Author: Kolibri 4
Një ngjarje e përmasave të mëdha po ndodh në Maliq. Një shtetas 62 vjeçar ka goditur bashkëshorten dhe djalin e tij. Në momentin që Policia mbërriti në shtëpinë e tyre ai qëllon dhe forcat e policisë. Sipas burimeve, autori është me peobleme të shëndetit mendor. Policia po vijon punën për kapjen e tij por autori nuk dalet. Autori vazhdon ende të qëllojë policinë dhe nuk është dorëzuar. Mësohet se ka qëlluar disa herë në drejtim të tyre. Policia të shumtë kanë mbëritu në vendin e ngjarjes ndërkohë që ende autori nuk është dorëzuar.
Shërbimet e Policisë në Maliq janë njoftuar se në fshatin Qesarakë, Maliq, shtetasi R. M., 62 vjeç, kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij P. M., 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij K. M., 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar R. M., i cili është i armatosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të…
Fenomeni që po ndodh në fushgropën e Korçës quhet “Erozion Eror”, dhe është një fenomen i cili dëmton shumë tokat e sidomos ato torfike. Pas tharjes dhe bonifikimit të kënetës, u krijuan brezat pyjorë me qëllim që të parandalonin këtë fenomen, por brezat pyjorë me plepa u prenë vite më vonë. Tashmë fushgropa e Korçës po vuan fenomenin e erozionit eror, i cili është në ditën e tij të dytë. Erërat e forta që krijohen të japin përshtypjen e një tornadoje dhe dallohet me sy të lirë.
Policia masa të shtuara në kuadër të sezonit turistik dhe fundjavës e cila ka sjellë me mijra mjete në juglidnje të vendit. Sipas të dhënave nga policia kontrollet e automjeteve kryhen për persona në kërkim, armëmbajtje pa leje apo edhe për lëndë narkotike. Kryesisht fokusi makinat e shtrenjta dhe me xhama të errësuar. Këto janë kontrolle para fundjavës në mënyrë që të sigurojmë rendin dhe mbarvajtjen e sezonit thanë burimet pranë komisariatit të Pogradecit.
Qindra automjete po udhëtojnë këtë të premte nga Tirana drejt juglindjes së vendit. Që prej orës 17:30, hyrja e qytetit të Elbasanit është bllokuar, ndërsa trafiku arrin në disa kilometra, raporton korrespondentja Bruna Kërçyku. Qytetarët po lëvizin drejt Pogradecit dhe Korçës, por ka nga ata që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavë në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, duke iu drejtuar kështu pikave kufitare. Trafiku në qytetin e Elbasanit drejt Korçës është rënduar edhe më tej, për shkak të ardhjes së emigrantëve, që po pushojnë në atdhe.
Maliq; Aksident te kryqezimi i Libonikut në Maliq. Aksident i cili sapo ka ndodhur, ky dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nga përplasja e dy mjeteve ka të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Pritet policia në vendin e ngjarjes dhe ambulanca për transportimin e njërit nga të plagosurve drejt spitalit rajonal të Korçës.
KokoFest, festivali i komedisë aq i pëlqyer i cili ka bërë rrënjë në Korçë do të vijë dhe këtë vit për artdashësit korçare dhe vizitorët e shumtë që zgjedhin të pushojnë në Korçë. Kolibri.al ka mësuar se ky festival do të mbahet nga data 2-9 shtator, ku çdo natë në teatrin “Andon Zako Çajupi” do të ketë shfaqje komedi. Emra të njohur të skenës shqiptare si Olta Daku, Gentian Zenelaj, Luiza Xhuvani dhe të tjerë do të jenë pjesë e shfaqjeve ndërkohë të ftuar në këtë festival janë Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Yllka Mujo, Rajmonda Bulku, Timo Flloko dhe të…
Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht. Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që vijnë për të pushuar gjatë verës në atdhe, e njëkohësisht ripajisen me dokumente udhëtimi. Aplikimi për pasaportë dhe ID, zyrat e “Identitek” hapur edhe ditën e shtunë. Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht.…
Kandidati për President i Ekuadorit, Fernando Villavicencio, i cili u qëllua për vdekje gjatë fushatës elektorale të mërkurën, njihej si një aktivist i palodhur kundër korrupsionit dhe gazetarisë investigative. Ligjvënës në Asamblenë Kombëtare, ai kishte folur hapur për korrupsionin dhe dhunën e shkaktuar nga trafiku i drogës në vend.Në një intervistë të dhënë për CNN në maj ai deklaronte se Ekuadori ishte bërë një “narkoshtet” dhe premtonte se do të drejtonte një luftë kundër asaj që e cilësonte si “mafia politike”. Këto deklarata, puna e tij e mëparshme si gazetar investigativ dhe premtimet politike kundër korrupsionit, e bënë atë që…
Vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në një konflikt të ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri në ajër. Identifikohet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar, bashkëpunëtor me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, për kanosjen e shtetasit F. R. dhe të babait të tij. 24-vjeçari duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga specialistët…

