Author: Kolibri 4

Skuadra korçare e volejbollit për femra është gati për sezonin e ri sportiv. Vitin e kaluar korçaret arritën të fitonin gjithë kupat, përveç kampionatit, i cili u rrëmbye në fund nga Tirana. Këtë vit qëllimi për Orlando Kojën është të rikthejë titullin kampion në Korçë, e për këtë ka kryer një sërë përgatitjesh intensive me lojtaret. Orlando KojaTrajner i Skënderbeut – Volejboll”Objektivat janë duke nisur nga kupat ballkanike, kupa e federatës, kampionati, kupa pavarësia, liga Gjergj Kastrioti, titulli kampion. Të arritshme, po punojmë fort, skuadra është më e kompletuar se vitin e kaluar, ku na munguan disa lojtare zëvendësuese, këtë…

Read More

Tushemishti mbetet një nga fshatrat më të kërkuar nga turistët vendas e të huaj. Pas një sezoni më turistë të shumtë në stinën e verës, Tushemishti vazhdon të jetë i kërkuar në muajin shtator e më tej nga turistët e huaj. Pandeli Llakmani është njeri nga operatorët turistikë të këtij fshati. Ai tregon se sezoni i kësaj vere ka qënë i suksesshëm ndërkohë që edhe për muajin shtator dhe në vijim ka rezervime të shumta me turistë të huaj, të cilët vijnë nga vende të BE, kryesisht gjermanë por e vende të tjera. Gjatë këtyre ditëve të para të shtatorit…

Read More

Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës” ndodhet vetëm 10 km larg qytetit të Korçës dhe 6 km larg fshatit Drenovë. Është një biokorridor shumë i rëndësishëm i faunës dhe ka një shumëllojshmëri habitatesh si: kullota natyrore subalpine e alpine, pyll ahu, pishe, bredhi, dhe lajthie. Është një zgjedhje e shkëlqyer për të kaluar fundjavën. Pjesë e kësaj eksperience fantastike është edhe vizita në monumentin natyror “Guri i Cjapit”!

Read More

MË THUAJ SI I TRAJTON NJERËZIT ME AFTËSI TË KUFIZUARA TË TË THEM Ç’JE! Mund t’ju ftoj për diçka? Le ta shndërrojmë energjinë pezmatuese të realitetit të hidhur në buzëqeshje të përligjur, duke marrë përgjegjësi, për të kontribuar me ide dhe veprime, në dobi dhe përmirësim të gjësë. Sepse ka buzëqeshje si Diell, si Hënë dhe si Afërditë, por ndoshta nuk ka buzëqeshje më të bukur se ajo e njerëzve me Aftësi Ndryshe. Falë gazetarit korçar Xhensil Shkëmbi po na pasqyrohet sot me foto, një mjet transporti i padenjë për bashkëqytetarët tanë në fjalë. Ndofta edhe Dielli dora vetë, po…

Read More

Në një mbrëmje të fillimvitit 1992, në derën e apartamentit të Dritëro Agollit (te pallati përballë MAPO-s në rrugën e Dibrës), trokiti një burrë i thinjur. Kur Dritëroi hapi derën, burri i thinjur e pyeti: -A e di kush jam unë?. Dritëroi ngriti supet. Dhe me të drejtë. Burri i thinjur kishte ikur nga Shqipëria qysh në vitin e largët 1944, kur Dritëroi kishte qenë vetëm 11 vjeç. -Jam Sali Protopapa, i tha burri i thinjur. Pas disa të dhjetash të sekondës hutimi, Dritëroi e ftoi Protopapën në shtëpi. Kur Dritëroi i ofroi raki e mish, Protopapa i tha se,…

Read More

Devoll/Goditet një tjetër rast i prerjes së kundërligjshme të pyjeve, gjatë kontrolleve për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Sekuestrohen lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe një mjet që dyshohet se shërbente për transportimin e saj. Vihet në pranga 65-vjeçari që drejtonte pa leje drejtimi, mjetin që dyshohet se e përdorte për transportimin e druve, pa dokumentacion. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë goditur një rast të prerjes së pyjeve. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi: -I. Z., 65 vjeç,…

Read More

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së, Edi Rama propozoi edhe emrat e rinj të sekretariatit të PS-së që do të miratohen ne Kongresin e ardhshëm të partisë. Ata janë si më poshtë; Sekretar Organizativ – Ardian ÇelaSekretar i Burimeve Njerëzore – Eduart NdrecaSekretare e Gruas – Evis KushiSekretar Digjital – Etjen XhafaSekretare për Marrëdhëniet me Jashtë – Romina KukoSekretar për Çështjet Zgjedhore – Eridjan Salianji

Read More

Ministria e Shëndetësisë do të ketë një tjetër figurë në krye. Në vend të Ogerta Manastirliut, e cila u vendos nga Rama në krye të Ministrisë së Arsimit, është propozuar që të vendoset Albana Koçiu. Ajo është Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike (DAP), post ky që mban prej vitit 2013. Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës. Ajo ka një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore. Në DAP, Koçiu kryeson në nivel teknik procesin e Reformës së…

Read More

Në përfundim të fjalimit në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama tha ndryshimet që do ja përcjellë Presidentit të Shqipërisë. Ja emrat e rinj të ministrave; Shkrihet Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet që drejtonte Milva Ekonomi dhe krijohet Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor që do drejtohet nga Arjan Mazniku. Nga sa më sipër vemë re se largohet nga posti i ministrit Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi.

Read More

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste tha se Shqipëria ka hyrë më një fazë të re, është ngritur në një nivel të ri. Sipas tij dy janë ato që e pohojnë këtë gjë, sezoni i jashtëzakonshëm politik dhe impakteve të organeve të drejtësisë.“Shqipëria ka hyrë më një fazë të re, është ngritur në një nivel të ri. Ka plotë arsye që e pohojnë këtë të vërteët por dy janë pohimet e kësaj. Sezoni i jashtëzakonshëm turistik i kërij viti. Dhe e dyta impakti i oragneve të drejtësisë në këtë periudhë progresi. Të kuptohemi…

Read More