Author: Kolibri 4
Katerina “Katy” Garbi një nga këngëtaret greke më aktive në Greqi, Qipro si dhe shumë e preferuar edhe në Turqi. Me mbi 35 vite karrierë dhe mbi 2 milionë disqe të shitura në Greqi dhe jashtë saj. Tashmë është konfirmuar, Gabri do të jetë pjesë e listës së këngëtarëve të cilët do të performojnë në Festën e Birrën.
Në fshatin Turan, Korçë, është gjetur e vetëvarur dhe pa shenja dhune, një 36-vjeçare, në hangarin pranë banesës së saj, Grupi hetimor vijon veprimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Një konflikt ka ndodhur në një familje në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Një shtetas pasi ka kuptuar se njerku i tradhëton të ëmën e ka goditur atë dhe më pas është larguar. Ja njoftimi i DVP Korçë; DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur njerkun e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së…
Një sherr për arsye banale ka ndodhur në një lagje të qytetit të Korçës. Tre shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin si dhe kanë dëmtuar dhe një automjet. Dy persona janë shpallur në kërkim. Njoftimi i Policisë; DVP Korçë/ Shpallen në kërkim 2 shtetas, u konfliktuan me një të tretë dhe dëmtuan një automjet. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit S. S., 32 vjeç dhe R. H., 29 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende…
Një banore e fshatit Ravonik ka bërë kallëzim penal për bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Gruaja në fjalë është me urdhër mbrojtjeje, por sërish bashkëshorti i tij ka kontakte me të. DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës. Ja njoftimi i DVP Korçë; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 42 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij,…
Ishulli i Maligradit gjendet në Liqenin e Prespës së Madhe dhe është ishulli i dytë më i madh i në liqen, 20 minuta me varkë nga fshati Pustec. I njohur ndryshe edhe si “Ishulli i gjarpërinjve”, ka një sipërfaqe afërsisht 5 ha dhe është një ishull i vogël karstik tektonik, i pozicionuar 900 metra mbi nivelin e detit. Një destinacion unik, ku gjetjet arkeologjike dhe Kisha e Shën Mërisë, do t’ju surprizojnë përgjatë eksplorimit të zonës. Maja e tij ofron gjithashtu një panoramë të mrekullueshme. Ajo është një rrafshnaltë në formë trapezoidi, 30 metra mbi nivelin e liqenit, e cila…
Kënga devollite është gjinia bazë e këngës që praktikohet në zonën e Devollit. Ajo është e pranishme gjatë gjithë kohës dhe në çdo event, qoftë ky familjar apo edhe në raste festash ose spektakle të ndryshme. Kënga devollite është pjesë përbërëse e iso-polifonisë toske, ku përfshihen dhe zonat që shtrihen në të djathtë të lumit Vjosë, deri në Shkumbin. Kjo përfshin rajonet: Përmet, Leskovik, Kolonjë, Mokër, Opar, Skrapar, Myzeqe, Shpat, Librazhd, Gramsh, Berat, Korçë dhe Devoll. Kjo këngë ka specifikat e iso-polifonise: ka një solist (marrësi), një këngëtar që bën prerjen e këngës (prerës), si dhe iso-ja (ka emërtime te…
Mungesa e personelit të palës maqedonase ka sjellë reduktim të sporteleve në hyrje të Shqipërisë. Në kushte të tilla autoritetet tona të kufirit në PKK Qafë Thanë iu kanë kërkuar homologëve maqedonas të punojnë me procedurë të përshpejtuar të shtetasve me pasaportë maqedonase gjë e cila nuk është pranuar nga policia e vendit fqinj. Po ashtu në këto kushte të tilla shtetasit shqiptarë dhe të huaj ka qenë të detyruar të presin për më shumë se 1 orë për të kaluar Qafë Thanënë drejt Shqipërisë. Prej datës 1 të muajit gusht kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 70…
Birra Korça do të marrë pjesë këtë vit në Festën e Birrës, nga data 16 deri më 20 gusht. Vitin e kaluar marka e birrës Korça do të mungonte në Festën e Birrës, kjo për shkak të konfliktit midis Irfan Hysenbelliut dhe asaj çka mendohet, kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që këtë vit mesa duket paqja mes tyre ekziston. Benila Themeli, nënkryetarja e bashkisë së Korçës konfirmon se këtë vit birra Korça do të jetë pjesë e markave të birrave të cilat do të konsumohen për pjesëmarrësit në Festën e Birrës.
E diela e pushimit në det, u kthye në tragjedi për 19-vjeçari me origjinë shqiptare, Anxhelo Cara, nga provinca e Barit, banues në Altamura, ndërroi jetë teksa po kalonte një ditë relaksi në plazh në zonën e Galipolit, pranë plazhit Zen. Nuk janë ende të qarta shkaqet që çuan në vdekjen e djalit por nga informacionet e para dihet se ngjarj ka ndodhur rreth orës 11 të paradites së kësaj të diele. Djali ishte futur në det për të ndihmuar të dashurën e tij, e cila po dukej në vështirësi në det, por nuk arriti të kthehej më ne breg.Shërbimet…

