Author: Kolibri 4

Nga mesi i muajit gusht, kur bregdeti ka thithur pushuesit e panumërt në brigjet e tij, një festë lokale për nga organizimi, por mjaft masive nga pjesmarrja, zhvillohet në Korçë, qytetin juglindor të Shqipërisë. Ofrohet birrë dhe produkte lokale. Mblidhen njerëzit nga brenda dhe jashtë. Trokiten gotat, derdhet rrëke birra dhe dëgjohet muzikë e mirë. E gjitha kjo nën logon “Festa e Birrës”. Fakti që në Korçë kemi një festë të tillë, lidhet me traditën e hershme të korçarëve në prodhimin e birrës dhe gjithashtu me faktin tjetër se birra vazhdon edhe sot të jetë në krye të prodhimit në…

Read More

Shpella e Trenit ndodhet në rrethin e Devollit e njohur edhe si “Gryka e Ujkut”, është e vendosur në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël dhe daton nga viti 6000 p.e.s. Ajo vazhdon të studiohet edhe në ditët e sotme për vlerat e saj historike dhe natyrore. Ka qenë vendbanim prehistorik i njeriut të lashtë, nga neoliti i hershëm deri në epokën e hekurit. Në brendësi të saj shpella është e gdhendur me piktura të mrekullueshme murale prehistorike kryesisht me skena gjahu. Brenda shpellës gjatë verës gjen koloni prej 2000-2500 lakuriqë nate por edhe specie insektesh dhe jorruazorë…

Read More

Rasti i kanabisit në repartin ushtarak të Zall Herrit nuk është i vetmi që i ndodh një vendi anëtar të NATO-s. Një rast pak a shumë i ngjashëm ka ndodhur në Belgjikë, ku më 22 qershor një vit më parë u zbulua një laborator droge, brenda një baze ajrore. Baza e Kleine-Brogel në verilindje të Belgjikës, ku u zbulua ky laborator për prodhimin e drogave sintetike si ekstazi njihet për rëndësinë e saj strategjike. Belgjika është një nga vendet e para, pjesë e Aleancës Ushtarake të NATO-s dhe një ndër anëtaret dhe themeluesit e Bashkësisë Evropiane, njëherësh kryeqendra e organizatave të…

Read More

Çaji i Malit është kthyer në kulturë kryesore në Bashkinë e Pustecit. Por shtimi i sipërfaqes së kultivuar nga banorët vitet e fundit kanë ndikuar në rënien e ndjeshme të çmimit të shitjes. Kultivimi i çajit të Malit nisi si risi mes banorëve të Pustecit dhe kjo u solli të ardhura të kënaqshme. Por vit pas viti sipërfaqet dhe prodhimi u shtua e për pasojë çmimi ra. Nga 700 lekë për kilogram, çaji i Malit tashmë shitet me 150 lekë në mos edhe më pak. Përtej çmimit të ulët, fermerët ankohen se prodhimi u ka mbetur stok pasi kërkesat për…

Read More

Në Bullgari ka nisur punën “Akademia e Barinjve”. Ajo do të bashkojë njerëz të gatshëm për të zotëruar profesionin dhe për të rivendosur praktikat e harruara tradicionale, si dhe për të mësuar se si të rrisin kafshët sipas zakoneve të vjetra bullgare. Secili nga katër sezonet e trajnimit në akademi do të ofrojë një hyrje në historinë e racave autoktone në Bullgari, kullotjen dhe mjeljen e kafshëve, pastrimin e kullotave dhe praktikat tradicionale në blegtori. Mbi 20 barinj po marrin pjesë në sezonin e parë të trajnimit dhe janë përfshirë në mënyrë aktive në rritjen e një tufe të përzier…

Read More

“Beach Volley“ ose volejbolli në rërë në Pogradec ka emra. Nëse do përmendësh këtë sport në Pogradec do të të thonë menjëherë emrin e Llazi Kërxhallit dhe Odetës, të cilët pandashmërisht dhe me pasion sollëm në qytet kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare me markën “Made in Pogradec“. Nëse dikush do tentojë t’i zëvendësojë këta emra, thjeshtë po kërkon “humbjen” me lupë. Prej vitit 1994 ndeshjet në bregliqen u shndërruan në një aktivitet argëtues jovetëm për pogradecarët por edhe për pushuesit të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Nuk mungonin edhe turistët e huaj të cilët pushimet e verës i kalonin…

Read More

Bardhekuqtë e Skënderbeut kanë mposhtur ditën e djeshme Flamurtarin e Vlorës, ndeshje miqësore kjo e cila ka perfunduae me rezultatin 2-0 në favor të korçarëve. Edhe pse rezultati pozitiv, nuk mund të thuhet njësoj për lojën e treguar nga korçarët të cilët gabuan jo pak herë përballë portës vlonjate. Skënderbeu ka kryer disa miqësore rradhazi për të provuar prurjet e reja, teksa ka bindur braziliani Juri Merlin.

Read More

Ndryshe nga viti i kaluar ku vetëm nata e fundit ishte me pagesë, këtë vit formati i Festës së Birrës është tejet i ndryshëm.Bashkia e Korçës bashkë me organizatorët ka vendosur që vetëm dy ditët e para kjo festë të shijohet nga të gjithë pa pagesë, nderkohe që tre ditët e tjera do të jenë me pagesë. Sa do të paguani? 20 euro për natë. Ka një tjetër mundësi gjithsesi. Ju mund te paguani 35 euro dhe të abonoheni për tre ditët me rezervim, duke u kthyer në një vizitor besnik i kësaj feste. Ende nuk është e qartë në…

Read More

“Ore mos na e vini re se helbete pa shkollë jemi, po unë desha të di, ju për budallenj na merrni neve”. Batuta e Koço Qendros në filmin “Përballimi”, edhe pse e 45 viteve më parë, vijon të jetë pjesë e fjalorit tonë të përditshëm. Ky është vetëm një nga dhjetëra rolet e tij në filma, e qindra në teatër. Me humorin e tij Koço Qendro ka rritur breza të tërë spektatorësh, por aksioma që e qeshura të zgjat jetën, ka funksionuar më së miri edhe për atë vet. Sot mban mbi supe 94 vite jetë, është aktori më i…

Read More

Është prezantuar tashmë programi i Festës së Birrës dhe emrat e këngëtarëve që do të ngjiten në skenë. Ditën e parë- 16 gushtNë ditën e parë të Festës së Birrës do të jenë këngëtarët Lorenc Hasrama, Stivi Boka, Irekenc Hyka dhe Ylli Limani. Dita e dytë- 17 gushtNë ditën e dytë do të jetë grupi Last Call Band, Grupi NA dhr Eugent Bushpepa. Dita e tretë- 18 gushtNë ditën e tretë do të jenë këngëtarët Seven of Hearts, No Mercy, La Bouche dhe As Disha. Për të festuar nën tingujt e këngëtarëve dhe grupeve duhet të rezervoni biletën tuaj. Dita…

Read More