Author: Kolibri 4

Atletika korçare është kulmi i cilësisë së sporteve shqiptare, për atë sepse nuk është thjesht nivel kombëtar por Europian dhe me shumë se kaq. Për të shkuar në këto nivele të larta europiane një trajner si Piro Kasati i janë dashur shumë vite studimi, sepse ishte i pari dhe i vetmi i pistës shqiptare që ka kuptuar se atletika është shkencë, sigurisht, jo ekzakte. Mbi këtë bazë është i pari dhe i vetmi i fundvitit 1980 që ka kuptuar se për të shkuar në majën e atletikës kërkohet një bashkëpunim sport dhe mjekësi, për të shkuar këtu ka ndërtuar shumë…

Read More

Dy ditë më parë aktori dhe regjisori Genc Fuga pësoi një goditje në tru. Në një situatë të tillë bashkëshortja e tij Eni Jani ju drejtua qytetarëve me një apel për ndihmë për pagesën e operacionit që duhet të kryente. Pagesa u sigurua brenda pak orësh me kontributin e qytetarëve të shumtë por edhe figurave publike. Por sa kontribut dhanë personazhet e njohur për Genc Fugën? Ja disa prej tyre;

Read More

Ervis Martinaj është i zhdukur prej gushtit të kaluar por SPAK pak ditë më pari e shpalli sërish në kërkim për dosjen “Metamorfoza”. Gazetari Ferdinand Dervishaj hodhi dritë mbi një tjetër skenar të zhdukjes së tij. Ai foli për një kurth që e futën rivalët. Sipas tij, rivalët u mblodhën, lidhën në një karrige dhe për ta bërë skenën të besueshme e gjakosën një nga njerëzit që Martinaj kërkonte. Më pas i dërguan videon dhe i thanë nëse e donte kokën e tij të vinte ta merrte. “Këtë po kërkon ti? Hajde merre se e kemi kapur ne” tregoi gazetari…

Read More

Koço Dinella është padyshim një nga emrat më të mëdhenj të futbollit korçar dhe atij shqiptar. Futbollist i cili për sa ishte pjesë e Skënderbeut dhe ekipit tonë kombëtar ishte padyshim një nga më të mirët në fushën e lojës. Koço Dinella do ta fillonte shpejt lojën e futbollit dhe do të largohej nga fusha atëherë kur nuk ishte me shumë se 27 vjeç. Edhe për atë sepse ndoshta krejt ndryshe nga të tjerët donte t’i varte dorezat e portierit në gozhdë kur ishte në kulmin e përfaqësimit me Skënderbeun dhe ekipin kombëtar. Dinella është padyshim futbollisti më kontribuues i…

Read More

Guri i Kamjes është një nga monumentet më të veçanta natyrore të Bashkisë së Pogradecit. Eshtë gur i cili ngrihet midis Gorës dhe Mokrës së Sipërme, duke marrë pamjen e një vapori që lundron mbi një “Det të blertë” per vetë faktin se e gjithe zona përreth është e mbuluar nga gjelbërimi dhe pemët e ndryshme. Guri i Kamjes ka përmasa 100m i gjatë, i gjerë 80m, i lartë 70m dhe ndodhet 1461m mbi nivelin e detit. Forma e tij vjen nga skalitja dhe modelimi i vazhdueshëm nga erozioni dhe era. Për të shkuar në Gurin e Kamjes është pak…

Read More

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe me ferra dhe barishte në zonën e Gurit të Kuq në Pogradec pranë stacionit të trenit. Zjarri që dyshohet të jetë i qëllimshëm është arritur të vendoset në izolim dhe të fiket nga zjarrfikësit e Pogradecit që ndërhyjnë në kohën e duhur pasi përhapja e tij rrezikonte banesat pranë.

Read More

Banorët e fshatit Udënisht në Pogradec kanë sërish probleme me ujin e pijshëm edhe pse ujësjellësi është ndërtuar nga e para. Në rubinetë uji vjen i ndotur, ndaj banorët detyrohen ta mbushin në burime të largëta ose ta blejnë. Edhe pse investimet në sektorin e ujësjellës/kanalizimeve në Udënisht të Pogradecit kanë muaj që kanë përfunduar, banorët e këtij fshati kanë ende probleme sa i përket ujit të pijshëm. Ata thonë se uji që del në rubinetet e tyre është i ndotur dhe mban erë, ndërsa kanë gjetur zgjidhje alternative. “Nuk ka. Në burim ka. 2-3 orë larg. Nuk pihet. Ai…

Read More

Deputetja e parlamentit grek Perka ka takuar kryebashkiakun Filo, i cili e ka postuar dhe fotografitë me një nga deputetet me aktive të Greqisë. Ky është postimi i tij në Facebook Me shumë kënaqësi pritëm në bashki vizitën e Deputetes së Follorinës në parlamentin grek, Theopisti Perka. Pjesë e bisedimeve të këtij takimi ishin bashkëpunimet e ndryshme mes dy vendeve në fushën e turizmit, kulturës dhe ekonomisë.

Read More

Pika e përbashkët doganore në Qafë-Thanë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi. “Një ndalesë, një kontroll” do të ‘heqë’ kufijtë mes dy vendeve duke lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Kryeministri i RMV, Dimitar Kovacevski mbajti një fjalim ku shpjegoi se në çfarë do të konsistojë ky program dhe cilat janë pikat e forta të tij. Kovacevski u shpreh se veç kësaj, do të ndërtohet edhe Korridori 8 brenda 5 vitesh duke mundësuar infrastrukturën më të mirë në Ballkan. Sipas tij, në këtë të fundit, nuk është e nevojshm të ketë kufij. Dimitar Kovacevski: Sot jemi këtu…

Read More