Nata e parë e Festës së Birrës ka qenë e gjitha një sukses, duke marrë parasysh mbarvajtjen e gjithë spektaklit, mospasjes së asnjë incidenti dhe masivitetit të kësaj feste.
Duket qartë dhe nga fotot se popullariteti i kësaj feste nuk është më lokal apo kombëtar por ndërkombëtar, teksa me qindra turistë të huaj ishin bashkë me korçarët dhe emigrantët e kthyer nga vendet ku këta të fundit jetojnë e punojnë, për të shijuar birrat e ndryshme dhe muzikën e veçantë.
Stiv Boka, Irkenc Hyka, Lorenc Hasrama dhe në fund Yll Limani kanë dhënë emocione të veçanta publikut, teksa sot mbahet nata e dytë, e cila kulmon me Eugent Bushpepën.