Gjatë një debati midis një fëmijë dhe prindit të tij ka ngelur i plagosur ky i fundit. Djali ka shkuar në lokal, aty ku ishte dhe babai i tij, dhe pas disa fjalëve të shkëmbyera mes tyre ai e ka goditur babain e tij. I ati u dërgua në spital për të marrë mjekimin e duhur dhe u pajis me urdhër mbrojtjeje.
34 vjeçari nuk e la me kaq, por dëmtoi dhe orendi të lokalit ku gjendej i ati.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij dhe çështjen ja ka kaluar Porkurorisë.
Ja deklarata e Komisariatit të Policisë Maliq;
DVP Korçë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale të dhunës në familje
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në ambientin e një lokali në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, 34-vjeçari ka dëmtuar xhamat dhe disa orendi të lokalit në pronësi të shtetasit S. F.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.