Alexandroupoli; Rëndohet situata në zonën ku po operojnë forcat zjarrfikëse dhe forcat e armatosura shqiptare.
Në krahasim me ditën e parë, zjarri ka marrë përmasa më të mëdha dhe të frikshme, duke djegur me qindra mijëra hektarë pyje dhe tokë bujqësore në pyllin e Dadias por dhe zonat përreth si Sidiro dhe Protoklisi.
Në ditën e 8-të punës së tyre në Greqi, forcat shqiptare kanë bërë një punë sakrifikuese, ku hera herës kanë rrezikuar dhe jetën, por fatmirësisht ka asnjë të lënduar.
Bashkë me shqiptarët, për fikjen e zjarreve po operojnë dhe forcat ajrore greke, ndërkohë që zjarri ka zbritur shumë afër me zonat e banuara, duke rrezikuar seriozisht edhe banesat