Author: Kolibri 4

Bashkia Korçë po vijon me ndërhyrjet në institucionet arsimore, siç janë dhe dy shkollat 9-vjeçare “Sotir Gurra” dhe “Stavri Themeli” ku janë bërë dy kabinete të reja dentare. Kujtojmë se ky shërbim mungon në një pjesë të mirë të shkollave në gjithë qarkun e Korçës. Ja statusi në faqen e facebook të bashkisë Korçë; Dy kabinete të reja dentare janë ngritur në shkollat 9-vjeçare “Sotir Gurra” dhe “Stavri Themeli”. Viti i ri shkollor po afron dhe veç ambienteve komode fëmijët do të kenë mundësi të marrin edhe shërbimet e nevojshme dentare nëpër shkolla. Ky shërbim do të ofrohet edhe për…

Read More

Mëngjesin e sotëm gjatë kontrolleve të përditshme në qytetin e Korçës konstatuan se një i ri kishte armë të ftohta me vete, një thikë. Policia e arrestoi dhe sekuestroi armën si provë materiale. DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të mbajtjes së armësve të ftohta. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. A., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 3, Korçë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur gjatë kontrollit fizik, një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë…

Read More

Nga Silvana Begaj:Për votuesit e Fredi Belerit!Dëgjova se po këndohej greqisht nga gëzimi për fitoren e Fred Grekut!Nuk e di cilën këngë ekzaktësisht, por më lejoni t´ju jap ndonjë sugjerim. Ushtria greke motivohet duke kënduar një tekst ku thotë se zorrët e shqiptarëve do ti bëjë lidhëse këpucësh. Komandantët grekë këndojnë: Maleve pa bukë e ujë, do të pimë gjak shqiptari dhe turku. Mendojini se ndoshta do ju duhen në repertor për këngët e fitores! Po vetë Fredi me mikrofon në dorë që përshëndet greqisht në trojet shqiptare është në dijeni se policia greke torturon dhe vret shqiptarë dhe as…

Read More

Miq dhe të afërm të Anonio Delilajt, 17-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në “Orange Club” në Sarandë kanë prekur me postimet e tyre në rrjetet sociale. Ata i dedikojnë fjalë zemre Antonios, ëndrrat e të cilit u prenë në mes në lule të rinisë. Për ta, Antonio ishte një djalosh i dashur i cili e donte punën. “Djalosh i dashur, e donte punën, i palodhur në çdo kohë për një të ardhme më të mirë. Do shkonte në Tiranë për studime, nxënës i mirë në mësime, i dashur dhe plot humor.” Shkolla e Antonios në një postim në Facebook i…

Read More

Pasioni për pikturën e mban gjallë ndërsa vetëm vdekja mund ta ndajë prej saj. Këto janë fjalët që të nguliten në mëndje kur bisedon me piktorin e talentuar nga qyteti liqenor. Qemal Guri është piktori i telajos i cili prej mëse 32 vjetësh jetën e ka përkushtuar në penelin e telajos. Gjithçka që ai pikturon është e lidhur ngushtë me natyrën dhe peizazhin e Pogradecit por jo vetëm. Babai e regjistroi në shkollën teknike të minierës edhe pse talenti i 59-vjecarit flinte diku tjetër. Teksa ndoqi rrugëtimin e dëshirës së prindërve, Qemali vizatonte çdo sekondë deri në momentin që mësuesja…

Read More

Instituti i Gjeoshkencës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve në vijim pritet të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë territorin e vendit. Sipas njoftimit bëhet me dije se në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Fierit dhe Vlorës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane pritet të shfaqen probleme me përmbytjet e lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve,Instituti i Gjeoshkencës kërkon rritjen e gatishmërisë të të gjitha strukturave për përballimin e emergjencave të shkaktuara si pasojë e reshjeve të shiut si dhe të ndiqen me prioritet çështjet…

Read More

Në Serbi, mësimi i gjuhës shqipe po shihet si lehtësim për komunikimin mes popujve. Por ata që e kanë mësuar shqipen, flasin për përfitimet kulturore. Albanologë në Beograd thonë se mësimi i gjuhës është një hap drejt kuptimit më të mirë të të dy popujve. Gjuha shqipe mund të mos flitet nga numër i madh i serbeve, por ata që e kanë mësuar flasin për përfitimet kulturore. Pas përfundimit të studimeve te gjuhës shqipe ne Beograd, Danica Vasileviq ka punuar një kohe në universitet, ndërsa sot ndonjëherë përkthen libra. Duke qenë se është nga Jagodina, ajo vendosi për shqipen rastësisht.…

Read More

Një grindje midis një çifti ka sjellë dhe dhunë në sy të fëmijëve të tyre. 50 vjeçari dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij ndaj dhe ajo u pajis me urdhër mbrojtjeje. Ja deklarata e Policisë; DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunës në familje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 50 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së…

Read More

Në fshatin Barmash të qytetit të Ersekës është arrestuar 44 vjeçari, pasi dyshohet se ka shkelur urdhërin e mbrojtjes që ka pasur gruaja e tij. Dyshohet se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Më herët ajo ka marrë urdhër mbrojtjeje, por mesa duket as ai nuk ka funksionuar, burri vazhdon ta dhunojë atë. Ja çfarë ka deklaruar Policia sot; DVP Korçë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale të dhunës në familje -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Barmash, Kolonjë, pasi dyshohet…

Read More

Gjatë një debati midis një fëmijë dhe prindit të tij ka ngelur i plagosur ky i fundit. Djali ka shkuar në lokal, aty ku ishte dhe babai i tij, dhe pas disa fjalëve të shkëmbyera mes tyre ai e ka goditur babain e tij. I ati u dërgua në spital për të marrë mjekimin e duhur dhe u pajis me urdhër mbrojtjeje. 34 vjeçari nuk e la me kaq, por dëmtoi dhe orendi të lokalit ku gjendej i ati.Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij dhe çështjen ja ka kaluar Porkurorisë. Ja deklarata e Komisariatit të Policisë Maliq; DVP…

Read More