Author: Kolibri 4
Një aksident i frikëshëm ka ndodhur në aksin Rrugor Korçë-Maliq pranë fshatit Libonik. Një mjet i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mjaft të lartë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Aksidenti ka përfunduar me plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe dëme të shumta materiale. Policia mbrriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që drejtuesi i mjetit të ketë konsumuar alkool, por hetime do zbardhin dinamikën. Drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës. Maliq/Informacion paraprak Më datë 02.08.2023, rreth orës 14:20,…
Dita e Ashures mblodhi në Korçë me qindra besimtarë ku i pranishëm ishte edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve. Në fjalën e tij në Teqenë e Turanit, Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj ndau mesazhe paqe dhe bashkimi për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Pas ceremonisë në Tiranë të Festës së Ashures, ku u kujtua ngjarja tragjike të 72 të rënëve në betejën e Qerbelasë, festimet vijuan edhe në Korçë në Teqenë historike të Turanit. Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ofroi një pritje tradicionale ku shprehu mesazhin e tij për sa më shumë paqe dhe harmoni për të gjithë…
Ditën e sotme Polocia e Korçës ka arrestuar 4 drejtues mjeti, të cilët drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur dhr pa targa. Ja njoftimi i DVP Korçë; DVP Korçë/Drejtonin automjetin në mënyrë të parregullt, vihen në pranga 4 shtetas. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasit: Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Qeveria ka miratuar një fond për mbulimin e shpenzimeve spitalore të aktorit Genc Fuga. Qeveria ka akorduar një fond me vlerë 2 milionë lekë të rinj. Aktori i njohur është në gjendje të vështirë shëndetësore pasi pësoi një goditje në tru. Lajmin e dha bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani. Ajo kërkoi një kontribut për të mbledhur shumën prej 19 mijë euro që duheshin për operacionin e tij. Thirrjes së saj i janë përgjigjur me qindra shqiptarë që kanë kontribuuar përmes platformës gofundme.
Më shumë se 800 banorë të fshatit Shëngjergj në Bashkinë e Maliqit ngrejnë alarmin e ndotjes së ujit të pijshëm. Ata shkojnë më tej kur thonë se uji jovetëm që nuk bën për të pirë, por as për tu larë. Në rubinetat e tyre uji vjen me përbërje dheu deri edhe te krimbat, kjo ka bërë që edhe pajisjet elektroshtëpiake të tyre të prishen. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë, por përsëritja vit pas viti e bën situatën alarmante. Detyrohen ta kullojnë ujin me napa dhe bluza për të hequr dherat dhe ta përdorin…
300 punonjës të administratës publike do të përfitojnë brenda 6 mujorit të dytë të vitit 2023 kredi të lehtësuara. Punonjësit e administratës publike përfitues do të përfitojnë kredi me interes 0%. Këshilli Ministrave, nëpërmjet një vendimi që ka marrë të martën fuqi ligjore, pasi ka përcaktuar kuotën, ka bërë edhe ndarjen sipas kategorive që do të jenë përfituesit e parë. Mjekët e sistemit shëndetësor publik, punonjësit e Policisë së Shtetit si dhe ushtarakët e Forcave të Armatosura hyn në grupin e 300 kuotave të para që përfitojnë kredi me kushte lehtësuese. “Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për…
Për 25 vite doktor Niko Kolamovski ka jetuar jashtë Shqipërisë, por së fundmi ai ka vendosur të kthehet në origjinë, për të punuar në bashkinë minoritare të Pustecit. Dëshira për të shërbyer njerëzve të kësaj zone dhe dashuria për atdheun, por edhe përmirësimi i kushteve të punës bëri që ai pas dy dekadave të kthehet për të ushtruar profesionin e tij. “25 vite kam qenë jashtë shtetit, u riktheva sepse u përmirësuan kushtet e punës, dhe mendova që me mire është te jem ne vendin tim e t’u shërbej njerëzve të mi. Jo, nuk jam penduar. E ndiej veten mirë…
Këtë të martë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat në qarkun e Korçës, ku ka deklaruar se duhet të jenë gati për t’u përballur me qeverinë në nivel lokal dhe qendror. Sipas Bashës, kjo është një qeveri e korruptuar dhe këtë e tregon qartë afera e inceneratorëve. “Rruga e mirëqenies për Shqipërinë dhe shqiptarët do të hapet plotësisht kur të marrë fund përgjithmonë pandëshkueshmëria në nivelet më të larta dhe pastrimi i politikës nga cilido që ka shpërdoruar besimin e qytetarëve për të pasuruar veten dhe klientelën e tij”, shkruan Basha.
Disa ditë më parë Kolibri.al ngriti problematikën e braktisjes së fshatit Lavdar në Bashkinë e Korçës. Braktisje e cila ndodhe prej vitesh pasi banorët kanë vujatur mungesën e shërbimeve elementare, por që më kryesorja është infrastruktura rrugore e cila ndër vite nuk arrin dot të marrë një investim të qenë për të lehësuar lëvizjen e banorëve drejt Korçës. Reagimi në rrjet ishte i lartë dhe sigurisht nuk kishte se si të mos binte në veshin e Bashkisë Korçë. Sot në profilin e tij Kryebashkiaku Sotiraq Filo publikoi nisjen e punimeve për rehabilitimin e rrugës së Lavdarit, një punë pozitivie për…
Rruga Maliq-Lozhan/ Ndal puna Gati 1 vit nga nisja e punimeve në aksin rrugor Maliq-Lozhan i cili u trumbetua me të madhe se do të punohej intesivisht për ta mbaruar puna ka ndaluar. Mjetet e rënda nuk punojnë më dhe tek tuk sheh ndonjë puntor të vijë vërdallë. Nëse pyet dikë aty për arsyen e ndalimit të punimeve të gjithë ngrejnë supet dhe nuk kthejnë përgjigje.Kjo rrugë e cila ndezi dritën e shpresës për qindra familjë që jetojnë në këtë zonë të Bashkisë Maliq duket se nuk do arrihet që këtë dimër që vjen të jetë lehtësuese për familjet që…

