Author: Kolibri 4

Futbollisti pogradecar, Endri Çekiçi duket se ka zgjedhur se ku do të vijojë karrierën e tij. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është pranë firmës me Rizesporin, ashtu siç u raportua edhe më parë, pogradecari nuk do të lëvizë nga kampionati turk. Skuadra e cila sapo është ngjitur në Superligë ka arritur një marrëveshje me lojtarin. Pasi kanë biseduar për kushtet, ofertën dhe kontratën, Rizespori i ka lënë në dorë Endrit që të vendosë, por siç raportohet së fundmi nga “Karadenizgazete.com”, zyrtarizimi mund të bëhet brenda dy ditësh, pasi lojtari 26-vjeçar i Kombëtares ka vendosur që të firmosë me Rizesporin. Deri tani,…

Read More

Sezoni veror, fluksi i turistëve dhe vizitorëve ka vënë në punë edhe monumentet e trashëgimisë kulturore në Korçë. Për hir të të vërtetës këto site janë ndër më të vizituarat nga të huajt në këtë periudhë të vitit dhe me qëllim ruajtjen e tyre dhe krijimin e abienteve të përshtatshme për t’u vizituar nuk mungon ndërhyrja në këto objekte. Ende nuk ka dhëna mbi numrin e vizitorëve deri tani, por informacionet paraprake flasin për fluks të lartë. Gjatë muajit korrik, DRTK Korçë ka realizuar kontrolle dhe ndërhyrje të mirëmbjatjes rutinë dhe punës së përditshme të ekipit të mirambjatjes, si zëvendësim…

Read More

Luljeta Preza ! 32 vjeç. Me një jetë të tmerrshme. E vetmja pasuri e saj , trupi. Që ja blinin poshtë urës së Dajlanit burrat e orëve të vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge. Një copë kartoni ishte streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyrëve që muajt e fundit po e linin. Lëvizte këmba doras së fundmi, më shumë zvarritej se sa ngulte kembët. Thoshte që e kishin përplasur me makinë. Nuk shkoi kurrë në spital. Njëherë vodhi portofolin e njërit prej klientëve, u bë zhurmë e madhe. Të gjithë e shfrytëzuan, jo…

Read More

Pas lajmit të dhënë një ditë më parë lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në fshatin Shën Gjergj të bashkisë së Maliqit, ka reaguar drejtoria e ujësjellës kanalizimeve të rajonit të Korçës. Drejtori i kësaj drejtorie Petrit Tare ka bërë me dije se ditën e sotme ka patur një furnizim me ujë të banorëve të këtij fshati nga ora 07:00-11:00, me 150m³ ujë që është i mjaftueshëm për 24 orë furnizim. Gjithnjë sipas titullarit të kësaj ndërmarrje, sasia prej 150m3 në ditë është e mjaftueshme për të plotësuar gjithë nevojat e banorëve për ujë të pijshëm, por sigurisht që…

Read More

Në qytetin e Bilishtit ka ndodhur një aksident ku drejtuesi i mjetit ka përplasur këmbësoren 7 vjeçare. Vajza e plagosur është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e duhur. Devoll/Informacion paraprak Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Rritet numri i hyrje daljeve në PKK Qafë Thanë. Vetëm gjatë 3 ditëve të fundit nga Maqedonia drejt vendit tonë kanë hyrë e kanë dalë rreth 28 900 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Numri më i madh i shtetasve të hyrë nga vendi fqinjë drejt vendit tonë janë shqiptarë të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut por edhe shtetas të vendeve të Evropës Lindore të cilët kalojnë pushimet në bregdetin tonë. Siç ka të tjerë të cilët kalojnë tranzit për në vendet e BE. Burime zyrtare thanë se gjatë këtyre 3 ditëve të para të gushtit nga Maqedonia drejt Shqipërisë…

Read More

OSHEE Korçë njofton abonentët në zonën e Devollit se do të ketë kufizime të enrgjisë elektrike më datën 4 gusht 2023. Ja njoftimi Njoftim për abonentët #KorçëStakim, 4 gusht Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datë. 4 gusht, gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 ,do te kryhen punime në NST Vranisht. Pa energji do të mbeten këto zona në Korçë Pjesërisht: Progër, Pojan, Hoçisht, Vranisht, Stropan, Baban.

Read More

Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 07:14 në Pogradec. Sipas IGJEUM mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 ballë të shkallës rihter dhe epiqendra ka qenë 14 km nga qyteti i Pogradecit, ndërsa thellësia e saj ka qenë 6 km. Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë dhe Korçën. Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar apo dhe dëme materiale. Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët, sidomos tek ata që banojnë në katet e sipërme të pallateve.

Read More

Kolibri.al sjell në shqip rrëfimin e mendjes pas ChatGPT, 34-vjeçares nga Vlora që jeton ne San Francisco dhe drejton OpenAl. Në një intervistë për Emily Chang, Mira Murati flet për start up-in e saj, por edhe për AI në përgjithësi. A është magji apo algoritëm? A do na shpëtojë apo shkatërrojë? Përgjigjet i gjen në video! https://youtu.be/OwkglQmLV-Q

Read More