Disa kohë më parë ne ngritëm shqetësimin se deputeti i PD-së në Pogradec kishte humbur lidhjen me elektoratin dhe si i tillë ishte “shpallur në kërkim” nga votuesit.
Në fakt duket se Selaudini paska ndjekur udhëtimet e njeriut që mbështet dhe ai është Lulzim Basha, pra Selaudini mandatin e tij nuk e përdor për të zghidhur hallet e votuesëve të Pogradecit por për të çuar ujë në çezmën e Bashës. Sot mes disa emrave që marrin pjesë në Kuvendin e PD është edhe emri i Selaudinit, i cili automatikisht si mbështetës me mandat i Bashës pritet që të shpërblehet me një rikandidim nga ky i fundit.
Por a do ti shërbejë qoka e Bashës për rikamdidim Jakupllarit? A do e votojnë sërish të djathtët për ti përfaqësuar? Kjo mbetet për tu parë.