Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, automjeti që drejtonte 36-vjeçari, ka përplasur një automjet të parkuar.
Nga kryerja e testit të alkoolit, rezultoi se 36-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 47 vjeç, banues në Durrës, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Libonik, automjeti që drejtonte 47-vjeçari, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. C., 43 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec.
Për pasojë, janë dëmtuar shtetasi N. C. dhe 3 pasagjerë në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T., 29 vjeç dhe N. Zh., 29 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në bulevardi “Republika”, teksa lëviznin me automjet, kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë, për kontrollin e dokumentacioneve të këtij automjeti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në fshatin Novoselë, Maliq, pasi në rrugën “Rinia”, Maliq, teksa drejtonte automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.