Author: Kolibri 4

Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Vodhi shuma parash nën kërcënimin e thikës në tre biznese në Korçë, identifikohet, kapet dhe arrestohet 23-vjeçari. Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në lagjen nr. 5, një shtetas kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shitësen në një market, kishte marrë një shumë parash dhe ishte larguar, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. 23-vjeçari, pasi kreu vjedhjen në market dhe u largua, kreu vjedhje dhe në 2 biznese të tjera, në lagjet nr. 7 dhe nr. 9, Korçë, duke marrë një sasi…

Read More

Një 16-vjeçar nga Pogradeci, është rrëziar nga trampolina, duke pësuar lëndime në trup. Djali u dërgua në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore Pogradec/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, një 16-vjeçar duke luajtur, është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina, në liqenin e Ohrit, Pogradec. Ky shtetas u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ai është mbase këngëtari më i mirë momental në zhanrin e rock, aq sa ka prezantuar dhe kombin shqiptar në Eurovision. Eugent Bushpepa mund të krahasohet lehtësisht me Gent Demaliajn e kohëve të fillimit të demokracisë, për timbrin e zërit, për këngët e forta të huaja të kënduara me aq profesionalizëm por e për dashurinë për eksperimentet me zërin e tij. Sot më i miri i rock në Shqipëri do të ngjitet në skenën e Festës së Birrës në Korçë, ndërkohë që para tij një tjetër grup i famshëm mbi rockun, Grupi NA do të kënaqe spektatorët dhe pjesëmarrësit në…

Read More

Bashkimi Europian është në pritje të raportit përfundimtar të strukturës së tij OLAF lidhur me keqmenaxhimin e fondeve të programit IPARD në bujqësi përpara se të marrë një vendim përfundimtar. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann në një intervistë për televizionin Klan. “Jemi në mes të një procesi ku kishim njerëz që në fakt u ankuan për keqmenaxhimin e fondeve nga agjencia për menaxhimin e fondeve të IPARD, kështu që institucioni i Brukselit i quajtur OLAF, i cili siguron të ndiqet mashtrimi, në fakt e shqyrton çështjen dhe ata bënë një hetim. Pra,…

Read More

Pazari tashmë është kthyer në qendër mikpritëse dhe mbrëmjet artistike janë ato që i japin energji. Fundjavat e verës tek Pazari i Vjetër sjellin për të gjithë korçarët dhe vizitorët e shumtë që frekuentojnë Korçën, mbrëmje të bukura me muzikë të mrekullueshme. Bashkia Korçë në bashkëpunim me bizneset që operojnë te Pazari i Vjetër bëjnë të mundur që çdo fundjavë në qendër të pazarit të ketë një programacion të pasur me muzikë live. Ejani në pazar të ndjeni frymën e vërtetë korçare.

Read More

Kjo javë në qytetin e Korçës, është një javë plot aktivitet dhe gjallëri. Turistët që vizitojnë Korçën, me synimin e madh për të shijuar 5 netët magjike të Festës së Birrës, mund të jenë pjesë gjithashtu edhe e ekspozitave kulturore. Salla multimediale, konkretisht ish-salla e Këshillit të Qarkut, ka hapur ekspozitën e veçantë të motrave Zengo.Bashkia Korçë ju bën thirrje qytetarëve të mos e humbasin këtë mundësi. Nga data 16 gusht deri më 20 gusht, ora 11:00-20:00, salla multimediale do të jetë e hapur për vizitorët e shumtë që kanë zgjedhur të vizitojnë Korçën këto ditë.

Read More

Pogradeci një qytet i paqtë,i pastër i zbukuruar plot lule e gjelbërim, buzë liqerit të Lasgushit të madh, busti i të cilit së bashku me atë të Kutelit ngrihen madhështor në sheshin e bukur në qendër të tij, ku në stolat në forme libri lexon vargje apo thënie për dashurinë dhe atdheun. Pushimi këtu, qoftë dhe një fundjavë, është një relaks i vërtetë. Në Pogradec është e vërtetë gjithçka flitet mbi mikpritjen, kulinarinë si dhe çmimet e arsyeshme për turistët shqiptarë apo të huaj. Vëren sa herë vjen në këtë qytet se bashkia Pogradec me punonjësit e saj punojnë dhe…

Read More

Sigurohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku një person shihet qartë duke hyrë në ambientet e brendshme të një supermaketi i cili ndodhet e një prej bulevardeve kryesore të qytetit të Korçës. Pamjet e siguruara tregojnë të riun i cili i pamaskuar hyn brenda dhe i drejtohet kasës, aty ku gjendeshin dhe leket e xhiros ditore deri në ato momente. Punojëset e supermarketit kanë deklaruar për oficerët e policisë se i riu i ka kërcënuar me thikë dhe në rrethana të tilla kanë qenë të detyruara të dorëzojnë shumën prej afro 100.000 lekë të reja. Policia ka sekuestruar pamjet…

Read More

Një djalë i ri ka hyrë në supermartin “Conad” dhe ka marrë lekët në kasë. Djali është larguar me vrap bashkë me lekët e vjedhura. Policia po punon për kapjen e autorit. Korçë/Informacion paraprak Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Festa e Birrës në Korçë është që festë po elektrizon qytetin. Me mijëra turistë bëhen pjesëmarrës të kësaj feste. Dje ishte nata e parë e Festës së Birrës dhe kishte një pjesëmarrje të konsiderushme. Sot, në ditën e saj të dytë, pritet të ketë një fluks më të madh njerëzish. Drejtoria e Policisë Vendore Elbasan lajmëron se ka fluks të madh automjetesh drejt Korçës. Reagim i DVP Elbasan Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit tek rrethrrotullimi në Bradashesh, është bllokuar qarkullimi i automjeteve, ju informojmë se: Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por…

Read More