Author: Kolibri 4
Ishte e martë ajo ditë, ora 19.30, kur u nda nga jeta gjiganti i skenës së humorit, Aleko Prodani. Vdekja ndodhi krejt papritur, gjatë kohës që po bëheshin provat gjenerale të komedisë “Tre gra për një burrë” të komediografit të njohur Italian Dario Fo. Ndarja nga jeta e aktorit të talentuar u përjetua me dhimbje nga spektatorët e shumtë që ishin duke ndjekur komedinë, ku roli kryesor luhej nga vetë Prodani, aktori më i dashur i tyre. Prodani vdiq para syve të spektatorit, 30 minuta më pas nga fillimi shfaqjes, kur gjithë qytetarët e Korçës po ndiqnin me vëmendje të…
Ditë më parë bashkia e Korçës nxorri njoftimin se do të bëhej Festa e Lakrorit më datë 5 gusht. Por nisur nga kushtet meterologjike kjo datë u spostua për më datën 12 gusht. Ja njoftimi që ka nxjerrë Sotiraq Filo në facebook; NJOFTIM Për shkak të reshjeve të shiut, të cilat do të përfshijnë të gjithë territorin e Shqipërisë ditën e nesërme, Festa e Lakrorit e planifikuar për datën 5 gusht, do të zhvendoset të shtunën e ardhshme më datë 12 Gusht.
Pas barazimit 2-2 me Elbasanin ditën e djeshme, Skënderbeu ka zbritur ditën e djeshme sërish në fushë teksa ka luajtur një tjetër miqësore, këtë herë ndaj Pogradecit fqinj. Korçarët e kanë fituar ndeshjen e djeshme të luajtur në aneksin e stadiumit me rezultatin 2-0. Kosta Vangjeli dhe Rei Pecani ishin autorët e golave në këtë fitore.Vlen të përmendet fakti se për Skënderbeun u aktivizuan futbollistët që dje nuk ishin në testin që skuadra zhvilloi ndaj Elbasanit. Gjithsesi paraqitja e ekipit ishte e mirë dhe trajneri Gvozdenovic mori sinjale të mira edhe nga lojtarët e stolit.
Qeveria shpërndau për konsultim publik projekt-ligjin mbi taksën e pasurive të paluajtshme. Ndryshimet ligjore do t’i prekin qytetarët në vitin 2026 për njësitë e ndërtesave dhe në 2028-ën për parcelat, përcakton kategoritë e taksës për bashkitë. Sipas ligjit, këshillat bashkiakë janë ato që do të përcaktojnë taksën për shtëpitë në shkallët 0.1% deri në 0.2%. Për ndërtesat në pronë bujqësore nga 0.15% deri në 0.2%, njëjtë dhe për pronat tregtare dhe për ato industriale. Ligji i jep mundësinë qytetarëve që kanë në pronësi dy banesa, qoftë edhe në qytete të ndryshme, që në njërën prej tyre të përfitojnë zbritje taksash.…
Sqarim i opinionit publik! Dëshirojmë t’ju informojmë se personat në fotografi, në kohën kur është bërë kjo foto, vuanin dënimin me statusin e ‘të burgosurit’ në IEVP ‘Kosova e Lushnjes’. Këta të burgosur kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe është e rëndësishme të theksojmë se në këtë IEVP, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre. Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me…
Shoqnia e burgut dhe jo vetem Kjo foto tregon shume! Sidomos per pushtetin e kapur me bandat! Sic e shikoni, kjo foto eshte bere brenda nje qelie ne burgun e Kosoves ne Lushnje pak muaj me pare! Ne krah te majte me syza, besoj e njihni “kampioni” i luftes kunder krimit ish-ministri Saimir Tahiri! Perballe tij me bluze te bardhe, eshte “eskobari” i Ballkanit Kelmend Balili! Ne kohen kur Tahiri drejtonte ministrine jane bere dhjetra operacione per kapjen e tij por pa Suksese!! Ndoshta kjo miqesi ka pas efektin e saj! Nderkohe pas Balilit eshte drejtuesi i “bandes” se Bajrave…
Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të premte pamje nga kantieri i punimeve në Qukës-Qafë Plloçë. Ai ka ndarë foto të punime dhe ka shkruar më tepër rreth ndërhyrjeve që po bëhen në këtë kantier. “Ky është kantieri i punimeve Qukës-Qafë Plloçë, ku në Lotin 1 po punohet për Urën nr. 4, me rrugët sekondare, me shtresat asfaltike, ndërtimin e mureve mbajtëse, mbrojtjen dhe stabilizimin e skarpatave ndërkohë që në Lotin 2, km 19 e deri në km 20, po punohet për ndërtimin e trasesë”,-shkruan kryeministri Rama.
Gjatë kontrollit në qytetin e Bilishtit, Policia i bëri me shenjë një automjeti që qëndronte, por drejtuesi i tij nuk ju bind urdhërit të Policisë. 20 vjeçari u kap dhe po procedohet në gjendje të lirë. Ja njoftimi i DVP Korçë; DVP Korçë/ Procedohet në gjendje të lirë një shtetas, nuk ju bind urdhërit të Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 20 vjeç, banues në Bilisht, pasi në qytetin e Bilishtit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”…
Ditën e sotme Policia e Korçës ka arrestur 4 persona të cilët drejtonin motomjete dhe mjete bujqësore pa leje drejtimi. Ata u shoqëruan në Komisariatin e Policisë së Korçës për të kryer procedurat e duhura. Ja njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë; DVP Korçë/Vihen në pranga 4 shtetas drejtonin mjete pa leje drejtimi. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
Ballkani i Ilir Dajës vazhdon me sukseset e jashtëzakonshme në Europë duke eliminuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës skuadrën e Larnes, me rezultatin 1-4. Ndeshja e parë u fitua nga skuadra kosovare me rezultatin 3-0, teksa dhe në sfidën e dytë skuadra e Ilir Dajës dominoi në tërësi sfidën. Kështu Ballkani kalon në turin e tretë kualifikues ku përballë do të ketë Linkoln Red Imps, një tjetër kundërshtar i lehtë, të paktën në letër.

