Pre e vjedhjeve kanë rënë dhe objektet e kultit. Është vjedhur një shumë parash në tyrben e fshatit Starje të Kolonjës. Policia po punon për kapjen e autorëve.
Ja çfarë deklaron Policia;
Më datë 22.08.2023, gjatë natës, në fshatin Starje, Kolonjë, në një objekt kulti (tyrbe), është vjedhur nga arka, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.