Author: Kolibri 4

Janë zbardhur dëshmitë e para të gruas dhe djalit të Ramiz Muçollarit, i cili plagosi me thikë bashkëshorten dhe me qytën e pushkës edhe djalin e tij. Më pas ai u ekzekutua nga RENEA. Në deklaratën e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore Pëllumbesha Muçollari, ka thënë se shkak për acarimin e situatës ka qenë tentativa për ta bindur Ramizin 62 vjeç të shtrohej në spital, pasi gjendja e tij e shëndetit mendor ishte përkeqësuar. Por, Ramizi është agravuar edhe më shumë dhe e ka goditur me thikë kuzhine bashkëshorten të cilës i ka shkaktuara plagë në pjesë e këmbës.…

Read More

Vazhdon të jetë i rënduar trafiku në qytetin e Korçës. E gjithë kjo vjen për shkak të hyrjeve të shumta të emigrantëve por dhe shtetasve të huaj nga pikat kufitare të juglindjes se vendit. Me të ngarkuara janë rrugët kryesore të këtij qyteti, në veçanti rruga “Fan Noli” dhe Bulevard “Republika”. Për policinë e qarkullimit kjo ngarkesë vjen edhe për shkak se drejtuesit e mjeteve përdorin pak dy unazat e qytetit të Korçës,unazën e madhe dhe unazën e vogël që ndodhet mbi këtë qytet. Policia dhe njëherë tjetër u kërkon drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugët e tjera alternative brenda…

Read More

Erjon Nexhipi është kryetar i ri i Këshillit të Qarkut, duke zëvendësuar kështu në këtë detyrë Ana Verushin, e cila ka qenë ne krye te këtij institucioni për dy mandate. Erjon Nexhipi vjen nga bota akademike e universitetit Fan Noli, aty ku prej shumë vitesh është pedagog në fakultetin ekonomik. Në mbledhjen e sotme Nexhipi ka marrë të gjitha votat e përfaqësuesve të këshillave bashkiakë në qarkun e Korçës. Më parë ka qenë për një mandat kryetar i këshillit bashkiak të bashkisë së Korçës ndërsa tani për 4 vite do jetë në krye të këtij institucioni.

Read More

Një pjesë e mirë e hyrjeve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë janë dhe emigrantë shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi, të cilët vijnë për festën e birrës në Korçë, 16-20 gusht. Gjatë dy ditëve të fundit në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 45.000 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Fluksin më të lartë gjatë këtyre dy ditëve në hyrje nga Greqia në drejtim të Shqipërisë e ka pasur pika kufitare e Kapshticës, ndaj e për këtë autoritetet e stacionit kufitar kanë punuar me kapacitet maksimal të sporteleve…

Read More

Nga Ledian Zeqollari Letra të cilën koloneli francez Andre Ordioni ia dërgonte bashkëshortes së tij më 10 tetor 1925, gjatë kohës që ishte përfaqësues i Francës në Komisionin Ndëraleat për përcaktimin e kufijve: “E dashur MonikLiqeni i Ohrit- Këtij liqeni të bukur ia fal faktin që nuk është një liqen francez, për shkak të kthjelltësisë së ujërave të tij dhe se është një vend unik me rrethina të virgjëra, me troftat e bukura që nuk i kam parë askund, me ato ngjalat e shëndetshme po aq të shijshme sa edhe troftat ose shpezët e liqenit, pelikanët, kormoranët, patat e egra,…

Read More

Nën ujërat e liqenit të Ohrit ose ndryshe “Perla e Ballkanit”, shkencëtarët kanë zbuluar atë që mund të jetë një nga komunitetet më të hershme që kanë banuar në Evropë. Ata po përpiqen të zgjidhin misterin se përse këta banorë të hershëm ishin strehuar në banesa palafite. Për ata që nuk e dinë, shtëpitë palafite janë struktura të ngritura mbi grumbuj shtyllash (zakonisht prej druri) në sipërfaqen e tokës ose të ujit. Ato janë të ndërtuara kryesisht si një mënyrë mbrojtje ndaj përmbytjeve dhe gjithashtu mbajnë larg kafshët e rrezikshme. Arkeologët besojnë se një pjesë e bregut shqiptar të liqenit…

Read More

Pogradec/Shfaqet sot në mbrëmje në “Sheshin e Trëndafilave” shfaqja “Gruaja e thyer” e aktivistes Simone de Beauvoir, me regjinë e Endri Çelës dhe interpretim të Adriana Tolkës. Një shfaqje ku publiku vihet në provë me mizansenat dhe veprimet ekstreme, që i qëndrojnë besnike autores. Vetmia, boshllëku, jeta lëmsh… drama e Murielit, si “Gruaja e thyer” impaktin e parë e transmeton vizualisht. “Simone de Beauvoir është një zë i fuqishëm, që i flet qenies njerëzore, gruas, e zhbirilon atë. Unë dhe Adriana kemi dashur të paraqesim pikërisht këtë nisur nga një shpirt njerëzor, një individ, që ndodhet në një krizë identiteti”,…

Read More

“Festa e Birrës” veçse një festival dhe një përçues i kulturës dhe traditës vendase është tashmë një burim i mirë i rritjes së të ardhurave për familjet, bizneset dhe në tërësi për bashkinë e Korçës. Kjo festë sjell një “boom” në zhvillimin ekonomik lokal. Në 5 ditët e festivalit, të gjitha kapacitetet hoteliere, bujtinat, restorantet janë të zëna nga prenotimet e shumta, gjë që përkthehet në rritje të fitimeve. Në edicionin e vitit të kaluar vetëm në qytet të ardhurat nga akomodimi shkuan në rreth 55 milionë lekë, duke llogaritur këtu një mesatare prej 50-60 euro për natë. Ndërsa të…

Read More

SHOKU I DIELLIT Shumë gjëra nuk më kujtohen, por nga që ishte histori ngjethëse,me dramacitet të fortë,e kam të ngulitur thellë në mendje. Kam qënë 5 vjeç atë mot. Trazovaç i paparë,kështu më quante gjyshja. Derisa një ditë vura në alarm gjithë mëhallën. Në Korçë çdo fillim vere riparoheshin gropat e rrugëve. E në krye të tyre vendoseshin fuçi mbushur me zift. U vihej një zjarr poshtë e kur llokoçiste vala e merrnin me garuzhde të mëdha dhe spërkatnin pjesët e rrugës që do mbushnin. Në një nga këto fuçi,por akoma pa zjarr poshtë se qe mëngjes e punëtorët ende…

Read More

Edmond Spaho, deputeti i Partise Demokratike në qarkun e Korçës mesa duket “lënien” e mandatit të deputetit këtë sezon vere po e zëvendëson me një tjetër profesion, atë të komentatorit të futbollit. Edhe vet Shakohoxha do e kishte zili mënyrën sesi Spaho komenton futbollin e aq më tepër një skuadër legjendare si Bayer Munich. Por, Spaho ka harruar të komentojë situatën brenda PD zyrtare, brenda Rithemelimit, ka harruar të komentojë zhgënjimin e votuesve blu, ka harruar të komentojë pse nuk takon e pret më qytetarët nga Maliqi siç bënte në fushatë, e sot komenton skuadrën gjermane të Bayern Munich. Ky…

Read More