Author: Kolibri 4

Një konflikt mes dy personave të dehur ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në qendër të Pogradecit. Sherri dyshohet se ka agravuar pas një debati për motive banale, ndërsa të dy personat e përfshirë janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim. Policia ka filluar hetimet për rastin, duke marrë edhe deklarata të banorëve që janë gjendur aty pranë gjatë sherrit. Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Petro Nini Luarasi (1865-1911) Si sot ka ndërruar jetë rilindasi, patrioti dhe arsimtari Petro Nini Luarasi. Lindi në 22 prill 1865, në Luaras të Kolonjës. Në Qestorat ai mësoi të shkruante dhe të lexonte në gjuhën shqipe përkrah mësuesit Koto Hoxhi. Më 1882, ju mësonte fshehurazi nxënësve gjuhën shqipe në Ersekë dhe më vonë hapi shkolla shqipe në fshatrat përreth.Më 1893, Petro Nini Luarasi ishte drejtor i Mësonjëtores së Parë Shqipe pas largimit të Pandeli Sotirit. Vite më pas ai drejtonte shkollën shqipe në fshatin Negovan dhe shkroi veprën e njohur “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ç’përfolja e shqiptarit”, mbi…

Read More

Nata e parë e Festës së Birrës ka qenë e gjitha një sukses, duke marrë parasysh mbarvajtjen e gjithë spektaklit, mospasjes së asnjë incidenti dhe masivitetit të kësaj feste. Duket qartë dhe nga fotot se popullariteti i kësaj feste nuk është më lokal apo kombëtar por ndërkombëtar, teksa me qindra turistë të huaj ishin bashkë me korçarët dhe emigrantët e kthyer nga vendet ku këta të fundit jetojnë e punojnë, për të shijuar birrat e ndryshme dhe muzikën e veçantë. Stiv Boka, Irkenc Hyka, Lorenc Hasrama dhe në fund Yll Limani kanë dhënë emocione të veçanta publikut, teksa sot mbahet…

Read More

Prej tre vitesh SPAK po hetonte për koncensionet e sterilizimit, kallëzim i depozituar nga Nisma “Thurrje”. Arrestohet ish-Zv/ministri, Klodian Rrjepaj, dhe ka 8 urdhër arreste edhe për zyrtarë të tjerë të Minitrisë së Shëndetësitë. Nga burimet, bëhet me dije se dy persona janë arrestuar, dy të tjerë janë në arrest shtëpie dhe 4 të tjerë me detyrim paraqitjeje. Në pranga ka rënë edhe biznesmeni që fitoi tenderin Ilir Rrapaj.

Read More

Doktor Ylli, ose doktor Ziçishti siç i thërrasin apo e njohin shokët, miqtë, të dashurit apo qytetarët e pafundëm që nga duart e arta të Doktorit kanë ri-filluar jetën nga e para. Doktor Ziçishti, është bir i Devollit të bukur me njerëz punëtorë, është biri i vendlindjes së poetit më të madh, më të thjeshtë, më të dashur të Shqipërisë sonë, të përndriturit Dritëro Agolli. E ndonse Dritëroi na shëronte shpirtin me vargje e strofa, doktor Ylli kishte zgjedhur ta bënte këtë me duart e arta të Tij, duke na dhënë frymë e jetë përmes punës së palodhur të tij…

Read More

Sihana Haxhnikaj ishte shqiptarja nga Kosova e cila konkurroi për t’u bërë pjesë “The Voice Australia”. Mes pjesëtarëve të jurisë ishte dhe Rita Ora, këngëtarja nga Kosova, e njohur botërisht. Pikërisht ajo vendosi të shtypë butonin dhe të marrë në skuadrën e saj 16-vjeçaren e cila u shpreh se muzika ka qenë një pasion që prej moshës 4-vjeçare, ndërsa ka qenë Rita Ora ajo që e ka frymëzuar të ngjitet në skenë dhe të performojë. Rita e pyeti vajzën për emrin duke i thënë se i tingëllonte i dëgjuar dhe në momentin që ajo tregoi origjinën, ajo vendosi të përshëndesë…

Read More

Në qytetin e Maliqit dy shtetas nuk ju bindën urdhërit të Policisë për kontrollin e mjetit. Ata janë larguar duke thënë dhe fjalë fyese ndaj punonjësve të Policisë. Pasi kapen nga punonjësit e Policisë rezulton se njeri prej tyre ishte emigrant në shtetin fqinj të Greqisë dhe tjetri banuss në Maliq. Ja njoftimi i Policisë; DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprën penale të kundërshtimit të urdhërit të punonjësve të Policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. M.,…

Read More

Ditën e sotme një shtetas në fshatin Eçmenik të Devollit është arrestuar në flagrancë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ja njoftimi i Policisë; DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Eçmenik, Devoll, pasi në afërsi të fshatit Vranisht, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Ushtronte veprimtarinë e prodhimit dhe shitjes së qymyrit të drurit, në kundërshtim me ligjin, procedohet në gjendje të lirë 56-vjeçari në Kolonjë. Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë konstatuar në fshatin Orgockë, Kolonjë, shtetasin E. G., duke djegur lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, për prodhimin e qymyrit, jashtë kushteve teknike dhe pa leje mjedisore. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas e ushtronte këtë aktivitet pa licencën përkatëse dhe sasinë e qymyrit të prodhuar e magazinonte në qytetin e Ersekës dhe e tregtonte…

Read More

Benila Themeli, nënkryetarja e bashkisë Korçë ka dhënë deklaratën e saj para nisjes së Festës së Birrës. Themeli shpjegon se gjithë hotelet janë të rezervuara dhe asnjë shtrat nuk është më i lirë në qytet, duke i dhënë një BOOM turistik qytetit. Gjithashtu, ajo ka shpjeguar dhe biletat me pagesë, të cilët nuk do të funksionojnë vetëm për hyrjen në Festë por do të përkthehen në kupona që mund të merret ushqim dhe birra. Mbi “sulmet” në media të mungesës së këngëtarëve korçare, Themeli ka treguar se në këtë festë do të performojnë Vëllezërit Korçare Endri dhe Stefi, ndërkohë në…

Read More