Ministria e Shëndetësisë do të ketë një tjetër figurë në krye. Në vend të Ogerta Manastirliut, e cila u vendos nga Rama në krye të Ministrisë së Arsimit, është propozuar që të vendoset Albana Koçiu. Ajo është Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike (DAP), post ky që mban prej vitit 2013.
Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës. Ajo ka një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.
Në DAP, Koçiu kryeson në nivel teknik procesin e Reformës së Administratës Publike, si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.