Author: Kolibri 4

Një 51-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në ishullin grek të Paxos. 51-vjeçari është identifikuar si Andrea Kalemi, i cili kishte shkuar në ishullin grek për të kaluar pushimet me familjen e tij. Mediat greke shkruajnë se 51-vjeçari kishte hyrë përmes pikës kufitare të Kakavijës më datë 5 gusht. Paraprakisht dyshohet se atentati është bërë për larje hesapesh. Shqiptari është qëlluar me 10 plumba në portin e kryeqendrës së ishullit, Laka. Ai ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra por gjendet në gjendje kritike për jetën. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, shqiptari u transportua me…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 14”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit. Bashkëpunëtorë për të transportuar me 3 automjete, 21 emigrantë, kundrejt pagesave 300-1000 euro, arrestohen 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.Këta 4 shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, si drejtues të automjeteve me emigrantë dhe si mbikëqyrës të rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë. Sekuestrohen 3 automjetet, një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 celularë.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës…

Read More

Ka nisur asfaltimi i rrugës Leskovik – Ersekë, një rrugë e cila prej më tepër se 30 vitesh nuk prekej nga një rikonstruksion i plotë. Investimi i qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit është një nga investimet më të mëdha që kjo zonë merr, me synimin për të plotësuar thesaret e turizmit dhe dhënë një hov zhvillimit ekonomik dhe turistik të gjithë fshatrave dhe jo vetëm. “Për të kthyer çdo cep të Kolonjës në dinjitetin e merituar dhe për të lehtësuar jetën e çdo banori”- është shprehur kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai.

Read More

Ti nuk lexon… Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, zbavitesh, Por nuk je i qetë, Nuk ndjehesh i lumtur, Ke ankesa, Nuk të rreh mirë zemra, Nuk të mbushet mushkëria, Nuk e shijon dhe nuk e tret si duhet ushqimin. Mirë të bëhet. Do vuash derisa të vdesësh. Sepse ti nuk lexon. Vendi yt ka vuajtur diktaturën më kriminale të historisë së botës. Prej një çerek shekulli vendi yt është vend i lirë. Ti që nuk lexon këtë dallim nuk e bën. Ti pi kafe, sodit njerëzinë, habitesh dhe mërzitesh pse nuk janë të gjithë si ty, dhe kafja të duket…

Read More

Ka vdekur tragjikisht një fëmijë 6 vjeçar në një rezervuar në Fushë Arrëz. Fëmija është nxjerrë nga familjarët por nuk ka arritur të mbijetojë. Ja informacioni i Policisë. Fushë Arrëz/Informacion paraprak Rreth orës 21:25, në sallën operative të stacionit të Policisë Fushë Arrëz, ka mbërritur një telefonatë se një i mitur i moshës 6 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuarin e Iballës, Fushë Arrëz. I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të…

Read More

Mëngjeset dhe darkat e këtij fillim gushti po ndjehen më të freskëta pas ditëve përvëluese që përjetuam në korrik. Temperaturat minimale kanë zbritur deri në 12 gradë, megjithatë normale këto për muajin gusht sipas sinoptikanëve. Nga dita e enjte temperaturat do të rriten ndjeshëm. Maksimumi të shkojnë deri në 37 gradë deri në fundjavë në qytetet e zonës së ulët, në vijën bregdetare nga 32 në 34 gradë Celcius. Do të kemi dominim të kthjellimeve, kalime të pakta të vranësirave ditën e enjte ku do ketë mundësi për reshje te izoluara të shut dhe të pakta në zonat juglindore ndërsa…

Read More

Për të mbajtur gjallë kulturën e kultivimit të grurit edhe tek brezat e rinj, Maliqi i qëndroi besnik edhe këtë vit “Festës së Bukës së Re”. Me këngë e valle popullore, fermerët e Maliqit festuan daljen e bukës së re. Festa tradicionale e Grurit, u mbajt në fshatin Drithas të ri, duke e kthyer atë në epiqendrën e aktiviteteve. Kjo ditë, mblodhi bashkë dhjetëra banorë të zonës dhe jo vetëm, të cilët shijuan gatimet tradicionale të prezantuara nga amvisat në një panair. Festa e Bukës së Re në Maliq, një ndërthurje mes prodhimeve të grurit, veshjeve tradicionale, këngëve, valleve dhe…

Read More

Tirana International Airport informon udhëtarët që kanë planifikuar që të bëjnë udhëtime përmes Rinasit, që të paraqiten 3 orë para nisjes për në destinacion, për të bërë check-in. Sipas TIA-s kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Bëhet fjalë për periudhën duke nisur nga sot, deri më 10 shtator. NJOFTIMI I TIA Tirana International Airport dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e checkin dhe sigurisë në Tirana International Airport (TIA) nga sot deri më 10 shtator. Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar…

Read More

Pronari i një biznesi në Mal të Zi ka dëbuar një familje e cila kishte shkuar për pushime për shkak se vajza e tyre ishte e veshur me hixhab. Pas këtij incidenti ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiç, i cili ka fajësuar për ngjarjen pronarin e biznesit Dragan Gj. Ky i fundit është dërguar në ambientet e Departamentit të Sigurisë së Tivarit për deklarim. Axhiç ka theksuar se reagimi i policisë ka qenë i shpejtë, duke shtuar se pret përgjigje nga prokuroria.Familja kishte shkuar në plazh për të shijuar banjën e diellit.…

Read More

Muajt e fundit keni dëgjuar shumë për Inteligjencën Artificiale sidomos (chatgpt) që po u zgjidh halle shumë njerëzve në punët e përditshme. Ju prezantoj vajzën në foto Mira Murati, mendja e shkëlqyer pas ChatGPT dhe CTO e OpenAI. Ajo ka udhëhequr punën në ChatGPT, DALL-E, OpenAI API dhe GPT-4… dhe është vetëm 34 vjeç. Mira lindi në Shqipëri në vitin 1988, shfaqi shkëlqimin e hershëm duke siguruar një bursë për një shkollë të mesme prestigjioze në Kanada. Ajo ndoqi inxhinierinë në Universitetin Dartmouth, ku kryesisht ndërtoi një makinë hibride garash. Udhëtimi i saj profesional përfshinte një periudhë të shkurtër në…

Read More