Pas barazimit 2-2 me Elbasanin ditën e djeshme, Skënderbeu ka zbritur ditën e djeshme sërish në fushë teksa ka luajtur një tjetër miqësore, këtë herë ndaj Pogradecit fqinj.
Korçarët e kanë fituar ndeshjen e djeshme të luajtur në aneksin e stadiumit me rezultatin 2-0. Kosta Vangjeli dhe Rei Pecani ishin autorët e golave në këtë fitore.Vlen të përmendet fakti se për Skënderbeun u aktivizuan futbollistët që dje nuk ishin në testin që skuadra zhvilloi ndaj Elbasanit.
Gjithsesi paraqitja e ekipit ishte e mirë dhe trajneri Gvozdenovic mori sinjale të mira edhe nga lojtarët e stolit.


