëtarë të njohur që do të çelin siparin e 5 ditëve rradhazi festive, me këngëtarë të njohur të zhanerave të ndryshëm dhe filma për fëmijë e të rritur Kolonja po ndryshon, ndaj sot të gjithë të shkojmë në Kolonjë e të bëhemi pjesë e ndryshimit pozitiv.
Kur hyn në Pazarin e Korçës, të duket sikur ke hyrë në një skenë filmi, jo më kot aty janë xhiruar 5 filma. Aty gjen gjithçka, të shkuar, të ardhme, nostalgji, ëndrra, shije dhe ngjyra. Vetëm një librari dhe çaj mali nuk gjen.Po Pazari nuk ka mbaruar ende. Vetëm ka marrë udhë. Duke i bërë udhë çdo Pazari të vjetër nëpër Shqipëri dhe duke konkurruar fort, sivëllain në Tiranë. Pastaj është Parku, që ngjan si një copë lulishte vërdallë Vila Borghese. Po më e bukur. Dhe sheshi qendror që dikur mbante era qepë Korçe, tani ka një teatër që Tirana…
Një ngjarje mjaft e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek “Orange Club” në Sarandë. Një 17-vjeçar, Antonio Delilaj, i cili punonte si kamarier në këtë klub ka gjetur vdekjen tragjike rreth orës 02:00 pas mesnate. Viktimën e ka kapur ashensori duke i këputur kokën, vdekje kjo e ndodhur në rrethana ende të paqarta, të pazbardhura për qytetarët nga organet kompetente. Ambulanca dhe policia janë paraqitur në vendin ku ka ndodhur tragjedia. Ja çfarë ka deklaruar Policia e Sarandës; Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave…
Në këtë javë shënohet 80-vjetori i lindjes së shkrimtarit e skenaristit Kiço Blushi. Ai u nda nga jeta në vitin 2019 për shkak të një sëmundjeje të rëndë duke lënë pas një trashëgimi letrare, filmike dhe publicistike. Shkrimtari Kiço Blushi lindi më 23 gusht 1943 dhe sot do të kishte 80-vjetorin e lindjes së tij. Është largimi dhe mungesa që në këtë ditë përkujtojmë shkrimtarin, skenaristin, gazetarin e guximshëm, kryeredaktorin e revistës letrare artiske “ Nëntori”, kryeredaktor i gazetës “ Koha Jonë”, përfaqësuesin në parlamentin shqiptar dhe në këshillin popullor të kryeqytetit, qytetarin e thjeshtë që dashuronte progresin jo vetëm…
Bruna Mersini, drejtoresha e Spitalit të Vlorës ka dhënë deklaratën e saj të bërë pas konstatimit të helmimit masiv të një numri të madh qytetarësh kryesisht turistë gjatë udhëtimit të tyre me anijen turistike “Black Pearl” në Karaburun dhe Sazan.Sipas drejtoreshës një situatë të tillë mund ta ketë shkaktuar vapa dhe Dielli. “Fëmijët janë të moshës 14 dhe 15 vjeç. Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën, kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastrointestinale, situata është nën kontroll. Pra është alerti që ne i japim situatës kur janë shumë fëmijë. Është hetim…
Dyshohet se turistët kanë konsumuar ushqim teksa udhëtonin në një anije turistike në zonën e Karaburunit. Më pas, ata nuk janë ndjerë mirë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 30 prej tyre janë duke u trajtuar në spital, ndërsa disa prej tyre do të marrin regjim spitalor pasi janë në gjendje më të rënduar shëndetësore. 20 prej pushuesve mendohet të jenë fëmijë. Një tjetër autobus me rreth 50 turistë që kërkojnë trajtim ka mbërritur në spital, por Drejtoria e Spitalit të Vlorës njofton se nuk ka kapacitetet e mjaftueshme, ndaj disa nga pacientët do të dërgohen drejt Spitalit Rajonal të Fierit.
Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor ka shpërndarë 7580 karta të naftës pa akcizë në të gjithë qarkun e Korçës. Ky proces është duke vijuar prej mesit të muajit prill menjëherë pas përfundimit të aplikimeve për këtë skemë mbështetëse të ofruar nga qeveria shqiptare. Sipas burimeve zyrtare nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor në Korçë në të gjithë qarkun e Korçës janë kryer 10 965 aplikime për skemës e naftës pa akcizë, ndërsa tashmë është duke vijuar hap pas hapi edhe shpërndarja e kartave të naftës për fermerët. Interesi për këtë skemë është gjithnjë e më i lartë pasi ka rezultuar…
9 emigrantë nga Iraku kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Alexandroupoli. Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar i kanë gjetur, duke i sjellë në një zonë të sigurt dhe iu dhënë ndihmën e parë mjekësore dhe ushqim. Sipas vetë emigrantëve, ata kanë shumë ditë që ecin dhe kishin humbur rrugën. Për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, janë detyruar të pinë ujë të pisët, çka mendohet se ka përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore. “Kemi qenë për 5 ditë në pyll, kemi pirë vetëm ujë të pisët, vetëm për të mbijetuar.…

