Author: Kolibri 4

Rradhë të gjata në të dyja anët e kufirit në pikën kufitare të Qafë Thanës janë shënuar pasditen e kësaj të shtune. E sotmja e gjen pothuajse të paralizuar si në hyrje edhe në dalje këtë pikë kalimi për shkak të numrim mjaft të madh të mjeteve që hyjnë e dalin. E gjithë kjo situatë jovetëm për shkak të fluksit të madh por edhe si pasojë e sistemit me një ndalesë që aplikohet në këtë doganë prej 1 gushtit. Të kalosh kufirin drejt Maqedonisë apo edhe Shqipërsië të duhen më shumë se 1 orë pritje nën temperatura mbi 30 gradë.

Read More

Pogradec/Konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve. Transportonin me kamionë, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohen penalisht 2 shtetas.Sekuestrohen 36 m³ lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, dhe 2 kamionët që shërbyen për t’i transportuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë patrullimeve të intensifikuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar dhe kanë goditur 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: J. M., 35 vjeç,…

Read More

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, automjeti që drejtonte 36-vjeçari, ka përplasur një automjet të parkuar. Nga kryerja e testit të alkoolit, rezultoi se 36-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 47 vjeç, banues në Durrës, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Libonik, automjeti që drejtonte 47-vjeçari, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. C., 43 vjeç, banues…

Read More

Një ngjarje sa e rëndë edhe e pazakontë është shënuar në Kolonjë, sipas të dhënave të policisë në fshatin Luaras pas një konfilkti mes dy personave për shkaqe pronësie njëri prej tyre ka marrë armën e gjahut dhe i ka vrarë kafshët e samarit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. S., 53 vjeç, banues në fshatin Luaras, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka vrarë me armë gjahu, një kafshë samari, në pronësi të një 39-vjeçari. Në cilësinë…

Read More

Ky është mendimi i profesorit të kriminalistikës Ervin Karamuço. Po ju si mendoni, a veproi drejt policia dhe forcat RENEA për vrasjen e personit me probleme mendore, i cili po qëllonte me armë zjarri? Ja komenti i tij; Neutralizim apo ekzekutim? Duhet të ndryshojë akronimi? Më mirë të quhet REVEA? Reparti neutralizimit që ska pajisje neuroparalizuese dhe quan sukses vrasjen e një të sëmuri mendor?… Ka me dhjetra mundësi, sidomos në ambient të mbyllur për ta prangosur, duke përdorur gaz, pa qenë nevoja të përdorësh armë zjarri…

Read More

Rritet në maksimum numri i hyrjeve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare, nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë kanë hyrë me shume se 6100 shtetas, duke regjistruar kështu numrin më të lartë të hyrjeve që nga fillimi i sezonit turistik. Nga ana tjetër, gjatë këtyre orëve nga Shqipëria në drejtim të shtetit helen kanë dalë afro 3600 persona. Për të përballuar fluksin në hyrje pala shqiptare ka shtuar numrin e sporteleve duke punuar me 4 sportele gjatë 24 orëve ndërkohë në dalje punohet…

Read More

Sali Berisha reagon për ngjarjen e pazakontë të ndodhur në Maliq. Ai akuzon Taulant Ballën si nxitës ndaj vrasjeve, kjo për faktin se Balla më herët u shpreh se Policia bëri detyrën e vet. Ja çfarë ka shkruar në facebook sali Berisha; Vrasja e personit me probleme me shëndetin mendor duhej të shmangej. Taulant Bego etj… etj…, nxit vrasjet nga policia. Të dashur miq, policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së tij. Ajo flet për shkëmbim zjarrin në papafingo, pretendim jo bindës! Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë…

Read More

Policia eleminon personin që ushtroi dhunë mbi bashkëshorten dhe djalin, reagon ministri i Brendshëm Taulant Balla. Balla: Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin. Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë…

Read More

Shkëmbeu zjarr me Policinë lokale dhe më pas me forcat Speciale “Renea”, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit 62- vjeçari humbi jetën.Forcat Speciale “Renea”, në bashkëpunim me Policinë lokale të Komisariatit të Policisë Maliq dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë, prej më shumë se 8-orësh mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij. Shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me armë…

Read More

Banorë të zonës shprehen se autori ka pasur probleme me shëndetin mendor vite më parë por kishte vite që ishte përmirësuar, fliste dhe respektonte këdo. Mirëpo duket se problemet me djalin i janë rikthyer sërish javët e fundit. Si flitet nëpër fshat, thotë një banor, i biri luante kumar dhe konsumonte drogë dhe kjo kish sjellë konflikte mes babë e bir. Sherri ka nisur që mesnatën e mbrëmshme ndërsa të shtënat janë dëgjuar gjatë ditës, në momentin kur në zonë ka mbrritur policia për të kapur autorin. Burime konfirmojnë se autori është i neutralizuar (i vdekur). Brenda ndodhen forcat Renea…

Read More