Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025

    Borova me ngjyrat magjike të vjeshtës

    November 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Boboshtica, Historia, Kultura, Turizmi

    Korçë August 5, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Boboshtica, fshati që ndodhet rreth 7 km larg qytetit të Korçës, mendohet të ketë qenë i banuar që në Mesjetë. Fusha e bukur e Boboshticës në kohën e romakëve shërbente si vend fushimi për ushtritë e tyre. Mbas dyndjeve sllave u krijua edhe fshati. Në arkiva gjenden edhe dokumentat e 135 familjeve boboshtare që kanë blerë me 2600 lira pronat e tyre (imlaqin) nga Sulltani, sikurse edhe fqinjët e tyre të Drenovës.

    Boboshtica në shekullin XVIII – XIX, kishte fituar një farë pavarësie e vetëqeverisje. Nga një çiflig nën zotërimin e Ali Pashë Tepelenës (1817) e më pas të Sulltanit, shpëtoi nga kjo zgjedhë, duke paguar 6.555 lira turke.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në atë kohë, fshati u përtëri duke filluar rregullimet nga urbanistika. U shtruan rrugët e fshatit me kalldrëme, u ndërtuan urat, kanalet, çezmat e ujit dhe dy shatërvanë. Tokat e livadhet si dhe kullotat ngelën të përbashkëta. Një kujdes i veçantë tregohej për dy shkollat, për atë të vajzave dhe të djemëve.

    Boboshtica është mes një numri të madh fshatrash që mbajnë emra sllavë në kufijtë jugorë të Korçës, banorër e të cilëve kanë ruajtur një të folur në bullgarisht. E folmja “jeziko kaj nas” siç vetë boboshtarët e konsiderojnë gjuhën e tyre, flitet ende në këtë fshat. Ritet e regjistruara në fshat dëshmojnë për një komunikim të pasur kulturor midis bullgarëve dhe shqiptarëve. Dy popuj që bashkëjetojnë që prej periudhës së Mesjetës. Në atë kohë kontaktet mes tyre ishin tepër aktive sidomos në trojet jugore shqiptare, të cilat për një kohë të gjatë ishin pjesë e shtetit bullgar.

    Të dhënat e pakta historike, në të cilat mbështeten shkencëtarët, nuk tregojnë për luftëra mes shqiptarëvë dhe bullgarëve, madje nuk janë gjetur as dëshmi të cilat e konfirmojnë tezën e asimilimit. Në vend të kësaj ekzistojnë elementë të përbashkët, që qarkullojnë në të dyja kulturat.

    Prejardhja e emrit Boboshticë vjen nga shprehja “ O Bobo shticë”, që do të thotë “ O bo bo sharra!”. Sipas gojëdhënave, në fillimet e vendosjes në mal, boboshtarët vendosën një sharrë të madhe për të prerë dru e për t’i bërë dërrasa për ndërtimin e kasolleve. Një shi i rrëmbyer që ra ja mori sharrën dhe nuk u pa nga e çoi rrëkeja. Qysh atëherë i mbeti emri “O bo bo, sharra!” i përkthyer në ‘Boboshticë”.

    Para viteve ’90, fshati i Boboshticës numëronte rreth 1400-1500 banorë, ndërsa sot si pasojë e emigracionit të shumtë prej familjeve, jetojnë rreth 300 banorë. Ndërkohë emigrimi i banorëve të këtij fshati ka filluar qysh në kohën e Mbretit Zog. Ata kanë emigruar kryesisht në Rumani dhe një pjesë të të ardhurave i investonin në fshatin e tyre.

    Ndërkohë origjina e banorëve të hershëm është historikisht e vërtetuar dhe ata janë shqiptarë ose bullgarë të largët të kohës së Carëve sllavë, që më pasë janë shqiptarizuar plotësisht. Dihet që shkollat ishin greke, gjuha që shkruhej ishte greqisht, shumë mbishkrime në fshat janë në këtë gjuhë, por gjuha e folur ishte shqip dhe bullgarisht.

    Sot të gjithë banorët janë shqiptarë me origjinë arumune ose jo, dhe të tjerë vendas.

