Author: Kolibri 4
.. Më 20 maj 2016 unë e kam “sebepin” për të pirë një gotë dhe nuk do të më duhet të pyes “kush e ka ditëlindjen”. Atë gotë do ta trokas tek me vetmja fotografi që kam me Niko Nikollën, në 85 vjetorin e lindjes së tij…Niko Nikolla, njeriu që përbuzi vdekjen dhe përqeshi jetën NGA ROBERT GORO* Shumëkush mund të rrudhë me sinqeritet vetullat e të pyesë: “Niko Nikolla?… Kush na qenka ky?”. E mirëkuptoj hutimin e tyre, pse Niko Nikolla nuk është themeluesi i ndonjë partie njëanëtarëshe dhe e la këtë botë para se Marc Zuckerberg-u të lançonte…
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. F., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Dishnicë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, Korçë. Për pasojë u dëmtuan lehtë dy pasagjere të automjetit tip “Benz”, shtetaset M. B., 45 vjeçe dhe E. B., 28 vjeçe, banuese në Korçë. Pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se shtetasi V. F. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
54 sekonda. Kaq kanë mjaftuar për boksierin shqiptar, Florian Marku për të triumfuar në ndeshjen ndaj Dylan Moran, të mbajtur në Manchester Arena. Marku, në sekondat e para goditi fort kundërshtarin, duke bërë që arbitri të mbyllë sfidën më shpejt se ç’ishte parashikuar. Një triumf i arritur me Knock Out teknik dhe me shumë meritë. “Kam punuar kaq shumë për këtë rikthim. Unë dua ndeshje të mëdha. Boksierët nuk duan të ndeshen me mua” – Tha ai. Më pas, shtoi: “Më jepni një boksier të fortë dhe do shikoni çfarë do iu dhuroj”.
Më datë 02.09.2023, zhvilloi punimet Konferenca e 8-të zgjedhore e Sindikatës së Pavarur të Arsimit Korçë.Konferencën e përshëndeti Presidenti i SPASH z. Nevrus Kaptelli dhe zv. Presidenti z. Isa Halilaj. Morën pjesë delegatë që përfaqësuan anëtarët e SPA të shkollave. Pas numërimit të votave nga komisioni i votimit, rezultoi se kryetar u zgjodh z. Leonard Trebicka.
Në 32 vjeçar i dyshimtë për policinë është ndaluar për kontroll ditën e djeshme në lagjen 4 në Korçë. Kërkesës së policisë për kontroll trupi ai i është përgjigjur me kundërshtim dhe ofendime. Por pas kontrollit me forcë policia i gjeti kokainë në xhepa. -Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Q., 32 vjeç, banues në Korçë pasi në lagjen nr. 4, Korçë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, për të mos i kryer kontrollin fizik. Pas kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e…
Fshati Llëngë, një zonë e bekuar nga natyra, por e kthyer në një vend të braktisur, ku edhe banesat numërohen me gishtat e njërës dorë. Një shembull i trishtë i braktisjes për shkak të mungesës së vëmendjes dhe investimeve. Por po t’i kthehemi historisë, Llënga ka qenë një ndër zonat më të populluara në kufijtë e një qytetit të zhvilluar për kohën, me mbi 10 mijë banorë. “Fshati përmendet për herë të parë në defterët Osmanë në vitin 1583”, “Në atë kohë, mendohet se kishte rreth 160-170 shtëpi. Lulëzimin e kemi në vitet 1740-1750, gjatë lulëzimit të Voskopojës. Në këtë…
Korça e artit dhe kulturës sot do të mirëpresë përsëri KokoFest, Festivalin e Komedisë. Do të jenë disa trupa teatrale nga vende të ndryshme të Shqipërisë por edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova të cilët do të ngjiten në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë nga sot deri në datën 9 Shtator, atëherë kur do të ndahen dhe çmimet fituese. KokoFest është kthyer në një traditë tanimë për artdashësit korçare por dhe për ata turistë që ende janë në juglindje të vendit, si një tjetër atraksion turistik kulturor i shtuar
Maliq/Informacion paraprak Më datë 02.09.2023, rreth orës 15:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, shtetasi R. H., 34 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi shtetasi R. H., dhe dy pasagjerë të automjetit, shtetasit M. B. dhe B. B., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Ç., 35 vjeç dhe F. Ç., 38 vjeç, të dy banues në fshatin Stropckë, Pogradec, pasi dyshohet se për shkak të detyrës kanë goditur me grushte dhe mjet të fortë, shtetasin Kledi Çela 37 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë drejtor i Kontrollit të Territorit të bashkisë Pogradec Policia vijon hetimet…
Disa kohë më parë ne ngritëm shqetësimin se deputeti i PD-së në Pogradec kishte humbur lidhjen me elektoratin dhe si i tillë ishte “shpallur në kërkim” nga votuesit. Në fakt duket se Selaudini paska ndjekur udhëtimet e njeriut që mbështet dhe ai është Lulzim Basha, pra Selaudini mandatin e tij nuk e përdor për të zghidhur hallet e votuesëve të Pogradecit por për të çuar ujë në çezmën e Bashës. Sot mes disa emrave që marrin pjesë në Kuvendin e PD është edhe emri i Selaudinit, i cili automatikisht si mbështetës me mandat i Bashës pritet që të shpërblehet me…

