Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka falënderuar shtetin shqiptar për ndihmën e dhënë në përballimin e situatës nga zjarret.“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri”, shkroi Mitostakis në një postim në Twitter
Më shumë se 50 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare janë nisur pasditen e së mërkurës në ndihmë Greqisë.