Author: Kolibri 4
Një figurë si Kristo Sotiri meriton të nxirret në pah, të njihet dhe të vlerësohet si duhet. Kristo Sotiri lindi më 27 mars të vitit 1870, në qytetin e Pogradecit, në një familje me 6 persona. I ati i tij ishte tregëtar, ndërsa e ëma shtëpiake. Duke u ndodhur në këto rrethana familja ishte në vështirësi ekonomike gjë që e bëri kreun e familjes të emigronte në Rumani, në një qytezë të vogël e quajtur Tuçla. Pas një pune dhe përpjekjeje të madhe i ati i Kristos, Vangjeli ia del të ngrejë një fabrikë që merrej me shitjen dhe përpunimin…
Një sherr masiv ka ndodhur në Vloçisht të Maliqit, 3 perosna janë grushtuar keq me njëri tjetrin për motive banale ndërsa kanë dëmtuar edhe një automjet. Policia thotë se: DVP Korçë/ Procedohen në pranga 3 shtetas, u konfliktuan dhe dëmtuan një automjet. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 19 vjeç, P. M., 20 vjeç dhe B. R., 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht dhe në Maliq, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin. Gjithashtu shtetasi…
Vetëm 10 minuta larg Leskovikut, Sheleguri është perla turistike e Kolonjës.Fshati i cili vitet e fundit ka marrë investime në restorte dhe bujtina, mes natyrës së paprekur nga dora e njeriut, qetësisë që ky vend fal, rezervuarit i cili përdoret dhe për canoe nga turistët, është një nga destinacionet më të pëlqyera nga vizitorët shqiptarë e të huaj. “Unë kam filluar ca ditë pushime, pushimet e mia më të bukura mu duken këtu në Sheleguri. Qenka shume mire, shumë pastër shumë bukur. Aq më mirë që ne shqiptarët anojmë nga çmimi, çmimet janë të favorshme për ne. Më tepër këtu…
Disa ditë më parë rezultatet e Unviersitetit të Bernës në Zvicër kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit është më i vjetri në Europë, vendbanim në të cilin banorët e atëhershëm zhvillonin bujqësinë, zejtarinë dhe peshkimin. Popullsia e këtij vendbanimi më pas është përhapur në Itali dhe gjithë Europën. Ky zbulim i madh, falë bashkëpunimit të arkeologëve shqiptarë dhe atyre zviceranë, ka tërhequr vëmendjen e mbarë mediave vendase dhe botërore e tashmë pyetja që ngrihet është, çfarë do të bëhet me zonën? Pasi interesi për të parë vendbanimin dhe zbulimet është mjaft i madh. Në lidhje me këtë çështje kryebashkiaku…
Sinoptikanët kanë lajmëruar se këtë mbasdite moti bën kthesën në juglindje. Sipas parashikimeve meteorologjike duket se rreth orës 18:00 qyteti i Korçës do të preket nga reshjet e shiut dhe stuhia, e cila pritet të përfundojë rreth orës 20:30. Në qoftë se jeni jashtë, merrni me vete çadrën
Fshati Sheqeras në Korçë ka vetëm dy orë ujë në ditë. Kjo problematikë vazhdon prej 30 vitesh. Në një lidhje me “Shqipëria Sot”, gazetari Roland Beqiraj raportoi se 300 familje kanë këtë problem. Megjithatë, sipas tij, problematika nuk është vetëm furnizimi me ujë të pijshëm, problemi është që ky ujë është i pakonsumueshëm për t’u pirë. “Sheqeras është një ndër fshatrat më të mëdhenj në qarkun e Korçës. Nga 600 familje, tani kanë mbetur vetëm 300 prej tyre, por furnizimi me ujë të pijshmë ka qene gjithmonë problematik. Tashmë ka mbetur vetëm ky fshat, pasi në disa fshatra është zgjidhur…
VANDALIZËM FAQE BOTËS Kështu e ka quajtur këshilltari i pavarur në bashkinë e Korçës Lazjon Petri veprimin e banorëve të Gjonomadhit në burimet e këtij fshati, teksa në gurët zbukurues kanë shënuar me bojë “Shitet toka”. Ky është postimi i këshilltarit; Ta shesësh pronën private nuk është më e drejta tënde, prej çastit kur vërtetohet se vandalizon pronën publike, deri në çastin e dëmshpërblimit. Edhe në e shetsh se të ka ardhur në majë të hundës, e ndihesh i nëpërkëmbur dhe i përjashtuar nga e mira publike. Shënim: pamja e fotos vjen nga burimet ndanë rrugës, që të çon nga…
Biznesmeni Gjergj Luca është tallur me skulupturën e Nënë Terezës në majë të Qafë Thanës, teksa sipas tij kjo skulpturë ngjan më tepër me balerinën Lili Cingu sesa bamirësen dhe ikonën e madhe shqiptare Nënë Tereza. Ky është postimi i tij në Facebook “Gjergj Luca tallet keq me skulptorin e Nënë Terezës Arti i çdo forme pavarësisht guximit dhe ekstravagancave mbetet në thelb pasqyrues, iluminues dhe gjurmëlenës… Shikoni miq sesi janë tallur me të madhen Nënë Tereza. Një statujë e bërë shpejt e shpejt për të rëmbyer paratë e më në fund kemi një imazh jo të një shenjtoreje por…
Boboshtica, fshati që ndodhet rreth 7 km larg qytetit të Korçës, mendohet të ketë qenë i banuar që në Mesjetë. Fusha e bukur e Boboshticës në kohën e romakëve shërbente si vend fushimi për ushtritë e tyre. Mbas dyndjeve sllave u krijua edhe fshati. Në arkiva gjenden edhe dokumentat e 135 familjeve boboshtare që kanë blerë me 2600 lira pronat e tyre (imlaqin) nga Sulltani, sikurse edhe fqinjët e tyre të Drenovës. Boboshtica në shekullin XVIII – XIX, kishte fituar një farë pavarësie e vetëqeverisje. Nga një çiflig nën zotërimin e Ali Pashë Tepelenës (1817) e më pas të Sulltanit,…
Çfarë po ndodh? Vidhen të dhënat e sistemit TIMS dhe skandali mbyllet? Këtë radhë nuk bëhet fjalë për iranianët. Dy ditë më parë redaksive të disa mediave, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Shërbimit Sekret, etj., u ka shkuar një e-mail që thoshte se disa zyrtarë të policisë kanë ndërhyrë në sistemin TIMS. Në e-mail zyrtarët identifikohen me emra. Informacioni sqaronte saktësisht vjedhjen e të gjitha të dhënave nga sistemi TIMS ditën për diell dhe nëpër këmbët e policëve. Menjëherë pas dërgimit të e-mail-it, besohet se një personazh i hierarkisë më të lartë të shtetit ka ndërmjetësuar me mediat, sipas listës…

