Author: Kolibri 4

Ekipi i 17 vjeçareve të akademisë së futbollit korçar me trajnerët Edi Osmanllari dhe Edi Cajku kanë zgjedhur Ersekën për të kaluar një periudhë të fazës përgatitore të kësaj skuadër. Ka qënë kushtet e mira atmosferike dhe sportive ato që kanë bërë të mundur kalimin e kësaj skuadre në pragun e sezonit drejt qytetit të Ersekës. Një tjetër mundësi sipas Edi Cajkut është dhe fakti se akademia e Kolonjës ka disa ekipe që na krijojnë mundësine për të luajtur dy apo më shumë ndeshje miqësore. Ekipi i 17 vjeçareve të akademisë së Skënderbeut luan në kategorinë superiore dhe një sezon…

Read More

“Tërësisht të huaj” është shfaqja e cila sot në 19:00 pritet me plot entuziazëm e kërshëri nga publiku artdashës korçar. Një shfaqje e cila tregoi se di të “shkrihet” me publikun dhe të bëhet një me të, rikthehet përsëri në Korçë, këtë herë në KokoFest, si një nga pretendentët për të fituar çmimin kryesor të festivalit mbarëkombëtar të Komedisë

Read More

Burime për Kolibri.al bëjnë me dije se vajza 13 vjeçare ka deklaruar para policisë se e gjithë marrëdhënia mes saj dhe 27 vjeçarit ka qenë me dëshirë. Ajo ka shtuar se e ka gënjyer 27 vjeçarin për moshën reale dhe ai nuk kishte faj në këtë mes. Duket se kanë qenë familjarët e vajzës që e kanë denocuar në polici 27 vjeçarin pasi vajza kishte vendosur një foto profili të shoqëruar me një unazë. Nga ana tjetër, 27 vjeçari ka deklaruar para oficerëve se kishte qëllime serioze me të miturën dhe se nuk e dinte moshën reale të saj. Burimet…

Read More

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 27 vjeçar, ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Ja çfarë ka deklaruar Policia; DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunimit të një të miture. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Marjeta Larja është një aktore e mirënjohur shqiptare. E lindur dhe rritur në Pogradec, vend nga ku dhe nisi karriera e saj artistike. Ajo shprehet se është krenare që vjen nga një vend si Pogradeci dhe duket sikur bota nis dhe mbaron në Pogradec. Duke ardhur nga një qytet i bukur, të tillë e quan dhe fëmijërinë e saj. Në Akademinë e Arteve u gjend pa dashje, por kjo “pa dashje” u bë fati i saj. Roli i saj i parë në skenë ka qenë në Teatrin e Pogradecit me një komedi të Rruzhdi Pulahës, ndërsa si një aktore profesioniste…

Read More

Situata e zjarreve në Greqi ka qenë shumë problematike. Forcave të Shërbimit Zjarrfikëse të Greqisë i janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe Shërbimet Zjarrfikëse të Shqipërisë. Ka qenë vet Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ka falenderuar ekipet shtuese, ku ditën e djeshme ndërhyrja e tyre ka reduktuar flakët e zjarrit. Ja çfarë ka shkruar ai; Mirënjohje për ekipin e Forcave të Armatosura, Emergjencave Civile dhe forcat zjarrfikëse të bashkive të Korçës dhe Maliqit që me shumë profesionalizëm dhe vendosmëri janë angazhuar përgjatë këtyre 11 ditëve në operacionet e shuarjes së zjarreve në Greqi. Ndërhyrja e…

Read More

DVP Korçë/Vijojnë operacionet policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Night sales 7”. Bashkëpunëtorë për shitje të dozave të kokainës, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen një automjet që përdorej për shpërndarjen e dozave, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, 3 celularë dhe një shumë parash që dyshohet se ishte siguruar nga kjo veprimtari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vazhdën e operacioneve…

Read More

Edhe këtë vit pjesë e këtij festivali janë bërë trupat e teatrove të Tiranës, Korçës, Durrësit, Gjakovës, Prizrenit dhe Shkupit. Për drejtoren e qendrës së artit dhe kulturës Zamira Kita organizimi i një festivali si ky, me kaq vite, nuk ka qenë aspak i lehtë por falë dashamirësisë së institucioneve ja kane dalë jo vetëm për të mbajtur në skenë komedinë mbarë shqiptare por të sjellin në këtë festival edhe autorët më të mëdhenj të Komedisë botëroreAjo që është po kaq e rëndësishme është fakti se pjesa e këtij festivali çdo vit janë bërë ikonat e teatrit dhe filmit shqiptar.…

Read More

Ansambli i këngës dhe valleve i bashkisë Kolonjë ka marrë pjesë në koncertin folklorik në Kostur të Greqisë, aty ku kanë shpalosur vlerat muzikore dhe ato të valleve tradicionale kolonjare. Grupi prej më tepër se 20 artistësh ka performuar ditën e djeshme duke marrë dhe duartrokitjet e publikut artdashës kosturian, të cilët shijuan një pjesë të juglindjes së Shqipërisë. Të tilla koncerte afrojnë më tepër dy vendet fqinje, dikur të larguara e sot teksa gjejnë ura bashkëpunimi mes njëra tjetrës.

Read More

Amanda Pushani është raportuar e vdekur nga familjarët e saj të shtunën rreth orës 11:40, në Tiranë. Pas hetimeve rezultoi se vdekja nuk kishte ardhur për shkaqe natyrale. Nga autopsia ka rezultuar se 37-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të plagëve nga një mjet prerës. Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan 40-vjeçaren Marsela Pushani, motrën e viktimës e cila dyshohet se e ka plagosur për vdekje pas një konflikti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Viktima sipas dëshmive…

Read More