Erjon Nexhipi është kryetar i ri i Këshillit të Qarkut, duke zëvendësuar kështu në këtë detyrë Ana Verushin, e cila ka qenë ne krye te këtij institucioni për dy mandate.
Erjon Nexhipi vjen nga bota akademike e universitetit Fan Noli, aty ku prej shumë vitesh është pedagog në fakultetin ekonomik. Në mbledhjen e sotme Nexhipi ka marrë të gjitha votat e përfaqësuesve të këshillave bashkiakë në qarkun e Korçës.
Më parë ka qenë për një mandat kryetar i këshillit bashkiak të bashkisë së Korçës ndërsa tani për 4 vite do jetë në krye të këtij institucioni.


