Author: Kolibri 4
Disa ditë më parë, në Komisariatin e Policisë Pogradec, u bë denoncim për humbjen e një gruaje 36 vjeçe, banuese në bashatin Hudënisht. Denoncimi u bë nga vajza e saj. Sot Policia e Pogradecit njofton se zonja në fjalë është larguar me dëshirën e saj nga shtëpia. Ja çfarë deklaron Policia; Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.08.2023, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases J. H., 36 vjeçe, banuese në fshatin Hudënisht, Pogradec, ju informojmë se kjo shtetase u gjet dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa.
Policia Rrugore e Korçës e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut. Gjatë muajit gusht: janë arrestuar 20 shtetas që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë. Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik, Policia Rrugore, ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor. Gjatë muajit gusht 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 4133 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht: Janë ndëshkuar për përdorim të…
DVP Korçë Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Knock down 2”. -Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim R. M., 32 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim…
Dy fjalë, për legjendën e këngës dhe sportit pogradecar, Virxhil Maçolli. Për të gjithë ata që nuk e njohin, ky është idhulli i mundjes pogradecare i viteve 70 -80 Virxhil Maçolli. Apo i fansave të muzikës folklorike pogradecare.Nga ta nis më parë, që të shkruaj për ty miku im i shtrenjtë. Të rrallë burrat dhe miqtë si ty. Ishte viti i largët 1972, në këndin e lojrave të qytetit të Pogradecit zhvillohej kampionati kombëtar i mundjes klasike. Unë isha në klasën e parë fillore dhe im atë më mori të shikonim kampionatin e mundjes. Kurrë në jetë s’kisha qenë më…
Muaji Shtator nis me një lajm të mirë: Të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare do të marrin librat falas me një përdorim. Rama thekson po ashtu se ky vendim do të zbatohet dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm e të lartë. “MIRËMËNGJES! Me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të…
Arben Dervishi është mbase një nga aktorët më origjinalë që Korça ka prodhuar. I njohur për publikun shqiptar për shfaqet e tij të ndryshme, ka marrë pjesë në gjithë ekranet dhe TV e vendit pothuajse, duke u bërë i pandarë me familjet shqiptare. Dervishi njihet për pjesëmarrjen e tij në teatrin e Korçës dhe për filmat e tij, të cilët janë nga filmat më të preferuar komikë shqipëtar. Ai dallohet për sensin e tij të thellë të humorit. Arben Dervishi ka lindur në vitin 1963 në një fshat të Korçës; Biranj dhe ndoqi studimet në ‘Akademine e Arteve’ në Tiranë.…
Çështja e Belerit ka sjellë reagime të shumta, së fundmi ka reaguar dhe deputetja dhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka ku shprehet se fqinjët tanë grekë jo gjithmonë kanë të drejtë. Ndaj dhe Beleri nuk duhet të betohet që nga qelia e burgut. Ja çfarë ka shkruar ajo; Nuk ka mundësi që miqtë dhe fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë, kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare! https://t.ly/8N8Qo Organet e reja të…
Një 41 vjeçar nga fshati Vërdovë i Pogradecit nuk ka arritur ta pranojë ndarjen nga e fejuara e tij. Ndaj ka provuar disa mënyra për të mos u ndarë prej saj, një prej tyre ka qenë kërcënimi për mos u ndarë. Ja çfarë ka deklaruar Policia; DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të kërcënimit dhe dhunës në familje. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 41 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë…
Ditën e sotme ka ndodhur një sherr në fshatin Ravonik, ku janë përfshirë 2 persona. Dyshohet se grindja ka nisur si rezultat i keqkuptimeve. Një 33 vjeçar ka goditur me grushta një 52 vjeçar. Menjëherë ka nisur procedimi penal për shtatasin 33 vjeçar. DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me…
Rastet e dhunës në familje skanë të sosur. Ditën e sotme Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ekzekutuan urdhërin për arrestimin e një shtetasi pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ja deklarata e Policisë; DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunës në familje -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasit në kërkim U. T., 46 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna…