    Kulturë dhe traditë

    Fshati dikur krenohej me traditat e spikatura arsimdashëse. Në Boboshticë në janarin e vitit 1889, lindi Viktor Eftimiu, shkrimtar arumun dhe dramaturg i përmasave të mëdha, si poet me 60.000 vargje e prozator. Për shtatë dekada ai u mor me krijimtari letrare dhe me të drejtë është quajtur “Titani” i letërsisë rumune. Në nderim të një prej bijve të vet më të shquar, akademikut, poetit dhe shkrimtarit Viktor Eftimiu, u ngrit në një nga ambientet e shkollës edhe një muze kujtese për jetën dhe veprën e tij.

    Emra dhe personazhe të njohur artistë, shkrimtarë, shkenctarë dhe intelektualë të spikatur të fushave të ndryshme, kanë nxitur kureshtjen e shumë vizitorëve dhe studiuesve të huaj nga Europa e largët, si francezi, Andrea Mazoni, që e vizitoi atë në gushtin e vitit 1936, madje duke shkruar edhe dy libra, “Documents Contest et Chanson Slaves De L’Albania Du Sud”, (Dokumente dhe Këngë sllave të Shqipërisë së Jugut) vetëm për Boboshticën dhe njerëzit e saj të mençur.

    Ritet pagane të ruajtura deri vonë në fshatin e Boboshticës, si Rosica, Dordolecët dhe 1 Marsi, hasen si në traditën kulturore bullgare, ashtu edhe në atë shqiptare. Këto dëshmojnë për një komunikim të pasur kulturor midis bullgarëve dhe shqiptarëve. Dy popujt bashkëjetojnë në Ballkan qysh prej periudhës së Mesjetës. Në atë kohë kontaktet mes tyre ishin tepër aktive, sidomos në trojet jugore shqiptare.

    Në shtëpitë boboshtare, fshatit të njohur për manat shekullorë, rakia e prodhuar prej tyre nuk mungon asnjeherë. Qerasja me raki mani është një prej traditave që tregon mikpritjen në fshatin e mbushur me pemët aq të njohura, që identifikojnë Boboshticën.

    Turizëm

    Boboshtica është cilësuar si një destinacion i rëndësishëm turistik, me një natyrë të mrekullueshme me ajër dhe ujëra të pastra, e me një terren të pasur që të jep mundësinë e një sërë aktivitetesh rekreative dhe sportive si ecje sportive, vrap, çiklizëm etj. E njohur për objekte të shumta kulti, Boboshtica është një pikë referimi për turizmin e kultit dhe atë familjar. Turistët mund të vizitojnë monumentet kulturore si muzeun, kishat 1000- vjeçare, Manastirin e Shën Marisë, etj.

    Natyra e mrekullueshme, festimet dhe prodhimi tradicional i rakisë së manit mundësojnë një ofertë të pasur me interes agro- turistik. Kuzhina tradicionale e ofruar në një rrjet restorantesh të konsoliduara prej vitesh, i jep nxitje turizmit familjar. Si një fshat me potenciale, për të rritur edhe më tej turizmin, së fundmi vendasit kanë investuar edhe në hoteleri. Kuzhina tradicionale e nivelit të lartë me produktet bio të fshatit është ajo që turistët gjejnë gjithmonë në Boboshticë.

    Duke pasur në harmoni gjithçka, bukurinë natyrore, orgjinalitetin, mikpritjen dhe kulinarinë tradicionale, Boboshtica pret dhe përcjell vizitorët e shumtë.

    Elida Lazi

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide Turizëm
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025

    Borova me ngjyrat magjike të vjeshtës

    November 17, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025

    Borova me ngjyrat magjike të vjeshtës

    November 17, 2025

    “Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë

    November 17, 2025

    Fjalimet që formësuan shtetin dhe parlamentarizmin shqiptar rikthehen përmes IA

    November 17, 2025

    Parashikimi i Motit për Qarkun Korçë

    November 17, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025

    “Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë

    November 17, 2025

    Fjalimet që formësuan shtetin dhe parlamentarizmin shqiptar rikthehen përmes IA

    November 17, 2025
    Më të klikuarat

    Konflikt me sende të forta në Bulgarec, 4 shtetas procedohen penalisht

    November 15, 2025

    Korçë — Procedohet penalisht 43-vjeçarja që parkoi automjetin në mënyrë të parregullt

    November 14, 2025

    Spitali i ri rajonal i Korçës, investimi madhor që do të transformojë shërbimin shëndetësor në juglindje

    November 11, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.