Author: Kolibri 4
Nga Tirana për të pushuar në Dardhë, kjo është ajo çka po ndodh muajt e fundit në fshatin turistik të gurtë, i cili mesa duket, pas një heshtje ne turizëm po “ringjallet”. Kolibri.al ka kontaktuar me bizneset në këtë fshat të cilët janë shprehur se shenjat e muajit gusht janë shumë herë më pozitive se muajt e parë, teksa mbi 75% e dhomave janë të rezervuara. Një tjetër ndihmë për fshatin pritet të jetë dhe festa e cila do të organizohet nga Bashkia e Korçës. “Këtu vijmë përherë. Dardha është mrekulli. Këtë herë vijmë për klimën, është shumë freskët në…
Festat lokale janë bërë më të ndjeshme dhe më të zëshme në promovimin e tyre. Secila bashki promovon festën e saj lokale sipas zonës dhe rëndësisë që ka. Mentor Kikia ka reaguar ndaj Festës së Grurit që është bërë në fshatin Libonik të bashkisë Maliq. Ja çfarë ka shkruar ai në facebook; Hani, pini dhe festoni, por ndonjehere edhe reagoni….Vetem këtë verë kam parë: Dhe, pale sa festa të tjera lokale ka që si kam dëgjuar unë… E di që do të thoni ç’të keqe ka që njerëzit të festojnë. Pa asnjë dyshim, asgjë të keqe nuk ka që edhe…
Ekipet e kategorisë së parë të Besës dhe Lushnjës zgjedhin Kolonjën për të kaluar fazën përgatitore.Kjo për shkak të klimës së favorshme në një fazë si kjo si dhe kushtet e mrekullueshme sportive që ofron klubi i Gramozit. Edhe për trajnerët Gugash Magani dhe Lorenc Pashja, Kolonja për shkak të temperaturave është vendi ideal për riaftësimin e futbollistëve pas çdo seancë stërvitore. Gugash Magani Trajner i Lushnjës “është viti i dytë që unë drejtoj dy skuadra të ndryshme dhe fazën përgatitore e zhvillojmë në Ersekë. Ka disa arsye që neve jemi këtu, e para është kushtet shumë të mira që…
Bashkia Korçë është ka hedhur për herë të parë në tavolinë diskutimin për të kryer çdo të dielë pushim për çdo biznes. Pyetësori i cili plotësohet online u është kërkuar bizneseve të Korçës për të dhënë mendimin e vet, ndërkohë që burime pranë bashkisë por dhe nga interesimi i Kolibri.al bëhet me dije se mbi 80% e bizneseve, kryesisht dyqaneve ushqimore, shitjeve të rrobave dhe shërbimeve të tjera janë dakortësuar me këtë iniciativë të re. “Kam 23 vite që punoj, nuk kam bërë një ditë pushim. Nuk e mbyll se humb klientelën, ndërsa po e mbyllën të gjithë, rri rehat…
Festa e Birrës po afron dhe shumë njerëz pyesin sesi do të jetë organizimi këtë vit, ja disa detaje nga 5 netët e festës që do të ndiqen; Mos u vononi, bëni rezervimin tuaj!
Festojmë së bashku në Dardhë! Bashkia Korçë e ka kthyer tashmë në një traditë, Festën e Dardhës. Një festë që synon të promovojë natyrën e mrekullueshme të fshatit, vlerat kulturore dhe historike të zonës. Ditën e mërkurë, më 16 gusht, në orën 10:00 në fshatin turistik të Dardhës do të ketë festë. Festa e Dardhës, me produkte vendase, muzikë dhe aktivitete të tjera që do të jenë pjesë e festës do të mbledhin banorët vendas dhe jo vetëm. Nëse nuk keni mundësi transporti, bashkia e mundëson falas. Nisja te gjimnazi “Themistokli Gërmenji” në orën 08:30.
Nëse në Shqipëri do të veçohej një qyteti i cili çdo fundjavë është i mbushur me turistë, atëherë padiskutim do të ishte qyteti i Korçës. Duket në fakt se të gjitha rrugët të çojnë në Korçë, pasi këtu mund të gjeni gjithçka.Korça e serenatave dhe me Pazarin e Vjetër dhe atraksionet e saj të shumta që ka në fundjavë mbushet plot me vizitorë dhe turistë vendas e të huaj. Madje, nëntori i ngrohtë ka mbushur pazarin e Korçës plot, ku nën shoqërinë e njëri-tjetrit vizitorët shijonin rrezet e diellit dhe pamjen e mrekullueshme të transformimit të këtij pazari, i cili…
Sot në orën 20:00 në sheshin “Rilindja” do të ngrihet skena në të cilën këngëtarët më në zë në Shqipëri do të performojnë. Maratona “Këngë Moj” sjell Endri dhe Stefin, Eli Faren, Ervis Beharin, Vosjava Alian dhe shumë këngëtarë të tjerë të njohur në Ersekë, për të dhënë emocione banorëve të këtij qyteti por edhe emigrantëve të shumtë te cilët janë kthyer për të pushuar në vendlindje dhe origjinë. Sot shkoni në Kolonjë!
Në rezervuarin e Grabivicës është gjendur një person i mbytur. Dyshohet se ka qenë me probleme mendore. Ja informacioni i Policisë; Pogradec/Informacion paraprak Më datë 14.08.2023, rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi Esat Alinj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Korçë/ Qyteti është mbushur me bujtina, restorante, hotele, shtëpi pritëse, bare me dhe pa muzikë live. Nuk ka rrugicë Korçe ku të mos gjesh të paktën katër nga këto. Nuk i kanë hapur për Instagram. Janë plot. Fundjavave nuk gjeje vend në asnjë nga hotelet dhe restorantet kryesore të Korçës dhe në bujtinën, ku në ndenjëm, ndërsa shikonim të zonjën që i merrte shkallët me vrap, të mund të sillte darkën për të gjithë, në vend të mërziteshim nga vonesa, nisi të na vijë keq dhe u vumë ta ndihmonim, sikur qemë në shtëpi. Sepse kjo është Korça, me aromë…

