Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korça, qyteti i një mbi një bujtinave

    Korçë August 14, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Korçë/ Qyteti është mbushur me bujtina, restorante, hotele, shtëpi pritëse, bare me dhe pa muzikë live.

    Nuk ka rrugicë Korçe ku të mos gjesh të paktën katër nga këto.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nuk i kanë hapur për Instagram. Janë plot. Fundjavave nuk gjeje vend në asnjë nga hotelet dhe restorantet kryesore të Korçës dhe në bujtinën, ku në ndenjëm, ndërsa shikonim të zonjën që i merrte shkallët me vrap, të mund të sillte darkën për të gjithë, në vend të mërziteshim nga vonesa, nisi të na vijë keq dhe u vumë ta ndihmonim, sikur qemë në shtëpi.

    Sepse kjo është Korça, me aromë petullash dhe melodi kambanash, në mëngjes, qytet që të bën të ndihesh në shtëpi.

    Tani korçarët e kanë kuptuar që bëjnë diferencën nga qytetet e tjera dhe e kanë futur uniken e tyre në tregun e ofertës turistike. Tani vërtet kanë fituat lotarinë amerikane. Jo atë qe të përzë, atë qe të mban, që ta shndërron shtëpinë në bujtinë dhe të bën të fitosh me gatime shtëpie e netë Korçe, nga ato që nuk do të mbarojnë kurrë.

    Në fundjave gjithë Korça shërben dhe gjithë Tirana shijon netë me serenata, lakrorë, kërnacka, birra Korca dhe çdo rrugicë e pazar, kthehet në mbrëmjen më të bukur të vjeshtës.

    Kur ikëm, e s’na ikej, ndaluam në park dhe qe plot, në pazar dhe s’gjeje ku uleshe.

    Korça e ka bere zgjidhjen e saj. I është dhënë e gjitha turizmit. Rrugë e gjatë po e vetmja afatgjatë.

    Nëse kamerat e çdo televizioni apo videot e çdo portali do sillnin një fundjave me pamje Korçe, netëve të serenatave, apo mëngjeseve kur nikoqiret pastrojnë në fshesë gjurmët e natës, në kalldrëm, nuk do i bënin nder Koçës, se qyteti tanimë ka më shumë kërkesë se ofertë, por gjithë qyteteve të tjera që janë në kërkim të një shembulli. Dhe shembullin e kanë para syve, në Korçën e një mbi një bujtinave që zgjodhi turizmin përpara gjithçkaje.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Korçë kryesore Turizëm
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.