Author: Kolibri 4
Dy ndeshje, dy fitore, 6 pikë dhe vendi i parë në renditje pas dy javëve të luajtura e tregojnë më së miri këtë. Në këto dy javë Skënderbeu ka luajtur në transfertë me Egnatian e ne shtëpi me Dinamon, ekipe falë buxhetit të madh janë ndërtuar për të shkuar tek titulli kampion. Si njëra dhe tjetra skuadër janë ndaluar nga skuadra e trajnerit Ivan Gvozdenovic edhe në kushte kur korçarët nuk e kanë luksin financiar të të dy ekipeve që ka luajtur në këto dy javë, ashtu siç nuk ka dhe lojtarë të nivelit lartë si Egnatia e Dinamo. Kjo…
Quhej Rafail Dishnica – Gërnjoti. Rridhte nga një familje vllahe nga Frasheri i Përmetit. Lindi pikërisht te ky fshat me emër të madh, Frashër, në vitin 1902. Më pas familja shpërngulet dhe u vendos në fshatin Dishnicë të Korcës, nga ku buron edhe mbiemri i tij. Kur Rafaili ishte ende i vogël, emigroi bashkë me familjen drejt Amerikës Latine, në Argjentinë, ku shumë shpejt do të shndërrohej në kampionin e saj. Rafail Dishnica-Gërnjoti, ishte një talent i rrallë në sportin e boksit. Dallohej vecanërisht për forcën goditëse dhe befasitë, aq të domosdoshme në këtë sport. Fatkeqësi që në ditët e…
Ka mjaftuar fitorja me Egnatian në ndeshjen e nisjes të kampionatit për të rikthyer tifozerine korçare me Dinamon. Tifozeri aq e shumtë ishte parë në shkallët e stadiumit Skënderbeu vetëm atëherë kur ekipi korçar ishte skuadra më e madhe e futbollit në mbarë shqiptarinë, jo vetëm kur dominonte futbollin shqiptar por luante me ekipe europiane në Europa League. Tifozeria korçare është rikthyer sepse besojnë se dhe skuadra është rikthyer.
Rei Pecani, futbollisti mesfushor i Skënderbeut thirret nga ekipi kombëtar Shpresa. Burime të sigurura pranë Federatës Shqiptare të Futbollit se mbrëmë fill pas ndeshjes të fituar me Dinamon, futbollisti korçar Rei Pecani ka pasur një telefonatë nga zyrtarë të FSHF të cilët i kanë bërë me dije se duhet të udhëtojë drejt Turqisë për t’u bashkuar me ekipin e 21 vjeçareve, lajm që e ka befasuar korçari dhe nga ana tjetër e ka lumturuar pasi do të jetë pjesë e ekipit kombëtar të kësaj moshe
Tërmet në juglindje të vendit. Sipas institutit të GjeoShkencave tërmeti ka patur epiqendrën e tij 20 KM larg qytetit të Ersekës, ku është ndjerë e së tepërmi. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka dëme. Mëngjesin e sotëm janë ndjerë lëkundje sizmike në qytetin e Ersekës, lëkundje që janë ndjerë edhe në fshatra të kësaj bashkie. Burime të siguruara thanë se intensiteti ka qenë 4.1 ballë, me qendër 20 km larg Ersekës. Zyrtarisht deri tani nuk raportohen dëme materiale përfshirë edhe fshatrat shumë afër me epiqendrën e lëkundjeve të tërmetit megjithatë administratorët e njësive administrative të bashkisë Kolonjë…
Mjeku i nderuar Kujtim Gora është ndër të pakët mjek profesionistë i cili ende, edhe pse në moshë të thyer sot, vazhdon të jetë ndihmë për mijëra banorë të gjithë zonës së Maliqit. Asnjë nuk u largua nga kjo zonë. Jo se nuk e kishte mundësinë, por dashurinë për këtë vend e kishte të madhe “Më pëlqen të shëroj njerëzit e zonës time, më pëlqej të marr uratat e tyre, është një gëzim i veçantë kur i njeh njerëzit me emër dhe mbiemër dhe atë gjest ata nuk ta harrojnë kurrë. Mbase njeriu ka lindur për t’u ndierë mirë” -…
Skënderbeu ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mposhti minimalisht në Korçë Dinamo City. Ndeshja nisi me kryeqytetasit më kërkues, teksa iu afruan golit në disa raste. Fillimisht, ishte Denisson, i cili gjuan bukur në zonë në minutën e 5-të, por Alia reagon bukur dhe mohon golin. 6 minuta më vonë, ishte sërish braziliani, i cili gjuan bukur nga goditja e dënimit, por topi përplaset në tranversë. Skënderbeu provon të rrezikojë me kundërsulme dhe në minutën e 32-të, Nikaj kishte mundësinë më të mirë për shënim, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla. Pjesa e dytë nisi…
Mbi 250 të moshuar në bashkinë e Devollit do të kenë mundësinë të konsumojnë kafe e çaj falas çdo ditë si dhe do ju ofrohet asistencë nga grupe vullnetare për shërbime për të cilat do të kenë nevojë kryesisht vizita të shpejta mjekësore. “Kafe dhe rekreacion” e quan Bashkia Devoll këtë nismë e cili do të vihet në zbatim së shpejti pasi janë duke u bërë gati ambjentet. Një prej ambjenteve të qendrës shumëfunksionale komunitare do të funksionojë si qendër ditore e moshës së tretë ndërsa grupet vullnetare të shpërndara në çdo njësi administrative do të jenë pranë të moshuarve…
Kombëtarja shqiptare është gati të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve të kampionatit Europian “Gjermani 2024” me trajnerin Sylvio Mendes Campos Junior që ka shpallur sot edhe me listën me emrat e 25 lojtarëve të ftuar për këto sfida. Krahasuar me ndeshjet e muajit qershor, këtë herë do të ketë ndryshime në listë, teksa ka emra të rinj, por edhe rikthime të rëndësishme në grupin kuqezi. Dy risitë kryesore janë emrat e sulmuesve Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, të cilët ftohen për herë të parë me kuqezinjtë. Në mesfushë ka ndërkohë dy rikthime të rëndësishme me Klaus…
Gjatë shekullit të XIX por edhe më parë fshati Plikat ka qënë një nga fshatrat më të rrëndësishëm dhe më të zhvilluar në trevën e Kolonjës. Atje kryheshin shkëmbime tregëtare nga banorët e Kolonjës, Korçës, Kosturit dhe Leskovikut. Ishte në madhësinë e një qyteze ku kishte një treg të zhvilluar mirë dhe një qendër e rëndësishme e Kolonjës. Plikati ka qënë një ndër fshatrat e parë shqiptar ku mësuesi dhe martiri i gjuhës shqipe Petro Nini Luarasi hapi shkollën shqipe. Ai atje gjeti një mbështetje të madhe nga fshatarët të cilët deri në ato vite flisnin vetëm gjuhën e nënës…

