Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Korçë – Gjykata liron Kevi Muçllarin, arrestimi i tij u cilësua i paligjshëm

    November 13, 2025

    Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në malin e Gramozit, sekuestrohet arma e gjahut

    November 13, 2025

    Nisin punimet për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla”

    November 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Jetimi i emigrimit – historia e trishtë e të riut shqiptar

    Opinion August 31, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    JETIMI I EMIGRIMIT – në rrugët e Francës, në detin e botës, në Anglinë e zonjës së poshtër

    Dje më erdhi një mesazh. E telefonova. Veç e dëgjova, me duart që më dridheshin.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    -Dua të të tregoj historinë time, po nuk dua të më regjistrosh. Nuk dua të dal në TV. Kam jetuar në Kukës, aty linda. Vjet mami dhe babi bënë aksident në Itali, të dy ndërruan jetë në Palermo. E lashë shkollën se më vinte turp nga djemtë e klasës, i dëgjova një ditë kur flisnin për mua ; “Ja erdhi ky jetimi”.
    Nuk dilja shumë në kafe në qytet, vetëm një shok kisha, luaja në shtëpia e tij shpesh me PlayStation.
    Para dy muajsh shoku im u nis me prindërit në Angli, kur kaluan më tha të nisesha e unë. Do mi paguante babi i tij rrugën.
    Ja tregova gjyshit, qau por nuk më ndaloi. Nëna, se ashtu i them gjyshes, nuk donte të ikja. Më vdiq djali, nuk dua të të humb ty, kur të shoh ty, shoh djalin. Mos ik.
    Nuk e dëgjova nënën, ika.
    Doja të nisesha me avion, se nuk kam hipur ndonjëherë, por erdha në Francë me autobus.
    Herën e parë që po shkoja te gomonia, m’u grisën atletet e vetme që kisha. Eca 8 orë në rrugë dheri. Kur arrita, ai djali që kishte gomonen me premtoi se në qoftë se nuk iknim atë ditë në Angli, do më blinte një palë të reja. Nuk u nisëm. Kishte goxha erë mbasdite.
    Mi bleu.
    Herën e dytë u nisëm. Para se të arrinim, u fik motori a nuk e di ç’pati gomonia, ngelëm 2 orë në det. Nuk qava. Më nezdiste e qara e një fëmije të vogël, nuk e di sa ishte, ishte dhe e ëma por nuk e qetësonte dot.
    Kur arritëm në breg, X më ktheu lekët. E ke dhuratë nga unë udhëtimin, se kam dalë mirë këto ditë, ty te duhen më shumë, kështu më tha.
    Lekët ja çova shokut, as ata nuk mi morën.
    Sot punoj pastrues kopshti te një grua e poshtër angleze. Më sheh me inat. Nuk e di çka. Unë flas mirë anglisht, i buzëqesh, por nuk di si ta zbut. Ka dëgjuar shumë të këqija për shqiptarët, me siguri, ndaj më ka inat e mua.
    Gjyshërve u nisa pardje lekë për herë të parë, rreth 1000 paund. Do të t’i vendos diku në shtëpi më tha gjyshi. Janë të tuat. Edhe shtëpinë e ke ti. Të gjitha. Veç mos u merr me këto gjërat e hashashit që dëgjojmë në TV.
    Mos thoni më që gjithë shqiptarët merren me hashash këtej.
    E të lutem, mos e regjistro këtë, as me zë.

    -A mund ta shkruaj të paktën?

    Po shkruaje, por as inicialet mos mi shëno, se e di që do tallen prap atë të klasës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në malin e Gramozit, sekuestrohet arma e gjahut

    November 13, 2025

    Korçë – Arrestohet 36-vjeçari pa leje drejtimi, të tjera procedime për zaptim prone dhe kanosje ndaj të miturës

    November 12, 2025

    Korçë – Arrestime për lëndë narkotike, procedime për shkelje të rregullave në punë dhe ngjarje me humbje jete

    November 11, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Korçë – Gjykata liron Kevi Muçllarin, arrestimi i tij u cilësua i paligjshëm

    November 13, 2025

    Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në malin e Gramozit, sekuestrohet arma e gjahut

    November 13, 2025

    Nisin punimet për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla”

    November 13, 2025

    Ministrja Evis Sala: Investime të reja në kujdesin parësor shëndetësor, model Qendra Shëndetësore Maliq

    November 13, 2025

    Korçë – Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në Unazën e qytetit

    November 13, 2025

    Korçë – Arrestohet 28-vjeçari i kërkuar për mashtrime dhe vjedhje, fshihej në një banesë të braktisur

    November 13, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Nisin punimet për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla”

    November 13, 2025

    Ministrja Evis Sala: Investime të reja në kujdesin parësor shëndetësor, model Qendra Shëndetësore Maliq

    November 13, 2025

    Pazari i Vjetër i Korçës shpallet fitues ndërkombëtar në “The Bay Awards Bilbao”

    November 13, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë – Lokal i sekuestruar për lojëra fati, arrestohet pronari

    November 8, 2025

    Nënë Pashakoja e vërtetë dhe interpretimi i Tinka Kurtit

    October 13, 2023

    Lajm i trishtë për Korçën/ Ndahet nga jeta koleksionisti Kristaq Jorgji

    November 9, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.