Author: Kolibri 4

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij këtë të hënë në mbledhjen e Asamblesë kombëtare duke thënë se nëse shikojnë pas, kanë 1001 arsye për të qenë krenarë për rrugëtimin në qeverisjen e tij. Ai tha se bukuritë natyrore të Shqipërisë, kanë qenë këtu edhe para 10 vitesh, por këtë vit sipas tij “u bë e mundur që shtypi botëror ta “bombardonte” lexuesin e tij me lajme plot simpati për Shqipërinë” Këtë vit që nga pranvera nuk ka pasur javë të mos shkruhej për Shqipërinë turistike, ata e bombarduan shtypin me lajme plot simpati për turizmin në Shqipëri. Berati,…

Read More

Ashtu si u përfol, por edhe si vet Kryetari i Partisë Sociliste Edi Rama, paralajmëroi se do të kishte ndryshime në qeverinë e re, ashtu dhe u vendos. Kjo është lista me emrat e rinj të Qeverisë Rama: Ministër i Finanacave dhe Ekonomisë – Ervin MetaMinistri për Europën dhe Punët e Jashtme – Igli HasaniMinistër i Arsimit dhe Sportit – Ogerta ManastirliuMinistri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Anila DenajMinistër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Albana KoçiuMinistër i Shtetit për Sipërmarrjen – Delina IbrahimajMinistër Shteti për Pushtetin Vendor – Arbian Mazniku

Read More

Kisha e Shën Mërisë në ishullin e Maligradit në liqenin e Prespës është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore. Kjo kishë është një atraksion turistik i rëndësishëm jo vetëm për parkun kombëtar të Prespës, por për mbarë rajonin dhe Shqipërinë. Në këtë ishull janë gjetur edhe objekte si tjegulla, kolona e kapitele që i përkasin sipas arkeologëve një kishe paleokristiane që mendohet të ketë qënë në pjesën e sipërme të liqenit. Sipër këtij ishulli ndodhen edhe rrënojat e vilës verore të car Simeonit të shekullit XI. Kisha e Shën Mërisë është një themelim i vjetër dhe ka…

Read More

Në mbyllje të seancës ka pasur sërish një debat verbal mes Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës jashtë kamerave të Kuvendit. “Je bërë qesharak”, mësohet se i është drejtuar Basha, Bardhit. ”Qesharak je bërë ti kokë e këmbë”, është përgjigjur ky i fundit. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi ishin ulur pranë njëri tjetrit në Kuvend gjatë seancës së sotme. Në nisje të seancës u vu re një komunikim i tensionuar mes dy deputetëve, të cilët deri pak kohë më parë kanë pasur marrëdhënie të ngushta mes tyre. Situata ka vijuar në një debat edhe mes kryeparlamentares dhe Bardhit për formën se…

Read More

Duket padyshim shumë e vjetër… urbanistika e fshatit Lin (Lihn) është e kolauduar shumë saktë në shekuj, artikuluar ritmikisht në mënyrë radiale ndaj perimetrit të gadishullit të Shën Kollit (sot përgjithësisht thuhet Linit).Çdo grup shtëpish ja del të përfundojë në liqen nëpërmjet një rrugice të shtruar me dhé të ngjeshur e çakëll, në fund të së cilës është gjithnjë barka e grupit përkatës.Shtëpitë, jo më shumë se dy kate, janë prej guri të punuar, të lidhur me baltë të kuqërremtë (gjë që i jep ngjyrën karakteristike gjithë fshatit) dhe të përforcuara me breza të drunjtë horizontale çdo një metër. Çatitë…

Read More

Kjo është makina (fugoni) që fëmijët dhe personat me AFTËSI NDRYSHE të qendrës Atelie u duhet të udhëtojë çdo ditë për të shkuar nga shtëpia e tyre drejt qendrës. Para se të vazhdoj, u ritheksoj, JANË PERSONA ME AFTËSI NDRYSHE, TË PAPËRGJEGJSHËM PËR VEPRIMET E TYRE. Tani, mendoni pak, një person me karrocë sesi mund të qëndrojë në këtë fugon i cili duket si traktor në ndonjë arë e jo mjet i cili transporton persona TË VEÇANTË! Nga kontaktet që kam pasur me drejtoreshën e kësaj qendre Çiljeta Cani, ka pranuar problematikën tejet të madhe për këtë mjet transporti, i…

Read More

Ledjan Zeqollari është një i ri i apasionuar pas historisë dhe arkivave. Prej vitesh Zeqollari merret me kërkime dhe studime të arkivave botërore, aty ku ai kërkon materiale historike për Shqipërinë dhe Pogradecin në veçanti. Që të merresh me kërkime dhe studime të tilla sigurisht nuk mjafton vetëm pasioni, por duhet edhe pak formim në mënyrë që të dish ku kërkon dhe çfarë kërkon. Ledjani është diplomuar në fakultetin e Histori-Filologjisë dega Gjeografi në Tiranë në vitin 2007. Prej gati një dekade ai ka ushtruar profesionin e mësuesit në dy shkolla të Pogradecit dhe aktualisht është Drejtor i Trashëgimisë Kulturore,…

Read More

Aktiviteti i tij artistik në qytet nisi në vitet 80’ të shek. XIX dhe fotografia e tij më e vjetër e dokumentuar është një pamje e fshatit Dardhë, në vitin 1890.Kontributi i tij nuk është vetëm artistik, ai gjithashtu u angazhua me aktivitete patriotike, duke qenë mbështetës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe anëtar i degës së lidhjes në Korçë. Në vitin 1899, Sulidhi fiksoi me aparatin e tij fotografik pamje të Mësonjëtores së parë Shqipe dhe të Mësonjëtores së Vashave. Në vitin 1906, ka fotografuar momente të ndryshme nga jeta e qytetit si dhe kishën e Shën Thanasit, kishën…

Read More

Amerikanët kanë sjellë në Tiranë provat e korrupsionit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. (E konfirmuar). Denoncimet që kemi bërë publikisht, unë për shërbimet estetike dhe Halit Valteri për lobim me para të pista janë konfirmuar nga agjensitë partnere të zbatimit të ligjit. Goditja penale e Ilir Metës nuk diskutohet. Është çështje ditësh. Por ka disa pikëpyetje; Nëse do goditen të dy apo vetëm njëri. A do t’a marrë përsipër Monika përgjegjësinë penale, me qëllim për të përfituar lehtësira si grua apo Ilir Meta do t’i dalë para topit të SPAK-ut si Mic Sokoli?! Nëse Ilir Meta do të përballet…

Read More

E pabesueshme, por është fakt dhe e vërtetë. Presidenti i Republikës bllokon personalisht ekipet kombëtare të futbollit, duke frenuar pa dhënë një arsye konkrete ingranazhin e plotë të procesit të dhënies së shtetësisë shqiptare për ekipet kombëtare të futbollit, duke refuzuar dhënien e 16 shtetësive shqiptare për futbollistë që janë parë, kontaktuar, dakordësuar dhe së fundmi thërritur nga stafet e ekipeve kombëtare, por që gjejnë cuditërisht ulur edhe derën e Presidentit të Republikës, për të finalizuar praktikën që nis nga institucionet e linjës, përfshirë edhe aprovimin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Mungesa e Dekreteve/it të Presidentit thjesht dhe vetëm dëmton drejtpërsëdrejti…

Read More