Author: Kolibri 4

KRYEQYTETI IMAGJINAR I BELSHIT Në pedonalen kryesore të Belshit, ndodhet një bust i Sami Frashërit që e hedh hijen cdo pasdite mbi liqen. Sami Frashëri mund të meritonte një bust në cdo qytet të Shqipërisë, por lidhja e tij me Belshin ka një histori të cuditshme, të cilën Sami Frashëri, derisa vdiq, nuk e ka ditur. Para se të tregoj historinë, duhet të them se Sami Frashëri nuk ka qenë asnjëherë në Belsh. Ai jetoi në Turqi, dhe sa ishte i vogël, vështirë se ka parë shumë zona të Shqipërisë, vec Përmetit ku lindi dhe Janinës ku bëri shkollën. Kur…

Read More

Aksident në aksin Pogradec-Udënisht pranë zonës së njohur si “Guri i Kuq”. Një mjet tip “Peugeot” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarëset anësore të saj. Për pasojë ka dëme të shumta materiale por pa të lënduar. Policia mëbrriti në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Read More

Vëllezërit korçarë, ikonat e muzikës korçare do të kënaqin veshët e të gjithë pjesëmarrësve të Festës së Birrës, e cila do të mbahet nga data 16 deri më 20 gusht. Këtë lajm e konfirmon ekskluzivisht për Kolibri.al nënkryetarja e bashkisë së Korçës, Benila Themeli, e cila shprehet se vëllezërit korçarë do të performojnë natën e fundit për të mbyllur kështu siparin e Festës së Birrës.

Read More

Ekipi i Skënderbeut të vajzave për herë të parë do jetë pjesë e BVA Cup. Kjo Kupë Ballkanike do të zhvillohet në Gjilan të Kosovës me pjesëmarrjen e Kv Drita e Gjilanit, Galatasaray e Stambollit, AO Markopoulo Revoil i Athinës dhe Skënderbeu i Korçës. Volejbolli i femrave në Korçë është në lulëzim për shkak edhe të investimeve të klubit dhe bashkisë së qytetit.

Read More

Një drejtoreshë shkolle në Pogradec është pezulluar nga detyra dhe ka përfunduar në OPGJ nën akuzën e falsifikimit të dokumentave për nxënësit e shkollës në fshatin Çerravë, ku ajo ishte drejtoreshë prej disa vitesh. Policia jep pak detaje mbi ngjarjen e cila është ende duke u hetuar si rast që është marrë nga prokurorët e Korçës. Në njoftimin e saj policia thotë: Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë…

Read More

Rritet numri i hyrjeve nga Greqia drejt Shqipërisë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar nga vendi fqinj në vendin tonë 5981 shtetas shqiptarë dhe të huaj ndërkohë që kanë dalë 3241 shtetas. Për të përballuar fluksin në hyrje pala shqiptare punon me 4 sportele ndërkohë që në dalje me 3 të tilla. Edhe për autoritetet tona fluksi gjatë këtyre ditëve do rritet ndaj e për këtë janë marra masat për të përballuar lëvizjet në hyrje dhe dalje. Burimet thanë se i gjithë…

Read More

Turistë nga vendi por edhe gjithë bota po dynden drejt juglindjes së vendit. Kush në Pogradec pranë liqenit, kush në Korçë, Dardhë e Voskopojë e akoma më tej drejt Kolonjës së bukur. Janë me mijëra automjete që të shtunë dhe të dielë kanë mbërritur në juglindje dhe këtë e fakton edhe trafiku mjaft i madh në rrugën kryesore të Pogradecit, e cila prej ditës së premte ka një ngarkesë të madhe. Të gjjthë i largohen vapës së bregdetin dhe zgjedhin Qarkun e Korçës dhe qytetet e tij për klimën, shërbimin dhe zonat turistike që ofron.

Read More

Është viti i fundit që Festa e Birrës do të zhvillohet brenda qytetit të Korçës. Këtë vit kjo festë do të zhvillohet në terminalin e autobusëve, ndërkohë që Benila Themeli, nënkryetarja e bashkisë së Korçës zbulon ekskluzivisht për Kolibri.al se vitet në vijim kjo festë do të transferohet drejt ish-Vaskave të peshkut, në afërsi të fshatit Drenovë dhe Boboshticë. Në këtë lloj forme shmangen pakënaqësitë e qytetarëve, të cilët ankohen për muzikën e lartë dhe njëkohësisht i jepet zhvillim një zone tjetër.

Read More

Kur vjen në Korçë është e pamundur të mos takosh miqtë, që nuk i ke takuar prej kohësh, duke e kthyer në një ditë të gëzuar ardhjen dhe shumë miqësore e të këndshme mes bisedave për artin, me mendimin se jeta e pasur shpirtërore, është vlerë e trashëguar! Korça gjithmon të duket ndryshe, jo si herët e tjera kur ke ardhur këtu e bukur me përmasa të admirueshme në të gjitha fushat e jetës, e sidomos në arsim e kulturë, me intelektualë që hijeshojnë atë dhe i kontribuojnë në zhvillimin e saj. Shpesh fjalët më vijnë natyrshëm kur shprehet takimi…

Read More

MARTESA E BABAIT. Ai qeshi dhe foli shkurt: U mbush viti që në mëhallë flitet që Tomi, babai i Blertës dhe i Oltit ka një marrëdhënie me Dritën, nënën e Vjosës. Jo se u prit keq ky lajm, por në fakt bëri pak bujë se të dy janë relativisht të moshuar. Drita ka ca vite në pension nga që punoi mësuese e ai profesion të nxjerr shpejt nga puna. Por dhe Tomi, jurist në bashki sivjet e mbushi moshën. Pra dy pensionistë që bëjnë dashuriçka,do thoshte fqinja e tyre Nerënxa e do çirrte faqet gjoja nga turpi.Blerta për fat e…

Read More