Gjatë shekullit të XIX por edhe më parë fshati Plikat ka qënë një nga fshatrat më të rrëndësishëm dhe më të zhvilluar në trevën e Kolonjës. Atje kryheshin shkëmbime tregëtare nga banorët e Kolonjës, Korçës, Kosturit dhe Leskovikut. Ishte në madhësinë e një qyteze ku kishte një treg të zhvilluar mirë dhe një qendër e rëndësishme e Kolonjës.
Plikati ka qënë një ndër fshatrat e parë shqiptar ku mësuesi dhe martiri i gjuhës shqipe Petro Nini Luarasi hapi shkollën shqipe. Ai atje gjeti një mbështetje të madhe nga fshatarët të cilët deri në ato vite flisnin vetëm gjuhën e nënës atë shqipe. Deri në vitet 90 në fshat kishte banorë të moshës së tretë që nuk e flisnin fare gjuhën greke apo që nuk e kishin mësuar.
Mbas viteve 13 te shekullit të kaluar Plikati i Kolonjës ju dha shtetit grek nga fuqitë e mëdha të asaj kohe.


