Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij këtë të hënë në mbledhjen e Asamblesë kombëtare duke thënë se nëse shikojnë pas, kanë 1001 arsye për të qenë krenarë për rrugëtimin në qeverisjen e tij.
Ai tha se bukuritë natyrore të Shqipërisë, kanë qenë këtu edhe para 10 vitesh, por këtë vit sipas tij “u bë e mundur që shtypi botëror ta “bombardonte” lexuesin e tij me lajme plot simpati për Shqipërinë”
Këtë vit që nga pranvera nuk ka pasur javë të mos shkruhej për Shqipërinë turistike, ata e bombarduan shtypin me lajme plot simpati për turizmin në Shqipëri. Berati, Korça dhe Gjirokastra, aty ishin edhe para 10 vitesh, por turizmi ishte mish pa kockë në pjatën e ekonomisë.
Kush do e mendonte që turizmi do lulëzonte deri në Kolonjë? ” – tha kryeministri Rama