Author: Kolibri 4

Prej sot, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi kontrolli i përbashkët në Pikat Kufitare. Vetë Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dimitar Kovaçevski inspektuan Pikën Kufitare të Qafë Thanës ku u prezantua nisma “One stop shop” mes dy vendeve respektive. “Hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara”, shkruan Rama. Vendimi për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Qafë-Thanë u miratua në mbledhjen e dy qeverive…

Read More

Situatë e vështirë në tokën e disa fermerëve të fshatit Sheqeras, përveç kashtës, digjet 6 dynym jonxhe në pronësi Dorina Hysaj dhe një parcelë me kumbulla. Kjo situatë është e përsëritur, pasi u dogjën afro 7 hektarë grurë në tokën e Ahmet Elsakka. Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe grupet e emergjencave janë në terren për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit në mënyrë që mos vijojë përhapja në parcelat e tjera. Deri tani nuk ka asnjë person të identifikuar për këto zjarre të cilat dyshohen se janë të qëllimshme.

Read More

Në një artikull të fundit shkencor, përmes përdorimit të metodave të sofistikuara, studiohet origjina e gjuhëve indo-evropiane, përfshirë gjuhën shqipen së bashku me armenishten dhe greqishten. Nga të dhënat e e publikuara vërtetohet se shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane që flitet ende. Për më tepër, kërkimet e kryera kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmojnë lashtësinë dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe. Studiuesit kanë kryer edhe studime të ADN-së dhe kanë verifikuar se popullsia shqiptare është autoktone dhe shumë e lashtë në këto troje. Të dy studimet janë plotësuese dhe përforcojnë njëra-tjetrën, duke vërtetuar përfundimisht shkencërisht se si…

Read More

Një ditë pas fitores së zgjedhjeve në Partinë Demokratike, kreu i saj Lulzim Basha ka nisur një axhendë intensive takimesh, ku më kryesoret janë mbledhja e dy prej forumeve më të rëndësishme të PD-së, Kryesia dhe Kolegji i Kryetarëve. Kryetari i PD-së i propozoi Kryesisë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 2 shtator. Axhenda e Kuvendit Kombëtar do të ketë:

Read More

Artan Grubi në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar se nga dita e hënë, me 31 korrik, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona. Grudi ka shkruar në Facebook se bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh. Pritet…

Read More

Ndërkohë që jemi në kulmin e sezonit turistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, nga ku kërkoi shërbim të shpejtë dhe me mirësjellje ndaj qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufirit. “Dua t’ju falënderoj për punën, edhe për shkak të fluksit që do të kemi në ditët në vijim do të kërkohet të punohet edhe me më shumë sportele, edhe me më shumë intensitet pa prekur aspak cilësinë e verifikimit të dokumentacionit të gjithë personave që hyjnë apo dalin sepse është shumë e rëndësishme që pikat e kontrollit kufitar të…

Read More

Në qytetin e Pogradecit, në fshatin Bishincë ka ndodhur një sherr midis disa personave për parkimin e makinës. DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 5 persona Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për 5 persona; A. L., 38 vjeç; B. G., 25 vjeç; E. K., 23 vjeç; A. T., 27 vjeç banues në Tiranë pasi në fshatin Bishnicë, gjatë një konflikti dyshohet se kanë goditur me grushte një 49-vjeçar. Gjithashtu filloi procedimi penal edhe për shtetasin G. E., 21 vjeç, banues në fshatin Bishnicë (djali i 49-vjeçarit) pasi…

Read More

Ditën e sotme në qytetin e Ersekës një person ka tentuar t’i largohet Policisë, ai nuk qëndroi dhe u largua me shpejtësi. Pasi kapet, konstatohet se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Edhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi duke drejtuar automjetin, në qytetin e Ersekës, nuk i është bindur shenjës së punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi…

Read More

Ylli Lumani dhe Eugent Bushpepa janë dy artistët e parë që prezantohen si BIG ARTIST prezent në Festën e Birrës. Nga data 16-20 Gusht, Korça do të jetë kryeqendra e festës në Shqipëri, ku mijëra turistë dhe emigrantë nga jashtë prekin nga afër gjithë emocionet. Ylli Lumani me zërin e tij të ngrohtë dhe këngët hit e nga ana tjetër më i miri në Shqipëri për rock dhe metal, Eugent Bushpepa janë dy artistët e parë që premtojnë shumë në festën që ben bashkë gjithë shqiptarët. Mos harroni, 16-20 Gusht, në Korçë!

Read More

Nouhaila Benzina ka shkruar historinë. Ajo është bërë futbollistja e parë në Kupën e Botës për femra që ka zbritur në fushë me hixhab. Mbrojtësja e Marokut bëri paraqitjen e saj të parë në turne ndaj Koresë së Jugut, ku për pak sa nuk shënoi nga një goditje fantastike, por topi nuk përfundoi në rrjetë. Megjithatë, përtej lojës së saj, ajo ia doli që të gjithë të flisnin për të.

Read More