Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Këshilltari i pavarur ironizon bashkinë e Korçës; “Furgoni i PAK duhet bërë muze”

    Korçë September 5, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    MË THUAJ SI I TRAJTON NJERËZIT ME AFTËSI TË KUFIZUARA TË TË THEM Ç’JE!

    Mund t’ju ftoj për diçka?

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Le ta shndërrojmë energjinë pezmatuese të realitetit të hidhur në buzëqeshje të përligjur, duke marrë përgjegjësi, për të kontribuar me ide dhe veprime, në dobi dhe përmirësim të gjësë. Sepse ka buzëqeshje si Diell, si Hënë dhe si Afërditë, por ndoshta nuk ka buzëqeshje më të bukur se ajo e njerëzve me Aftësi Ndryshe.

    Falë gazetarit korçar Xhensil Shkëmbi po na pasqyrohet sot me foto, një mjet transporti i padenjë për bashkëqytetarët tanë në fjalë. Ndofta edhe Dielli dora vetë, po ta shihte, do ngrinte do bëhej akull, sidomos, pasi ky rast na kujton se është vetëm njëra nga majat e ajzbergut të mbarëvajtjes sonë sociale.

    Le të mos trembemi nga këto maja ajsbergësh. Le të mos fshihemi prapa gishtit sikur të mos ekzistonin. Përkundrazi, le të jemi vigjilentë e të vëmendshëm, t’i kemi busulla udhërrëfyese të udhëtimit tonë: ky lundrim, nuk ka se sí të mos jetë i gjatë, e i mundimshëm.

    Amá, na takon ne zgjedhja, t’u japim duarve formën e lopatave kah Harmonisë dhe Buzëqeshjes, ose t’i kthejmë në vegla, për ta shtyrë tëposhtë fundit të detit, Titanikun e të përbashkëtës, për të cilën Historia na mëson se fundoset kur nuk bëzajmë, e kur nuk marrim përgjegjësi.

    Individualisht, mund të ndihemi një pikë e oqeanit, por ndërgjegjja jonë kolektive është oqeani që nuk do kishte kuptim dhe do ishte i paplotë, pa ndërgjegjjen individuale, do thoshte Nënë Tereza.

    Veprimet dhe mosveprimet individuale ditore, pra, janë burimi që basenin e të Përbashkëtës e kthen në ujëra fekalesh, në qelibar si deti Jon, apo në ujëra të ndërmjetme.

    Kur institucionet janë në këtë derexhè, e bëjnë 1 të mirë, sepse janë si plehu që ushqen bimën e re; kësi ndërgjegjjesh kanë fuqinë të kthehen në lakmuesin, që na flet troç e na thotë, se kur kapet fundi i detit, të mbetet t’u japësh këmbëve të dalësh në dritë.

    Kam shumë besim se dimë dhe duam të notojmë në ujëra të pastra!

    Jam plot besim se dimë dhe duam të dalim në dritë!

    Le ta bëjmë për muzé këtë furgon!

    (c) L.P. 04/09/2023

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Historia unike dhe e panjohur e 3 korçarëve që i mbijetuan katastrofës të Titanikut

    July 28, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.