Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. F., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Dishnicë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, Korçë.
Për pasojë u dëmtuan lehtë dy pasagjere të automjetit tip “Benz”, shtetaset M. B., 45 vjeçe dhe E. B., 28 vjeçe, banuese në Korçë. Pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se shtetasi V. F. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.