Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Fjalë zemre për Kampionin e mundjes, Virxhil Maçolli

    Opinion September 1, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dy fjalë, për legjendën e këngës dhe sportit pogradecar, Virxhil Maçolli.

    Për të gjithë ata që nuk e njohin, ky është idhulli i mundjes pogradecare i viteve 70 -80 Virxhil Maçolli.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Apo i fansave të muzikës folklorike pogradecare.
    Nga ta nis më parë, që të shkruaj për ty miku im i shtrenjtë.

    Të rrallë burrat dhe miqtë si ty. Ishte viti i largët 1972, në këndin e lojrave të qytetit të Pogradecit zhvillohej kampionati kombëtar i mundjes klasike.

    Unë isha në klasën e parë fillore dhe im atë më mori të shikonim kampionatin e mundjes. Kurrë në jetë s’kisha qenë më parë në një eveniment të tillë.
    Stadiumi plot. Në arritëm pak me vonesë kur kishin filluar ndeshjet.
    Në momentin që vajtëm, ndeshej mundësi pogradecar, Xhili Maçolli, me kampionin e Shqipërisë.

    Xhili ishte në pozicion shumë të vështirë.
    Ndërkohë, ngrihet një burrë nga shkallët e stadiumit që thërret me sa kishte fuqi.
    Xhiliiii, mos e turpëro Mokrën! Dëgjon!
    Mos më turpëro! (Ishte i jati ,Thanas Maćolli.)

    Kaq ju desh Xhilit kur dëgjoi zërin e të atit.
    U ngrit në urë dhe e ktheu përmbys kundërshtarin dhe e vuri “Tuç”.
    Gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe brohoriste emrin e tij Xhili, Xhili, Xhili…
    Ndërsa i ati, nxorri kutinë e duhanit dhe me lot në sy, drodhi një duhan e ndezi dhe qeshte me lot shpirti.

    Sa krenar u ndjeva dhe unë isha dëshmimtar i gjallë i atij emocioni që ndodh njëherë në jetë.
    Vitet kalonin dhe unë isha i rritur.

    Në qytet kshte atmosferë festive. Zhvilloheshin takimet e festivaleve folkorike të ndërmarrjeve dhe fshatrave.

    Unë kam qenë shumë i apasionuar pas këngëve popullore.
    Por kur të kam dëgjuar ty miku im, thjesht kam mbetur pa fjalë. Ti nuk këndoje. Ti e qaje me lot shpirti këngën popullore.
    Dhe unë isha i dashuruar me shpirt pas zërit tënd. Ti ishe dhe mbetesh legjendë e muzikës popullore pogradecare.

    Ti je zëri dhe shpirti i brishtë dhe i pastër i mokrarit të ndershëm.
    Nuk kanë fund bëmat e tua dhe s’ka si ndodhë ndryshe.

    I lindur nga një familje e ndershme mokrare, fisnike dhe patriotike, me një baba patriot Thanas Maçollin…dhe 100% i ndershëm, mikpritës, atdhedashës, njeri në plot kuptimin e fjalës. Ai, të dha gjithçka pozitive nga vetja e tij. Ishte një ndër burrat më të ndjerë të kohës.

    Një nënë zonjë që diti t’ju rriti dhe edukojë si rrallë kush. Ty miku im Xhili,…Nestin vëllain tënd të mençur, poet, profesor e këngëtar,…piktorin e telentuar…
    Po cilin të mburr sonte unë më parë?

    Të dy jeni yje të të njëjtit kostelacion yjesh. Po Linën motrën tuaj fisnike, të dashur, të ndershme e puntore.?Aktoren, këngëtaren dhe gruan fisnike që rrallë kund e ndesh….
    Po për ju, as një natë dimri s’mjafton.

    Ju keni qenë familjarisht dhe do mbeteni krenaria e qytetit tonë.
    Po mua do më pëlqente t’ju quaja familja emblemë e mirësisë mokrare.

    I dashur Xhili.

    Ti mjeshtri hidraulik duar artë, e i pa përtuar.
    Ti qytetari i nderit të qytetit tonë, që të përpiu sëmundja e kurbetit, si të gjithë njerëzit e aftë që vendi jonë s’diti t’i mbajë dot.

    Ti sot jeton në Amerikë, por ëndërrat i sheh me bregun e gjolit, me sofrat e kupat plot me dollinë mokrare, rri e loton për mallin e pafund për vendlindjen që s’të shuhet kurrë.
    Bromp miku im i artë. Këtë gotë e ngre për ty dhe familjen tënde të shkëlqyer.
    Shëndet e nder të keni.
    Të dytën shpi nder e vllazëri, sa frymë të kini.
    E treta… Si nga Mokra.
    Flamuri rroftë e valoftë, e në duart e shqiptarit qëndroftë.
    Bram vëlla. Me fund dhe faleminderit për emocionet që më fale o njeriu legjendë i brezit tonë. Paç bekime sa te kesh frymë…
    Bramp!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Në Qilarin e Verës “Naço”, një kantinë artizanale e denjë për muze

    September 26, 2023

    Arjan Jaupllari, njeriu i ndereve të njerëzve të thjeshtë – PS e vendos në listë

    March 14, 2025

    Kush ishin motrat Qirjazi që hapën “Shkollë e Vashave” në Korçë  

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.