Author: Kolibri 4
Dikur i njohur si një ndër fshatrat më të mirë të zonës së Devollit me prodhime të shumta bujqësore dhe me mbi 1200 banorë, sot fshati Cangonj po kthehet në një vend të braktisur. “Atëherë kishim 1200 banorë nga 90 pastaj gradualisht u larguan. Të rinjtë nuk krijojnë dot familje dhe ta krijojnë nuk e mbajnë dot”, thotë një banor. “Ka qenë fshati më i rregullt më i pastër që na e kishin të gjithë zili”, thotë një tjetër banore. Por kush janë arsyet e këtij shpopullimi, që po e kthen Cangonjin në një fshat fantazmë? “Kanalizimet nuk na i…
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se punimet në rrugën Qukës-Qafë Plloçë po ecin me ritme të larta. Aktualisht po punohet me hedhjen e shtresës së asfaltit, në lotin numër 2. Ja sqarimi që bën ARRSH; Në Qukës-Qafë Plloçë tashmë po punohet me ritëm në të tre lotet e projektit, ku në Lotin 2 po bëhet hedhja e shtresave asfaltike.Teksa kanë avancuar punimet e gërmimit, ndërtimi i mureve terramesh dhe mureve gabion në Lotin.
Papunësia, varfëria po i çon njerëxit në vepra penale mjaft të rëndomta. Policia njoftoi se ka arrestuar një 31 vjeçar i cili në bashkëpumim me një 17 vjeçar kanë vjedhur produkte bujqësore në Devoll. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 31 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, të dy banues në fshatin Çipan, Devoll, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur një sasi prodhimesh bujqësore, në parcelën e një 61-vjeçari. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në…
Dhuna në familje nuk ndalet në Maliq. Një 34 vjeçar duket se ka “lajthitur” dhe ka rrahur nënën e tij bashkë me vëllain, të cilët më pas e kanë denocuar në policinë e Maliqit, kjo e fundit pas kallëzimit i ka vënë prangat agresorit. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij.
Dy persona po ndiqen penalisht nga policia e Kolonjës dhe ajo e Pogradecit pasi janë denoncuar se kanë kanosur dhe kërcënuar persona të tjerë, policia thotë se kemi të bëjmë me motive banale por masat e marra janë për të ndalur agravimin e konflikteve. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. X., 48 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 35-vjeçar. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori…
Policia e Korçës ka prangosur një 37 vjeçar të shpallur në kërkim pasi ditë më parë kishte vjedhur në një banesë në lagjen 17 të Korçës. Mësohet se ai kishte vjedhur televiziorin dhe disa orendi të tjera shtëpiake të cilat i kishte shitur në tregun e zi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin në kërkim A. H., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 26.08.2023, në lagjen nr. 17, Korçë, ky shtetas ka vjedhur një televizor dhe disa orendi shtëpiake në një ambient në pronësi të një 44-vjeçareje.
Fatos Nano është në gjendje jo të mirë shëndetësore! Lideri historik i PS shtrohet në reanimacion në Tiranë. Unë i uroj një shërim sa më të shpejtë.Nuk e di sa i vërtetë mund të jetë ky lajm, por Partia Socisliste duhet të tregojë një interesim të madh në kurimin sa më shpejt të Fatos Nanos. Ai është një individ i veçantë në historinë politike të Shqipërisë… Nano formoi një parti të majtë me koncepte moderne; Lejoi në Partinë Socialiste mendimin kundër, si asnjë parti në Shqipëri, që nga viti 1946 e deri në ditët e sotme; Nano i dha Partisë…
Kreu u SPAK Altin Dumani prej 3 javësh ka shtuar masat e sigurisë gjatë kohës që lëviz. Sipas të dhënave të siguruara ai po lëviz me mjet të blinduar dhe me roje të shtuar sigurie bashkë me një grup policor. Të gjitha këto masa të shtuara ngrenë dyshimet se Dumani ka frikë për jetën e tij dhe kjo për shkak të detyrës që ai kryen duke drejtuar SPAK. Edhe pse deri më sot nuk ka asgjë konkrete se kush po e rrezikom Dumanin, pak a shumë kuptohet, që grupet e organizuara kriminale e kanë nën shënjestër. Në lidhje me këtë…
Ajo provoi gjithçka. Ja doli.Ana Verushi, deri pak kohësh kryetare e këshillit të Qarkut Korçë mund të thuhet pa frikë se është gruaja e hekurt e Korçës. Me një karrierë të nisur fare thjeshtë në Gramsh si mësuese e duke ardhur drejt Korçës në një nga gjimnazet më të mirë të qytetit si “Themistokli Gërmenji” ajo ishte mësuesja që ishte pranë çdo nxënësi e familje. Nga viti 2004-2005 do të ishte drejtoreshë e Drejtorisë Arsimore. Ajo asnjëherë hum do I ndahej arsimit, duke nxjerrë breza të tërë, të cilët sot e shohin me plot respekt. 3 vite të saj do…
Mbushet 1 vit që Papu Vasili i mungon Kishës së Shën Mërisë dhe besimtarëve ortodoksë në Pogradec. At Vasili lindi në 10 tetor në vitin 1946 në qytetin e Pogradecit nga prindër shumë besimtare ortodokse.Tradita e besimit të krishterë ortodoksë fillon me gjyshin dhe babain e tij të cilët kanë sherbyer në kishat e qytetit të Permetit. Vite më vonë në Pogradec. I ati i At Vasilit shërbeu si administrator dhe psalltës të kishës në Pogradec dhe kishës së Shën Marenës për vite më rradhë ku u shqua për mbarvajtjen e punëve dhe ngritjen ekonomike të manastirit. Në vitin 1990…

