Festojmë së bashku në Dardhë!
Bashkia Korçë e ka kthyer tashmë në një traditë, Festën e Dardhës. Një festë që synon të promovojë natyrën e mrekullueshme të fshatit, vlerat kulturore dhe historike të zonës.
Ditën e mërkurë, më 16 gusht, në orën 10:00 në fshatin turistik të Dardhës do të ketë festë. Festa e Dardhës, me produkte vendase, muzikë dhe aktivitete të tjera që do të jenë pjesë e festës do të mbledhin banorët vendas dhe jo vetëm.
Nëse nuk keni mundësi transporti, bashkia e mundëson falas. Nisja te gjimnazi “Themistokli Gërmenji” në orën 08:30.