Author: Kolibri 4

Kisha eremite e Engjëjve është një tjetër thesar i liqenit të Prespës. Për të vizituar këtë kishë e vetmja rrugë është ajo përmes liqenit me varkë. Udhëtimi drejt kësaj kishe është i mrekullueshëm ku përmes liqenit ke mundësi të shijosh peizazhin mahnitës që ky vend ofron e ku natyra gjatë kësaj periudhe nuk i ka kursyer ngjyrat e saj. Itinerari drejt kishës nis nga fshati Pustec, një udhëtim me varkë prej 30 minutash ku liqeni të shoqëron me madhështinë dhe ujërat e tij të kristalta. Malet dhe brigjet me shkëmbinj të thepisur që rrethojnë këtë liqen te japin ndjesinë e…

Read More

Kategoria Superiore ka nisur me një rezultat të papritur për shumëkënd, pasi Skënderbeu i ngjitur nga Kategoria e Parë ka mundur në transfertë Egnatian, një skuadër e cila është e ndërtuar për të luftuar për titullin kampion në këtë sezon. Ndeshja ishte shumë e luftuar, me korçarët të cilët u mbrojtën mirë dhe nuk lanë hapësira për dyshen e rrezikshme Duamena-Kasa. Në pjesën e dytë, në momentin kur pritej goli I Egnatias, erdhi i skuadrës së Gvozdenoviç me Juri i cili gjeti rrjetën pas një insistimi personal. Më pas, Skënderbeu iu kthye në mbrojtje të avantazhit dhe ia doli me…

Read More

Rama inspekton rrugën Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII: Do të ketë impakt të rëndësishëm për turizmin në juglindje të vendit Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII, për të cilën aktualisht po punohet me ritme të shpejta në terren, është një nga projektet infrastrukturore premtuese me një dimension shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në zonën juglindore të vendit, si dhe lidhjes së vendit tonë me Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë. Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII, për të cilën aktualisht po punohet me ritme të shpejta në terren, është një nga projektet infrastrukturore premtuese me një dimension…

Read More

Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë. Një brez që i bënte vetë detyrat për të dalë në rrugë sa më shpejt për të luajtur… Një brez në të cilin djemtë luanin futboll me porta te sajuara me gurë ndërsa vajzat me kercim litari ose me peta… Një brez që e kalonte gjithë kohën e lirë në rrugë. Një brez që luante kukafshehti (symbyllka) derisa behej natë. Një brez që bënte deri edhe zinxhirë letre me duart e veta per të zbukuruar festat. Një brez që mblidhte fotografi, bënte fjalorë me dorë dhe mbante fletore kujtimesh…

Read More

Pëllumb Kovaçi, 68-vjeçar nga Korça.Teksa afrohesh në krye të pazarit të Korçës – në pjesën juglindore të Shqipërisë – dëgjon zhurmën që bën çekani i Pëllumb Kovaçit mbi metal. “Për mua kjo punë është art. Merr një copë metali dhe e shndërron në një vegël që i shërben njeriut. Më duket sikur i jap jetë asaj cope metali”, thotë kovaçi 68-vjeçar. Këtë punë e nisi që kur ishte dhjetë vjeç, duke parë fillimisht gjyshin dhe babanë e tij, e pastaj edhe duke i ndihmuar ata. “Stërgjyshi ka punuar flori, edhe gjyshi e babai po ashtu…” Pëllumb Kovaçi Meqë e kishin…

Read More

Në një fermë që është 5 orë larg Tiranës, midis Leskovikut dhe Ersekës, me një rrugë jo të mirë për të mbërritur, nuk është e thjeshtë të mbijetosh pa vështirësi. Shpeshherë nuk kanë drita, turistët gjatë dimrit mund të ngelen në pyll, megjithatë të gjitha i mposht dashuria. Prej 22 vitesh, Jetoni dhe Jonida kanë ndërtuar jetën e tyre aty. Nuk kanë asnjë shtëpi tjetër përveç asaj që kanë ngritur në fermë. Ferma Sotira sot mund të jetë e njohur për shumëkënd, por mundin që kanë kaluar për të mbërritur deri këtu, e dinë vetëm të zotët e shtëpisë. Sezoni…

Read More

Ndonëse njerëzit i njohin si serenatat korçare, në fakt serenatat janë kënduar më herët në fshatin Ziçisht të Devollit. Banorë të kësaj zone tregojnë se të paktën një shekull më parë në Ziçisht mbahej mend që këndoheshin serenata më kitarë dhe mandolinë. Madje, aq të apasionuar ishin banorët e këtij fshati pas këngëve, saqë organizonin 3-4 mbrëmje vallëzimi në javë. Dhe në fakt në fshat nuk është e vështirë të gjesh të apasionuarit e serenatës, të cilët mosha nuk ja ka hequr pasionin për serenatat. Spiro Palloj tregon edhe se si i justifikonin organizmin e mbrëmjeve të shpeshta në kohën…

Read More

Një 64-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 57-vjeçare janë proceduar penalisht në Maliq pasi kanosën me fjalë bashkëshorten e vëllait të 64-vjeçarit. Ngjarja ndodhi në fshatin Kakaç të Maliqit këtë të shtunë, ku pas ofendimeve dhe dhunës verbale kunata ka kallëzuar në polici njerëzit e burrit. Pas marrjes së denoncimit Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan në prokurori materialet në ngarkim të çiftit të bashkëshortëve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 64 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen V. F., 57…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 18”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte, kundrejt pagesës, 4 emigrantë të paligjshëm, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari. Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen automjeti dhe një aparat celular. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, organizuan dhe finalizuan operacionin…

Read More

Kampionati Ballkanik i beachvolley i cili po zhvillohet në qytetin e Pogradecit ka nisur tashmë. Ka qenë vet kryeministri Edi Rama që ka njoftuar për këtë kampionat ballkanik.Pjesëmarrës në këtë kompeticion janë sportistë nga Kosova, Turqia, Rumania dhe Moldavia, me sportistë femta dhe meshkuj. Ky kampionat është një bashkëpunim mes Federarës Shqiptare të Volejbollit dhe Bashkisë Pogradec. Edhe më herët ka pasur kompeticione sportive në rërë por jo i përmasave ballkanike mes shteteve. Ja postimi i Edi Ramës në facebook; Teksa Shqipëria mirëpret një numër rekord vizitorësh, Pogradeci ka hapur dyert për Kampionatin Ballkanik të Beachvolley, të cilit i janë…

Read More