Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Maliqi përballë Tomorrit: Ndeshje vendimtare në shtëpi për qetësi dhe ngjitje në renditje

    December 12, 2025

    Korçë/ Procedime penale, sekuestrim drush dhe dy të moshuar të humbur në Devoll e Maliq

    December 12, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kovaçi që i jep jetë metalit në pazarin e Korçës

    Korçë August 26, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pëllumb Kovaçi, 68-vjeçar nga Korça.Teksa afrohesh në krye të pazarit të Korçës – në pjesën juglindore të Shqipërisë – dëgjon zhurmën që bën çekani i Pëllumb Kovaçit mbi metal.

    “Për mua kjo punë është art. Merr një copë metali dhe e shndërron në një vegël që i shërben njeriut. Më duket sikur i jap jetë asaj cope metali”, thotë kovaçi 68-vjeçar.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Këtë punë e nisi që kur ishte dhjetë vjeç, duke parë fillimisht gjyshin dhe babanë e tij, e pastaj edhe duke i ndihmuar ata.

    “Stërgjyshi ka punuar flori, edhe gjyshi e babai po ashtu…”

    Pëllumb Kovaçi

    Meqë e kishin zanat të trashëguar nga brezi në brez, ai tregon se edhe mbiemri i familjes u mbeti prej tij: Kovaçi.

    “Shtëpia ime dykatëshe ku kam edhe punishten, është ndërtuar që në vitin 1920. Në atë kohë – siç më kanë treguar – mori flakë kovaçhana jonë dhe gjithçka u shkatërrua. Dhe, paraardhësit e mi e ndërtuan ja kështu siç është sot”, rrëfen Kovaçi për Radion Evropa e Lirë.

    “Stërgjyshi ka punuar flori, edhe gjyshi e babai po ashtu, ndërsa unë punoj me lloj-lloj metali”, thotë ai.

    Dikur, këtë punë e kishte burim fitimi. Sot nuk është e tillë, por nuk heq dorë prej saj.

    “Dal që herët në mëngjes dhe këtu më gjen deri në mbrëmje. Madje, kur vjen darka, them me vete: si do ta mbyll dhe të ik? Nuk është se kam ndonjë fitim. Dita nuk më shkon më shumë se 200-300 lekë, por nuk rri dot pa e bërë këtë punë, do ta vazhdoj sa të kem frymë”, shprehet Kovaçi.

    Sëpata – vegla që kërkohet më shumë

    Ai kujton se punishtja e familjes së tij dikur kishte shumë punë. Ishin kryesisht banorë të fshatrave përreth që kërkonin të bënin vegla bujqësore. Tani thotë se ka më shumë kërkesa për të riparuar sesa për të prodhuar një vegël.

    “Sëpata është vegla që kërkohet më së shumti. Dihet që në Korçë për ngrohje përdoret kryesisht druri, ndaj u duhet sëpata”.“Unë bëj sëpata edhe për alpinistë, për t’u ngjitur në male. Bëj gërshërë për të prerë llamarina, apo gërshërë të tjera për qethjen e bagëtive, disa mjete prerëse të veçanta… Ka për të prerë degët e pishave që dëmtohen, për të prerë gjethet e panxharit që kultivohet në disa fshatra… çfarë të më kërkojnë, unë i sajoj”, thotë mjeshtri i metalit.

    Trishtim që nuk po e trashëgon zanatinAjo që e mundon, është fakti që këtë zanat të trashëguar ndër breza në fisin e tij, nuk arriti t’ua mësojë djemve të tij.

    “U ringjall pazari i vjetër i Korçës, u tentua të ngjallet tradita, por nuk ka zanatçinj. Nuk është zanat që të pasuron, nuk i tërheq të rinjtë. Unë nuk rri dot pa punuar me çdo copë metali, i vë edhe inicialet e mia si vulë të punës që bëj dhe ndjej kënaqësi. Mirëpo, djemtë kanë profesione të tjera, nuk e duan kovaçin, edhe nuk u leverdis”, thotë ai.

    Kur e pyet nëse ka pasur ndonjë mbështetje nga institucionet e Shqipërisë, ngre supet.

    “Nuk di unë nga këto, unë as kam kërkuar, as kam marrë gjë. Kam atë që më kanë lënë të parët. Kam pajisje plot, vegla plot, vullnet për të punuar, më mban gjallë kjo punë, kaq di unë”.

    Artizanati në Shqipëri ka qenë shumë i zhvilluar para viteve ’90, ndërsa sot disa zanate, si përpunimi i metalit, zdrukthëtaria, këpucaria, punimi i thuprës, poçaria etj. janë thuajse drejt zhdukjes.

    Kjo, për shkak se produktet që prodhohen, nuk kërkohen shumë prej qytetarëve. Njëkohësisht mungon edhe mbështetja për t’i ruajtur dhe trashëguar si traditë.

    Në vitin 2012, Ministria e Kulturës e Shqipërisë hartoi një projektligj për artizanatin, për t’i mbrojtur artizanët që prodhonin produkte me dorë, përballë tregtarëve të produkteve industriale, të prodhuara në Kinë ose Turqi. Nisma, megjithatë, nuk u finalizua në ligj.Katër vjet më vonë, më 2016, u miratua Ligji për zejtarinë, mbi bazën e të cilit u ngrit Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në Shqipëri.

    Një studim i shoqatës joqeveritare për të drejtat e njeriut në këtë vend, “Together for life”, tregon se edhe pas miratimit të këtij ligji, gjërat kanë ndryshuar shumë pak në sektorin e artizanatit dhe se informaliteti është në nivele të larta: mbi 50% e subjekteve nuk janë të regjistruara.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Korçë/ Procedime penale, sekuestrim drush dhe dy të moshuar të humbur në Devoll e Maliq

    December 12, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025

    Pogradeci zyrtarisht me stacion të ri dhe modern zjarrfikësish, investim i projektit ndërkombëtar për emergjencat

    December 11, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Maliqi përballë Tomorrit: Ndeshje vendimtare në shtëpi për qetësi dhe ngjitje në renditje

    December 12, 2025

    Korçë/ Procedime penale, sekuestrim drush dhe dy të moshuar të humbur në Devoll e Maliq

    December 12, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025

    Moti sot në Qarkun e Korçës: Mjegull në mëngjes, kthjellime dhe diell dimëror gjatë ditës

    December 12, 2025

    Dy raste të goditura nga DVKM Korçë: Kontrabandë kafeje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

    December 11, 2025

    Pogradeci zyrtarisht me stacion të ri dhe modern zjarrfikësish, investim i projektit ndërkombëtar për emergjencat

    December 11, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025

    Pogradeci zyrtarisht me stacion të ri dhe modern zjarrfikësish, investim i projektit ndërkombëtar për emergjencat

    December 11, 2025

    Festa e Verës dhe Gështenjës në Pogradec – Dy mbrëmje plot atmosferë dhe traditë

    December 11, 2025
    Më të klikuarat

    Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, çelin sezonin e pyllëzimeve 2026

    December 7, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025

    Korçë – Policia referon disa procedime penale për ngjarje të ndryshme në qark

    December 9, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.