Author: Kolibri 4
Kristo Kono, kompozitori, pedagogu, veprimtari dhe organizatori i jetës artistike shqiptare, u lind në Korçë, më 17 korrik 1907. Ai ngriti dhe drejtoi korret e para, organizoi bandat frymore dhe orkestrinat, përgatiti dhe shfaqi koncertet dhe shfaqjet e para me nxënësit dhe me artistët që filluan të vijnë nga konservatorët europianë. Vepra e parë sinfonike që u ekzekutua në vendin tonë doli nga pena e tij, ashtu sikurse edhe opereta e parë, që u luajt në skenat tona.
JETIMI I EMIGRIMIT – në rrugët e Francës, në detin e botës, në Anglinë e zonjës së poshtër Dje më erdhi një mesazh. E telefonova. Veç e dëgjova, me duart që më dridheshin. -Dua të të tregoj historinë time, po nuk dua të më regjistrosh. Nuk dua të dal në TV. Kam jetuar në Kukës, aty linda. Vjet mami dhe babi bënë aksident në Itali, të dy ndërruan jetë në Palermo. E lashë shkollën se më vinte turp nga djemtë e klasës, i dëgjova një ditë kur flisnin për mua ; “Ja erdhi ky jetimi”.Nuk dilja shumë në kafe në…
Korçarët pas fitores në transfertë me Egnatian rikthehen për të luajtur në shtëpi në javën e dytë me Dinamon Trajneri Ivan Gvozdenoviç pranon se ndeshja do të jetë e vështirë pasi Dinamo nuk është ajo skuadra e ndeshjes së barazuar në miqësore gjatë fazës përgatitore. Për kryepankinën korçare, grupi i lojtarëve është i gatshëm për të bërë po aq mirë sa ndeshjen e javës së parë, pasi të gjithë së bashku kanë besim për ta bërë këtë. Ne hyjmë në ndeshjen e shtëpisë për të fituar por unë si trajner, ka vijuar Gvozdenovic, pranoj të treja rezultatet e ndeshjes, sepse…
Xhaferr Bej Ypi (Starje, 1878 – 17 nëntor 1940) nënpunës, deputet, ministër dhe kryeministër shqiptar.Ai ishte i biri i Asllan Bej Ypit dhe Fetie Zavalanit. U diplomua në Universitetin e Stambollit për Drejtësi. Më 1900 e deri më 1912 shërbeu si funksionar i administratës osmane.Më 1920 është përfaqësues i Durrësit në Kongresin e Lushnjës. Pas punimeve u caktua prefekt i Beratit, dhe nga nëntori i 1920 deri më 1921 qe ministër i Drejtësisë. Si udhëheqës i Partisë Popullore, në fund të dhjetorit 1921 ai formoi një qeveri ku Fan Noli ishte ministri i Punëve të Jashtme dhe Ahmet Zogu ishte…
Alexandroupoli; Rëndohet situata në zonën ku po operojnë forcat zjarrfikëse dhe forcat e armatosura shqiptare. Në krahasim me ditën e parë, zjarri ka marrë përmasa më të mëdha dhe të frikshme, duke djegur me qindra mijëra hektarë pyje dhe tokë bujqësore në pyllin e Dadias por dhe zonat përreth si Sidiro dhe Protoklisi. Në ditën e 8-të punës së tyre në Greqi, forcat shqiptare kanë bërë një punë sakrifikuese, ku hera herës kanë rrezikuar dhe jetën, por fatmirësisht ka asnjë të lënduar. Bashkë me shqiptarët, për fikjen e zjarreve po operojnë dhe forcat ajrore greke, ndërkohë që zjarri ka zbritur…
Mokra e Sipërme në Pogradec është një zonë e cila krahas destinacioneve natyrore ka edhe objekte kulti mjaft interesante për t’u viztituar. Sot ju sjellim një informacion për Kishën e Shën Bitrit e cila i përket viteve 1200. Është një nga kishat më të hershme në zonën e Mokrës por edhe në Shqipëri, gurthemeli i sëcilës i përket shekullit të XII. Kjo kishë ndodhet në fshatin Potkozhan, aty ku mendohet se është edhe vendi i origjinës së Vëllezërve Zografi (Vako). Potkozhani është një fshat me tradita të shumta kulturore dhe arsimore. Banorët e tij në periudhën e Rilindjes Kombëtare kanë…
Lajmi se Korça pritet të bëhet me stadium të ri është bërë i ditur pak muaj më parë, ku u njoftua se projekt fitues u shpall ai i studios daneze CEBRA. Ndërsa të gjithë presin investimin e jashtëzakonshëm që pritet t’i shtohet qytetit juglindor dhe që do të ndikojë në rritjen e ekonomisë, PD e Bashës në Korçë është shprehur kundër ndërtimit të kësaj vepre, që përfshin një sërë shërbimesh të tjera, pra do të jetë multifunksional. Burime për Kolibri.al kanë bërë me dije se kreu i PD-së Korçë, njëkohësisht dhe anëtar në Këshillin Bashkiak të Korçës, Elvin Bregu, është…
Keni dëgjuar e s’keni dëgjuar, por si këto historitë e tradhëtive, gjithmonë na befasojnë. Një grua e divoruar nga qyteti i Korçës ka nisur lidhjen me një burrë të martuar. Por pas lidhjes me të, e ka mashtruar duke i thënë të merrte një kredi për të pasi duhej të merte disa rroba për t’i shitur në treg. Por, gruaja sapo ka marë paratë është nisur për në Francë bashkë me fëmijët e saj. I mbetur pa fjalë tashmë burri është në kërkim të femrës që e mashtroi për t’i marrë asaj paratë pasi është duke shlyer kredinë që mori…
Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale lutjen që ka për Fatos Nanon, pas lajmit se ai është në gjendje kritike për jetën e njëkohësisht ka dekoruar ish kryeministrin Nano, një figurë e shquar politike në Shqipëri, me medaljen “Kordon i Madh me Yll të Mirënjohës Publike” Ja postimi i Ramës në Facebook LUTEM PËR FATOS NANON Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me…
Nëse mendoni se artistët e vërtetë dhe ata më të mirët veprojnë vetëm në Tiranën e zhurmshme apo diasporë, atëherë gaboheni. Nëse mendoni se artist i mirë është veç ai që ka shumë ndjekës në rrjetet sociale apo jep intervista çdo ditë, sërish gaboheni. Nëse mendoni se artist i mrekullueshëm janë veç ata që pozojnë në udhëtime luksi dhe videoklipe milionash, përsëri e përsëri gaboheni. Shembull për këtë është Devi, një artist modest që s’ka nevojë t’i ketë këto më sipër. Mjafton t’i japësh 1 kitarë për të zbrazur shpirtin e tij në tela, tinguj, e këngë. Mjafton t’i japësh…

