Author: Kolibri 4
Të shumta janë rastet kur qytetarët ankohen për mungesë të hapsirave për të parkuar mjetet e tyre apo edhe për ato mjete që ishin braktisur nga pronarët e tyre për vite të tëra në rrugë të caktuara të qytetit dhe nuk lëvizeshin më. Për herë të parë në kaq vite Policia Bashkiake e Pogradecit, reagoi dhe nisi punën për largimin e këtyre mjeteve njëherë e përgjithmonë. Ditë më parë në çdo automjet u veddos njoftimi se duhet të largoheshin brends 10 ditëve në rast të kundrët ato do të sekuestroheshin. Të gjitha rastet e konstatuara dhe të njoftuara nga policia…
Rritet me 3-5 lekë për kg çmimi i grurit ne juglindje të vendit.Në qoftë se deri para pak ditësh çmimi i grurit varionte nga 25-26 lekë për kg, tani një kg grurë shitet nga 28-30 lekë për kg, por sipas fermerëve edhe ky çmim nuk është ai që kërkohet prej tyre pasi shpenzimet për një kg grurë janë më të mëdha se çmimi aktual. Por fermerët shpresojnë se çmimi në ditët në vazhdim mund të ketë rritje të tjera ndaj e për këtë pjesa më e madhe e tyre kanë vendosur ta mbajnë të magazinuar në pritje të lëvizjes së…
Një rrugë e cila prej dhjetra viteve nuk ka parë investimeve, sot po shtrohet me asfalt. Rruga Shqitas-Kakaç, e cila përshkruhet nga qindra banorë çdo ditë, të cilët u duhet të vuanin gropat, degradimin e infrastrukturës, baltën, tymin sot u ringjallet shpresa për investimet e reja do të sjellin një jetë të re për ta. Gëzim Topçiu, kryetar i bashkisë Maliq ka lajmëruar se kjo rrugë do të përfundojë shpejt, për të sjellë një realitet tjetër për qindra banorë të këtyre fshatrave.
Bashkia e Kolonjës ka dalë me njoftimin se më datë 14 gusht do të jetë maratona e “Këngë moj”, ja pse duhet të jeni në Ersekë në atë datë; Do u japim 5 arsye pse duhet të rezervoni datën 14 Gusht në Kolonjë Kolonja ju pret!
Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë dhe ministrinë e Turizmit. Qeveria, përmes ministrisë i ka kërkuar personazheve publikë dhe influencerëve që në rrjetet sociale të promovonin turizmin shqiptar. Ai u shpreh i gatshëm për të promovuar turizmin shqiptar, por nuk i kurseu as këresat për investime. “Ju si qeveri keni ndonjë mendje të investoni në këtë drejtim apo…do vazhdoni të bëni një herë në vit nga 2-3 kilomentra rrugë me standarde sigurie si nga Taxhikistani edhe me asfalt që shkepet pas 6 muajsh”, thotë aktori në video. Më tej, Pupa krahason Shqipërinë…
I mungonte gjithë parkut kombëtar të Prespës, por tanimë është bërë aktive nga AKZM Korçë. Qendër informacioni për gjithë turistët e huaj dhe vendas do të jete e hapur nga mëngjesi deri në darkë, për të orientuar vizitorët se çfarë mund të vizitojnë në Prespë dhe jo vetëm, e për të krijuar lehtësira të cilat më parë kanë munguar. Një iniciativë e cila vlen të vlerësohet për vet faktin se vitet e fundit Prespa po mirëpret me mijëra turistë të huaj, të cilët tërhiqen nga natyra e paprekur nga dora e njeriut, ndërsa tanimë kanë një institucion se ku mund…
Korçari Sotiraq Bratko është një ndër aktorët e shquar shqiptarë, i cili ka luajtur me qindra role nëpër filmat shqiptarë që të gjithë i kemi parë. Aktori i madh, i njohur shpesh edhe si “Tirka”, roli që ka luajtur në filmin shqiptar “Shoqja nga fshati”, tashmë ka dalë në pension. Por, skandali qendron tek shuma qesharake që i është caktuar aktorit për të marrë në fund të muajit. 131 mijë lekë të vjetra është pensioni i ofruar nga qeveria për aktorin, edhe pse ka dhënë shpirtin e tij në skenë dhe është një ndër ikonat e kinematografisë shqiptare. “Ta gezosh…
Mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, sipas burimeve, dy shtetas janë konfliktuar dhe qëlluan në ajër. Ja informacioni i Policisë; U konfliktuan me një shtetas për motive të dobëta dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në ajër, identifikohen 2 vëllezërit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tyre. Më datë 10.08.2023, rreth orës 19:00, shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 8, Korçë, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku ka rezultuar se vëllezërit Dh. D. dhe…
Ditë më parë bashkia e Korçës nxorri njoftimin se do të bëhej Festa e Lakrorit më datë 5 gusht. Por nisur nga kushtet meterologjike kjo datë u spostua për më datën 12 gusht. E kthyer tashmë në një traditë, Festa e Lakrorit në fshatin Polenë pret çdo vit qindra vizitorë vendas e të huaj. Ditën e shtunë, më datë 12 gusht, ora 18:³⁰, Polena mirëpret vizitorët e shumtë që do të shijojnë lakrorët e përgatitur nga amvisat korçare dhe të pjekura në saç. Vizito Polenën, njihu me historinë e traditat dhe shijo lakrorin e pjekur në saç!
10 Gushti është data që çdo vit bën bashkë gjithë banorët e fshatit Lavdar në Korçë, një festë e krijuar nga vet emigrantët. Ky fshat ka qenë i populluar nga afro 600 familje por me kalimin e kohës, per shkak dhe të mungesës së investimeve në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, sot ai ka ngelur me vetëm 5 shtëpi të banuara. Gjithsesi, kjo nuk i frenon ata të cilët kanë lindur aty apo qoftë dhe pasardhësit e tyre për të shkuar në 10 Gusht dhe festuar. Në festë morën pjesë afro 1000 persona, të cilët u duhet të vuanin rrugën ende…

