Papunësia, varfëria po i çon njerëxit në vepra penale mjaft të rëndomta. Policia njoftoi se ka arrestuar një 31 vjeçar i cili në bashkëpumim me një 17 vjeçar kanë vjedhur produkte bujqësore në Devoll.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 31 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, të dy banues në fshatin Çipan, Devoll, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur një sasi prodhimesh bujqësore, në parcelën e një 61-vjeçari.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ç., gjetën sasinë e prodhimeve bujqësore, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.